8 November 2026, 19:03
Nga E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se një ndërhyrje e re ushtarake kundër Iranit është shumë pak e mundshme, për sa kohë që vijojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Në një intervistë telefonike, Trump theksoi se gjithçka do të varet nga gatishmëria e Teheranit për të pranuar një marrëveshje të fortë, duke shtuar se Uashingtoni mbetet i përgatitur për çdo skenar.
“Është jashtëzakonisht e pamundur që të nevojitet një ndërhyrje e re, por nëse do të jetë e nevojshme, mund ta bëjmë”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump pretendoi se sulmet e mëparshme kanë dëmtuar rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit. Sipas tij, vendit i kanë mbetur vetëm 10% e kapaciteteve raketore dhe rreth 15% e dronëve, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore janë shkatërruar. Pavarësisht deklaratave për zgjidhje diplomatike, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se ushtria amerikane është në gatishmëri të plotë në rajon.
“Kam tre aeroplanmbajtëse atje. Janë plotësisht të pajisura dhe gati për veprim”, deklaroi Trump.
Ai zbuloi gjithashtu se SHBA ka identifikuar objektiva të mundshme në territorin iranian, përfshirë ura dhe centrale elektrike, të cilat mund të goditen në rast të rifillimit të operacioneve ushtarake. Megjithatë, presidenti amerikan tha se nuk dëshiron shkatërrimin e infrastrukturës së Iranit, pasi rindërtimi i saj do të kërkonte shumë vite.
Ndërkohë, negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë në një klimë tensioni, ndërsa një prej çështjeve kryesore mbetet programi bërthamor iranian dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit. Trump këmbënguli se preferon një marrëveshje diplomatike, duke pretenduar se pala iraniane dëshiron me çdo kusht të arrijë një marrëveshje./Dosja.al
Donald Trump Uashingtoni Teherani
Bota
8 November 2026, 18:24
E.M
EGJIPT- Pas situatës tragjike në Egjipt ku të paktën 7 persona humbën jetën dhe 112 u plagosën pasi një tren pasagjer&e...
Bota
8 November 2026, 18:19
E.d
Pamje
EGJIPT- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në provincën e Gizës në Egjipt, ku përplasja e dy trenave t&e...
Bota
8 November 2026, 18:11
E.M
SHBA- Drejtuesi i Tesla-s dhe Space X, Elon Musk, dhe shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë i sapoemëruar nga Presidenti Donald Tr...
Bota
8 November 2026, 17:54
E.M
GREQI- Autoritetet greke kanë arrestuar 16 persona pasi zbuluan një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në histori...
Bota
8 November 2026, 17:36
E.d
Pamje pas sulmit
POLONI- Dy kirurgë polakë u gjendën rastësisht pranë vendit ku ndodhi sulmi i përgjakshëm në Krakov d...
Bota
8 November 2026, 16:55
E.M
IZRAEL- Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i ka dhënë mandatin liderit të opozitës, Gadi Eisenkot. Në ceremoninë zyrtare në...
Bota
8 November 2026, 16:43
E.M
GREQI- Autoritetet gjyqësore në Greqi pas skemës së dyshuar për mashtrim me TVSH-në kanë vendosur të mbajnë t...
Bota
8 November 2026, 16:33
E.M
RUSI- Rusia ka goditur ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. Presidenti Vladimir Putin ka...
Bota
8 November 2026, 16:27
E.M
EGJIPT- Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka njoftuar se 4 persona janë vrarë në një aksident hekurudhor. Incidenti ...
Bota
8 November 2026, 16:22
E.d
Pamje
POLONI- Një emblemë me simbolikë të frikshme, që paraqet një skelet, një zemër të shpuar me heshtë dhe...