Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Skuadra e Michael Carrick nuk shkon më shumë se barazimi 1-1, pavarësisht se kaloi e para në avantazh. United grumbullon vetëm 7 pikë, ndërsa Leeds largohet me një rezultat të vlefshëm.

ANGLI - Manchester United vazhdon të zhgënjejë në Premier League. “Djajtë e Kuq” u ndalën në barazimin 1-1 përballë Leeds, në ndeshjen e javës së shtatë, duke humbur një tjetër mundësi për t’u rikthyer te fitorja.
Pjesa e parë nisi me ritëm të ulët, por me kalimin e minutave Manchester United fitoi më shumë besim dhe nisi të ushtronte presion mbi kundërshtarin. Këmbëngulja e skuadrës së Michael Carrick u shpërblye në minutën e 35-të, kur Mbeumo dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin ekipit të tij.
Pas golit, Leeds u përpoq të reagonte, por nuk arriti të gjente hapësirat e nevojshme për të barazuar përpara pushimit. Kështu, United e mbylli pjesën e parë në avantazh dhe me shpresën se do të administronte rezultatin deri në fund.
Megjithatë, pjesa e dytë nisi në mënyrën më të keqe për miqtë. Në minutën e 51-të, Calvert-Lewin shënoi golin e barazimit për Leeds, duke rikthyer ekuilibrat dhe duke e bërë ndeshjen më të hapur.
Në gjysmëorën e fundit, Manchester United kërkoi golin e fitores dhe u përpoq të ushtronte më shumë presion në sulm. Por përpjekjet e “Djajve të Kuq” nuk sollën rezultatin e dëshiruar, ndërsa Leeds arriti ta ruante barazimin deri në vërshëllimën përfundimtare.
Ky rezultat përbën një tjetër sinjal shqetësues për Manchester United, që vazhdon të lërë pikë në një kampionat ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë. Skuadra e Carrick shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Leeds ngjitet në 10 pikë, duke dalë më e kënaqur nga kjo përballje.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Barcelona do të përballet me Paris Saint-Germain me probleme në repartin defensiv. Klubi katalanas konfirmoi se Jules Koundé...
Noni Madueke shënoi golin e vetëm në ndeshjen e së dielës ndaj Nottingham Forest ANGLI - Arsenali mori një fitore të ...
ITALI - Milani u rikthye te fitorja në Serie A, por tri pikët ndaj Atalantës erdhën pas një fundi dramatik. Në javën e shtat...
ELBASAN - Ivan Gvozdenovic nuk do të vazhdojë më në stolin e Elbasanit. Trajneri serb ka vendosur të japë dorëheqjen pas humb...
VORE - Vora ka marrë një fitore të madhe ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shta...
PERU - Trashëgimia e Lionel Messit ka arritur edhe në botën natyrore, më konkretisht... në botën e bimëve! Një stu...
UKRAINE - Roman Maksymyuk, një ish-lojtar ndërkombëtar ukrainas, i cili u rekrutua në ushtri në vitin 2022 për të luftuar ku...
PORTUGALI - Sérgio Conceição foli për polemikat e fundit midis Cristiano Ronaldos dhe Jorge Jesus, të cilat shënuan fillimi...
Arda Guler dhe Endrick SPANJE - Real Madridi është mësuar të përballet me sfida të mëdha, brenda dhe jashtë fush&...
TURQI - Rafael Leão bëri një paraqitje të shkurtër në fitoren 1-0 të Galatasarayt ndaj Genclerbirligi në raundin...