Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Deri më tani, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, nuk ka bërë një koment zyrtar për sulmin.
JEMEN- 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen. Mediat shkruajnë se sulmi ndodhi të shtunën në qytetin al-Shariyah, në lindje të kryeqytetit Sana'a. Pamjet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë ekipet e shpëtimit duke nxjerrë trupa nga rrënojat e ndërtesave të goditura, ndërsa të plagosurit janë transportuar me barela drejt spitaleve.
Deri më tani, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, nuk ka bërë një koment zyrtar për sulmin. Sulmi i fundit vjen në një kohë kur konflikti në Jemen është përshkallëzuar sërish, pas disa vitesh qetësie relative. Luftimet janë intensifikuar në kuadër të tensioneve më të gjera rajonale të lidhura me luftën mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij.
Sipas raportimeve, tensionet u rritën pasi Arabia Saudite goditi aeroportin e Sana'as për të penguar uljen e një avioni iranian. Më pas, rebelët Houthi ndërmorën sulme ndaj aeroportit Abha në Arabinë Saudite dhe anijeve saudite që lundrojnë në Detin e Kuq.
Ndërkohë, edhe provinca Taiz është kthyer në një nga zonat kryesore të luftimeve. Një sulm ndaj një tregu në këtë provincë, të premten, raportohet se shkaktoi 30 viktima. Houthi-t akuzuan Arabinë Saudite për sulmin, ndërsa forcat qeveritare pretenduan se raketa ishte lëshuar nga rebelët.
OKB: Mbi 1,600 të vrarë që nga rifillimi i luftimeve
Organizata e Kombeve të Bashkuara bën me dije se më shumë se 1,600 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 mijë të tjerë janë zhvendosur që prej rifillimit të luftimeve në Jemen. Ndërkohë, disa orë përpara sulmit në al-Shariyah, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte interceptuar një raketë që po drejtohej drejt Riadit.
Ministria saudite e Energjisë deklaroi më vonë se ndërtesa e kompanisë shtetërore të naftës Aramco ishte goditur nga mbetjet e një sulmi të interceptuar, duke pësuar dëme të lehta.
Nga ana tjetër, një prej drejtuesve të Houthi-ve, Mahdi al-Mashat, ka paralajmëruar hakmarrje për sulmet e fundit në Jemen. Zhvillimet e fundit rrezikojnë të thellojnë më tej konfliktin në vend dhe të shtojnë paqëndrueshmërinë në rajonin e Lindjes së Mesme./Dosja.al
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi i ka dërguar një mesazh këtë të diele SHBA-së përmes një po...
Abbas Araghçi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghçi, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Sht...
FRANCË- Protestat në Francë kanë vijuar për të katërtën fundjavë radhazi. Sipas Ministrisë së Brendshme ...
Donald Trump përshëndet Jensen Huang pas një takimi mbi AI-në në Shtëpinë e Bardhë SHBA- Një memo e qeverisë...
Pamje nga sulmi POLONI- Një turist britanik që ndodhej me familjen e tij në sheshin kryesor të Krakovit, në momentin kur ndodhi sulmi...
GAZA- Kampet e strehimit në Gaza janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta duke shkatërruar kështu mi...
Pamje Dy tigra tashmë po bredhin nëpër natyrën e egër të Kazakistanit, gati 80 vjet pasi këta grabitqarë u panë p...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se një ndërhyrje e re ushtarake kundër Iranit është shum&eum...
EGJIPT- Pas situatës tragjike në Egjipt ku të paktën 7 persona humbën jetën dhe 112 u plagosën pasi një tren pasagjer&e...
Pamje EGJIPT- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në provincën e Gizës në Egjipt, ku përplasja e dy trenave t&e...