26 October 2026, 21:49
Nga E.d
Luiz Inácio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar një mandat të katërt në krye të vendit, duke mposhtur në balotazh kandidatin e së djathtës, Flávio Bolsonaro, në një garë të fortë presidenciale.
Sipas rezultateve të raportuara nga BBC, Lula siguroi 51.79% të votave, ndërsa rivali i tij nuk e ka njohur rezultatin dhe ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve.
Me këtë fitore, Lula bëhet presidenti i parë në historinë e Brazilit që zgjidhet katër herë në këtë detyrë. Ai kishte drejtuar vendin për dy mandate radhazi, nga viti 2003 deri në vitin 2010, përpara se të rikthehej në pushtet në vitin 2023.
Pas shpalljes së rezultatit, Lula deklaroi para mbështetësve se fitorja përfaqësonte një humbje për negativitetin dhe gënjeshtrat, duke theksuar rëndësinë e demokracisë.
Ndërkohë, Flávio Bolsonaro, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro, ka refuzuar të pranojë humbjen dhe ka kërkuar anulimin e procesit zgjedhor. Pretendimet e tij lidhen, ndër të tjera, me vendimin për zgjatjen me dy orë të orarit të votimit në të gjithë vendin.
Megjithatë, presidenti i Gjykatës së Lartë Zgjedhore, Kássio Nunes Marques, i emëruar në këtë detyrë nga Jair Bolsonaro, ka konfirmuar fitoren e Lulës dhe ka deklaruar se zgjatja e orarit nuk e ndryshoi rezultatin. Diferenca mes dy kandidatëve ishte rreth 4.4 milionë vota.
Reagime ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Donald Trump vuri në dyshim procesin zgjedhor, duke deklaruar se zgjedhjet i ishin dukur të manipuluara, por pa paraqitur prova për pretendimin e tij.
Në të kundërt, disa liderë botërorë kanë përgëzuar Lulën për rizgjedhjen, mes tyre presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez.
Pavarësisht fitores, Lula përballet me sfida të rëndësishme në mandatin e ri, mes tyre një vend të ndarë politikisht, një Kongres ku kanë ndikim aleatët e Bolsonaro-s dhe reagime negative të tregjeve financiare pas rezultatit të zgjedhjeve. Mandati i ri i presidentit brazilian pritet të nisë më 5 janar dhe të zgjasë deri në vitin 2030./Dosja.al
Luiz Inácio Lula da Silva
Bota
26 October 2026, 21:47
G.M
SIRI- Jordania ka ndërmarrë sulme ajrore në jug të Sirisë, duke shënjestruar pozicione që i konsideron strehime të grup...
Bota
26 October 2026, 21:35
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur dyshime për procesin zgjedhor në Brazil, duke e cilësuar atë si të d...
Bota
26 October 2026, 21:22
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë rritur masat e sigurisë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, duke anga...
Bota
26 October 2026, 21:03
G.M
foto ilustruese
KUVAJT- Tre burra janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Kuvajt, pasi u shpallën fajtorë për komplot...
Bota
26 October 2026, 20:56
G.M
NORVEGJI- Norvegjia ka vendosur të rifillojë bashkëpunimin financiar me Hungarinë, duke vënë në dispozicion një paket&e...
Bota
26 October 2026, 20:52
G.M
pamje
UKRAINA- Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në ...
Bota
26 October 2026, 20:48
G.M
Aleksandar Vuçiq, ish-presidenti i Serbisë dhe kandidati për kryeministër, e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare në Beogra...
Bota
26 October 2026, 20:16
E.d
Lumi Rajn
ZVICRA- Mbetje njerëzore që dyshohet se i përkasin një burri të paidentifikuar janë zbuluar në disa çanta ...
Bota
26 October 2026, 20:01
G.M
RUMANI- Shërbimet rumune të inteligjencës kanë njoftuar zbulimin e një rrjeti të dyshuar sabotimi, që sipas autoriteteve ish...
Bota
26 October 2026, 19:55
G.M
ushtarë
ETIOPI- Mbi 60 persona janë vrarë në sulme ndaj komuniteteve të krishtera në rajonin Oromia të Etiopisë, nd&eu...