10 November 2026, 07:58
Nga G.M
Jensen Huang dhe Donald Trump
SHBA- FBI ka nisur hetimet për marrëdhënien jashtëmartesore të drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, me Alice Huang, një grua që dyshohet nga agjencitë amerikane të inteligjencës se ka lidhje me spiunazhin kinez. Çështja është komentuar edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili bëri të ditur se kishte kontaktuar personalisht Huang për ta pyetur nëse kishte dijeni për lidhjet e dyshuara të saj me Pekinin.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Trump deklaroi se i beson përgjigjes së drejtuesit të Nvidia-s, i cili pretendoi se nuk kishte qenë në dijeni të këtyre dyshimeve. Në qendër të hetimit është Alice Huang, ish-drejtuese e kompanisë Megaspeed në Singapor, e cila kishte marrëdhënie biznesi me Nvidia-n. Dyshimet lidhen me mundësinë që ajo të jetë rekrutuar nga inteligjenca kineze për të siguruar informacione mbi teknologjinë amerikane të inteligjencës artificiale.
Ndërkohë, skandali ka shkaktuar reagime edhe në tregjet financiare. Aksionet e Nvidia-s pësuan rënie prej rreth 4%, duke i shkaktuar kompanisë një humbje të vlerës së tregut prej afro 250 miliardë dollarësh. Huang e ka pranuar lidhjen jashtëmartesore dhe u ka kërkuar falje bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Nvidia ka nisur gjithashtu një hetim të pavarur për të përcaktuar nëse janë cenuar sekretet tregtare apo siguria kombëtare amerikane.
Ndërkohë, ligjvënësit amerikanë kërkojnë shpjegime për masat e sigurisë së kompanisë dhe kontaktet e drejtuesit të saj me Alice Huang. Pekini i ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje në një operacion spiunazhi. Deri më tani nuk ka prova publike se Jensen Huang ka qenë në dijeni të aktiviteteve të dyshuara të gruas apo se informacione konfidenciale janë transferuar te Kina./Dosja.al
donald trump
Bota
10 November 2026, 07:55
G.M
pamje
UKRAINË- Një operacion i jashtëzakonshëm shpëtimi është realizuar në frontin e luftës në Ukrain...
Bota
10 November 2026, 07:49
G.M
Jensen Huang dhe Alice Huang
SHBA- Një çështje që përfshin drejtuesin e Nvidia-s, Jensen Huang, ka marrë përmasa të ...
Bota
10 November 2026, 07:46
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Michael LoSapio është zgjedhur për të drejtuar Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës (C...
Bota
10 November 2026, 07:45
G.M
Feridun Sinirlioglu
SHBA- Këshilli i Lidershipit Heleno-Amerikan (HALC) i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, t&eu...
Bota
10 November 2026, 07:42
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Parlamenti i ri i Izraelit pritet të ndërmarrë një sërë nismash politike dhe ligjore që mund t&e...
Bota
10 November 2026, 07:42
E.d
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja nisin bisedimet për t'i dhënë fund luftës. Përfaqësuesit evropianë d...
Bota
10 November 2026, 07:37
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Dy grupe hakerësh, Cyberpartisans BY dhe Silent Crow, pretendojnë se kanë depërtuar në sistemet e Shër...
Bota
9 November 2026, 22:47
E. D
Pete Hegseth
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth ka minimizuar mundësinë e shkarkimit nga detyra, mes përpjekjeve t...
Bota
9 November 2026, 22:30
E.M
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të rifillojnë sulmet ushtarake kundë...
Bota
9 November 2026, 22:18
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur dyshimet e tij për rezultatet e votimit në mesmandatin e SHBA-së duke vënë n&eu...