Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Mua më intereson Shqipëria dhe synimi im është të marrim tri pikët. Ne duhet të jemi të bindur për atë që mund të bëjmë në fushë dhe të përqendrohemi te vetja.”

TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Finlandës, që do të zhvillohet më 12 nëntor në “Arenën Kombëtare”.
Një përballje e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë të reagojnë pas humbjes në Helsinki dhe të hedhin një tjetër hap drejt objektivit në grupin C1. Maran foli për gjendjen e skuadrës, zgjedhjet taktike, formacionin e mundshëm dhe pritshmëritë për këtë sfidë.
Tifozet: “Shpresojmë të gjithë që të shohim golat e lojtarëve tanë. E shpresojnë ata, e shpresoj unë dhe padyshim edhe tifozët. Si ekip, jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për t’ua shpërblyer të gjithëve mbështetjen. I shoh të gjithë lojtarët që, sa herë vijnë këtu, duan të japin maksimumin. Ne duhet që mbështetjen e kaq shumë tifozëve ta justifikojmë në fushë, duke luajtur me përgjegjësi të madhe, sepse përfaqësojmë diçka shumë të rëndësishme dhe këtë e dimë të gjithë.”
3 pikët: “Mua më intereson Shqipëria dhe synimi im është të marrim tri pikët. Sigurisht, edhe trajneri i Finlandës mund të thotë të njëjtën gjë, por unë kam ekipin tim dhe objektivin tim. Ne duhet të jemi të bindur për atë që mund të bëjmë në fushë dhe të përqendrohemi te vetja.”
Individualizmi: “Pas ndeshjes me San Marinon e kemi sqaruar këtë çështje: rëndësi ka fitorja dhe jo se kush shënon gol. Edhe pse në pjesën e dytë ndaj San Marinos bëmë një gabim, pasi ulëm ritmin e lojës, lojtarët duhet ta kuptojnë se kjo nuk duhet të përsëritet. Nuk ka nevojë t’ua themi gjithçka. Ndonjëherë gabimet duhen korrigjuar dhe duhet të parandalojmë përsëritjen e tyre, por një skuadër e arrirë është ajo që kupton gabimet dhe gjen sërish rrugën e duhur.”
Nga Helsinki në Tiranë: “Ne hyjmë gjithmonë në fushë me synimin për të shënuar të parët dhe për të pësuar sa më pak gola të jetë e mundur. Sigurisht, ndeshja me San Marinon e zbehu disi punën që kishim bërë, por në përballjen me Finlandën në Helsinki treguam se mund ta kontrollonim lojën, të krijonim raste dhe të shënonim. Madje, edhe me një lojtar më pak, zhvilluam një paraqitje të mirë. Jam i bindur se mund ta bëjmë sërish atë që dimë dhe besoj se do ta tregojmë këtë nesër në fushë.”
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Konferenca për shtyp e Kombëtares shqiptare nis me mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili doli para mediave së bashku me trajnerin Rola...
Marc Bernal (me topin) beson se Barça është skuadra më e mirë në Evropë, përpara PSG-së dhe Real Madridit SPANJ...
SPANJE - "Vetëm Zoti e di gjithçka që kemi kaluar dhe përballuar për të arritur këtu." Këto ishin fjalët që...
FRANCE - Aventura e Zinedine Zidane në stolin e Francës nuk ka nisur me harmoninë që pritej. Përtej rezultateve pozitive të ndesh...
Infantino dhe Trump kanë lidhje të ngushta SHBA - Marrëdhëniet e ngushta mes Gianni Infantinos dhe Donald Trump mund të kthehen n&eum...
ANGLI - Manchester United duket se ka humbur durimin dhe po përgatit një tjetër ndryshim në pankinë. Michael Carrick është d...
BRAZIL - E ardhmja e Neymarit në futbollin profesionist duket gjithnjë e më e pasigurt. Ylli brazilian, tashmë 34 vjeç, po mendon se...
FRANCE - Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, po përballet me një fillim të trazuar të kampit stërvitor. Pas Pierre Kalulu, Marcu...
SERBI - Fëmijët deri në 15 vjeç, të shoqëruar nga mësuesit ose trajnerët e tyre, do të jenë në gjendje...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finl...