Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Djajtë e Kuq” kanë zgjedhur argjentinasin si pasues të Michael Carrick. Manchester United është i gatshëm të paguajë 10 milionë dollarë për të prishur kontratën e tij me kombëtaren amerikane, me synimin që ta ketë në stol për duelin me Liverpoolin.

ANGLI - Manchester United duket se ka humbur durimin dhe po përgatit një tjetër ndryshim në pankinë. Michael Carrick është drejt largimit, ndërsa drejtuesit e klubit anglez kanë identifikuar Mauricio Pochettinon si trajnerin që duhet të marrë përsipër ringritjen e “Djajve të Kuq”.
Sipas raportimeve të The Athletic, klubi ka nisur negociatat për kushtet e një marrëveshjeje me trajnerin argjentinas, i cili aktualisht drejton përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara. Pochettino duket se ka fituar garën përballë kandidatëve të tjerë, mes të cilëve përmenden Julian Nagelsmann dhe Eddie Howe.
Pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes është kontrata e tij me federatën amerikane. Për ta shkëputur nga detyra aktuale, Manchester United duhet të paguajë klauzolën e lirimit prej 10 milionë dollarësh. Një shumë që drejtuesit anglezë janë të gatshëm ta shpenzojnë për të siguruar shërbimet e trajnerit 54-vjeçar.
Objektivi është i qartë: Pochettino të marrë drejtimin e skuadrës sa më shpejt dhe të jetë në stol për ndeshjen e madhe kundër Liverpoolit, më 22 nëntor. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse argjentinasi do të mund të drejtojë më parë SHBA-në në dy përballjet me Haitin, më 14 dhe 18 nëntor, të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve të CONCACAF.
Pochettino nuk është një emër i panjohur për futbollin anglez. Ai ka drejtuar më parë Southamptonin, Tottenhamin dhe Chelsean, ndërsa verën e kaluar ishte përmendur edhe si një kandidat i mundshëm për stolin e Milanit.
Tashmë, argjentinasi mund të rikthehet në Premier League për të marrë përsipër një nga projektet më të vështira të karrierës së tij. Manchester United kërkon të dalë nga kriza dhe duket se ka vendosur t'i besojë një trajneri me eksperiencë në futbollin anglez.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - E ardhmja e Neymarit në futbollin profesionist duket gjithnjë e më e pasigurt. Ylli brazilian, tashmë 34 vjeç, po mendon se...
FRANCE - Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, po përballet me një fillim të trazuar të kampit stërvitor. Pas Pierre Kalulu, Marcu...
SERBI - Fëmijët deri në 15 vjeç, të shoqëruar nga mësuesit ose trajnerët e tyre, do të jenë në gjendje...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finl...
BRAZIL - Komuniteti brazilian i futbollit është tronditur nga lajmi i vrasjes së babait të sulmuesit të Santos, Ronielson Da Silva Bar...
EGJIPT - Vendimi vjen në një moment të papritur, pasi Hassan kishte fituar besimin e federatës pas një Botërori historik për...
SHBA - Emri i Johan Cruyff vazhdon të jetë i pranishëm në botën e futbollit, këtë herë përmes nipit të tij. S...
SPANJE - Marc Cucurella ka zbuluar një episod pikant me Jose Mourinhon, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e koleksionit të ...
SPANJE - Fitorja 3-0 e Real Madridit në transfertën ndaj Valencias nuk kaloi pa tensione dhe provokime. Në stadiumin Mestalla, Jude Bellingham dh...
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në Klan News për Kombëtaren shqiptare, duke u ndalur te ...