LIVE UPDATES
Bota

McDonald’s në Kinë përzë nga restoranti afrikanët, si po diskriminohen njerëzit me ngjyrë në Guangzhou, u mohohet dhe

15 April 2020, 12:04 Nga DOSJA

KINË– Një restorant i mcdonald në Kinë ka ndaluar njerëzit me ngjyrë të hyjnë në dyqan nga frika se mund të jenë bartës të koronavirusit. Një video që qarkullonte së fundmi në internet tregonte një klient që mbante një tabelë që shkruante: Ne jemi informuar që tani e tutje njerëzit e zinj nuk lejohen të hyjnë në restorant.

Sipas njoftimit të dyqanit, ndalimi kishte ardhur si pasojë e shqetësimeve të ardhura nga klientët për shëndetin e tyre. Videoja, e ngarkuar nga një llogari në Twitter Black Livity China, ngjalli zemërim në mediat sociale dhe mcdonald’s u akuzua për nxitje të ksenofobisë, veçanërisht ndaj shtetasve afrikanë.

“Ndalimi i njerëzve të zi është çmenduri. Bota duhet të dijë për këtë. Kina nxit racizëm gjatë gjithë kohës, ky është racizëm REAL,”- shkruajti një komentues.

Një tjetër shkruan: Më vjen keq për atë që njerëzit e zinj po kalojnë në Kinë. Unë jam kinez, por ju mbështes absolutisht që të luftoni për të drejtat tuaja. Askush nuk duhet të trajtohet kështu.

Dyqani besohet se ndodhet në qytetin jugor kinez Guangzhou. Gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë ka mbyllur përkohësisht degën, sipas një deklarate. “Jemi një markë, një kompani dhe më shumë se 2.2 milion njerëz që shërbejnë gati në 120 vende të botës dhe ky incident nuk përfaqëson vlerat tona. Sapo mësuam për një komunikim të paautorizuar me mysafirët tanë në një restorant në Guangzhou, hoqëm komunikimin dhe mbyllëm përkohësisht restorantin. Si pjesë e mbylljes së përkohshme të këtij restoranti, ne do të shfrytëzojmë mundësinë për të edukuar më tej menaxherët dhe punonjësit për vlerat tona, i cili përfshin shërbimin e të gjithë anëtarëve të komuniteteve në të cilat veprojmë,”– thuhet në deklaratë.

Bizneset e kompanisë amerikane në territorin e Kinës dhe Hong Kong janë në pronësi të një kompanie shtetërore CITIC që nga viti 2017.

Ndërsa Kina përgatitet për një valë të dytë të rasteve të COVID-19 për të goditur qytetet e tyre, afrikanët që jetojnë në qendrën tregtare ‘Afrika e Vogël’, në rrethin Yuexiu, thanë se ata janë diskriminuar dhe janë përballur me racizëm. Disa afrikanë madje kanë rrëfyer se janë dëbuar papritmas nga shtëpitë e tyre. Ambasadës amerikane u shpreh ditën e shtunë se ka qenë polici ajo që ka urdhëruar shumë bare dhe restorante që të mos u shërbejnë klientëve me origjinë afrikane, dhe zyrtarët lokalë kanë filluar testimin e detyrueshëm dhe vetë-karantinimin e atyre që kanë kontakt me afrikanë.

Që prej 4 prillit, Komisioni i Shëndetit në Guangzhou ka ekzaminuar 45,53 shtetas afrikanë që aktualisht jetojnë në qytet dhe vetëm 111 prej tyre rezultuan të infektuar me koronavirus.

“Ne u kemi ofruar shtetasve afrikanë të njëjtat procedura të testimit të acidit nukleik siç bëjmë për shtetasit kinezë dhe shtetas të tjerë të huaj. ‘Ne kemi emëruar të njëjtat hotele si karantinë. Nuk ka diskriminim dhe racizëm,”– tha Chen Yongqiu, zëvendës shefi i policisë së Guangzhou, për shtyp.

“Ekziston një kontroll i përshkallëzuar i shtetasve të huaj, por ata po synojnë afrikanët dhe komunitetin afrikano-amerikan. Që nga e enjtja e kaluar ne pamë 114 raste të reja të raportuara në Guangzhou të infeksioneve koronavirus dhe 16 prej tyre ishin afrikanë. Kemi parë një numër raportimesh nga media sociale nga anëtarët e komunitetit afrikan në Guangzhou duke bërë ankesa për keqtrajtim, arrestime, dëbim dhe duke u mohuar futjen në restorante dhe hotele, dhe disa studentë madje pretendojnë se jetojnë në rrugë dhe duke u mohuar ushqimi,”- tha gazetarja Sarah Clarke për Al Jazeera .

Guangzhou ndodhet 1.028 kilometra (638 milje) në jug të Wuhan, ku mendohet se shpërtheu edhe Covid-19, përmes kafshëve që shiten në tregun e këtij vendi. Guangzhou është gjithashtu një nga qendrat kryesore të tregtisë dhe industrisë së veshjeve të Kinës, dhe tërheq shumë tregtarë nga e gjithë bota. Qyteti bregdetar raportohet se është gjithashtu shtëpia e popullsisë më të madhe aziatike migruese afrikane.

Burimi: Daily mail

Përshtati në shqip: f.m/Dosja.al.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chen yongqiu mcdonalds diskriminon afrikanet sarah clarke chen yongqiu mcdonalds diskriminon afrikanet sarah clarke


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...