LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi përshpejton rrugën drejt BE-së/ Mbyll edhe dy kapituj negociatash, synon përfundimin e procesit deri në fund të vitit 2026

Kryeministri malazez, Milojko Spajiç, e cilësoi mbylljen e dy kapitujve si një sinjal të qartë se vendi është gati të hyjë në fazën përfundimtare të integrimit europian.

6 November 2026, 19:17 Nga E.d
Mali i Zi përshpejton rrugën drejt BE-së/ Mbyll edhe dy kapituj
Milojko Spajiç

MALI I ZI- Mali i Zi ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj të negociatave gjatë Konferencës Ndërqeveritare të zhvilluar në Bruksel. Me këtë zhvillim, vendi ka arritur në 23 kapituj të mbyllur nga 33 gjithsej, ndërsa synimi i qeverisë malazeze është që procesi i negociatave të përfundojë deri në fund të vitit 2026.

Dy kapitujt e mbyllur në këtë konferencë janë kapitulli 1, që lidhet me lëvizjen e lirë të mallrave, dhe kapitulli 12, që përfshin sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare. Këto fusha konsiderohen të rëndësishme për përafrimin e standardeve të Malit të Zi me ato të tregut të përbashkët europian, si dhe për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore.

Komisioni Europian ka paraqitur një plan konkret për përmbylljen e negociatave, sipas të cilit Mali i Zi mund të mbyllë edhe dhjetë kapitujt e mbetur brenda këtij viti. Pesë prej tyre parashikohet të përfundojnë gjatë muajit nëntor, ndërsa në dhjetor pritet të mbyllen nëntë kapitujt e tjerë sipas planifikimit të procesit, përfshirë edhe kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me shtetin e së drejtës, sistemin gjyqësor dhe të drejtat themelore.

Pas përfundimit të negociatave, puna për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2027, ndërsa nënshkrimi i tij është parashikuar për muajin qershor të po atij viti. Megjithatë, ky proces do të kërkojë më parë miratimin e Parlamentit Europian dhe vendimmarrjen përkatëse të institucioneve të Bashkimit Europian. Më pas, traktati duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare dhe nga vetë Mali i Zi.

Kryeministri malazez, Milojko Spajiç, e cilësoi mbylljen e dy kapitujve si një sinjal të qartë se vendi është gati të hyjë në fazën përfundimtare të integrimit europian. Ai theksoi se kapitulli për lëvizjen e lirë të mallrave është ndër më të rëndësishmit dhe më kërkuesit në negociata, pasi lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e tregut të përbashkët të BE-së.

Ndërsa kapitulli për sigurinë ushqimore përfshin kontrollet e cilësisë dhe standardeve ushqimore në të gjitha fazat, nga prodhimi deri te konsumatori përfundimtar.

Spajiç nënvizoi se prioritetet e qeverisë mbeten vijimi i reformave në fushën e shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmirësimi i marrëdhënieve me vendet fqinje dhe rritja e standardit të jetesës për qytetarët.

Edhe ministri irlandez për Çështjet Europiane, Thomas Byrne, vlerësoi ecurinë e negociatave, duke deklaruar se objektivi për mbylljen e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit është gjithnjë e më pranë. Ai theksoi se pas çdo kapitulli të përfunduar qëndrojnë përpjekje të mëdha dhe reforma konkrete, por shtoi se Mali i Zi duhet të vijojë punën, veçanërisht në drejtim të pavarësisë së institucioneve, përgjegjshmërisë së tyre dhe luftës kundër korrupsionit./Dosja.al

Mali i Zi be kapituj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin