LIVE UPDATES
Sport

Zidane - Mbappé në prag të konfliktit, një vendim taktik shkak i marrëdhënies së ngrirë…

Trajneri i Francës dhe kapiteni i tij nuk kanë raportet e pritshme në fillimin e aventurës së përbashkët. Pozicionimi i sulmuesit të Real Madridit dhe mungesa e komunikimit kanë krijuar një distancë, të cilën Zidane synon ta sheshojë në grumbullimin e nëntorit.

11 November 2026, 15:00 Nga DOSJA

Zidane - Mbappé në prag të konfliktit, një vendim taktik

FRANCE - Aventura e Zinedine Zidane në stolin e Francës nuk ka nisur me harmoninë që pritej. Përtej rezultateve pozitive të ndeshjeve të para, në prapaskenat e kombëtares franceze kanë dalë në pah disa pakënaqësi, ku në qendër të vëmendjes janë marrëdhëniet mes trajnerit të ri dhe kapitenit Kylian Mbappé.

Sipas raportimeve të gazetës franceze "L'Équipe", të cilave u referohet edhe "Foot Mercato", raporti mes dy figurave kryesore të Francës nuk është aq i mirë sa mund të imagjinohej. Një situatë që lidhet kryesisht me zgjedhjet taktike të Zidane dhe mënyrën se si ai vendosi ta përdorte yllin e Real Madridit.

Shkak për pakënaqësinë e Mbappés është bërë ndeshja e parë e Zidane në stolin e Francës, kundër Turqisë. Në atë takim, trajneri vendosi ta zhvendoste kapitenin në krahun e majtë të sulmit, ndërsa Ousmane Dembélé luajti në qendër, në rolin e sulmuesit kryesor.

Një zgjedhje që nuk u prit mirë nga Mbappé, i cili prej kohësh preferon të luajë në qendër të sulmit, aty ku mund të shfrytëzojë më mirë aftësitë e tij për të shënuar. Sipas raportimeve, Zidane e ka kuptuar se ky pozicionim nuk e ka bindur kapitenin dhe tashmë synon të rikthejë qetësinë në marrëdhëniet mes tyre.

Një tjetër element që ka ndikuar në këtë distancim është edhe komunikimi i kufizuar. Sipas "L'Équipe", gjatë grumbullimit të mëparshëm të kombëtares, të dy thuajse nuk kanë pasur biseda të drejtpërdrejta. Gjendja shëndetësore e Mbappés, i cili u largua më herët nga grumbullimi për shkak të dëmtimit në gju, ka ndikuar gjithashtu në këtë situatë.

Megjithatë, Zidane duket se ka një plan për të rikthyer harmoninë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjeve të nëntorit, trajneri bëri të ditur se Mbappé do të luajë në pozicionin e tij të preferuar, në qendër të sulmit. Një sinjal që mund të ndihmojë në uljen e tensioneve, veçanërisht pasi në këtë grumbullim Franca nuk do të ketë në dispozicion Dembélé, i cili mungon për shkak dëmtimi.

Për Zidane, marrëdhënia me kapitenin është një element thelbësor i projektit të tij. Mbappé mbetet figura kryesore e sulmit francez dhe trajneri nuk ka asnjë interes që një mosmarrëveshje taktike të kthehet në një problem më të madh brenda grupit.

Pas një fillimi ku gjithçka dukej ideale, me vetë Mbappén që e kishte përshkruar më parë mundësinë për të punuar me Zidane si diçka "si në një film", tani dyshja përballet me provën e parë të vërtetë. Ndeshjet me Italinë dhe Turqinë do të jenë një mundësi për të parë nëse rikthimi i kapitenit në qendër të sulmit do të sjellë edhe afrimin e shumëpritur mes dy protagonistëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin