26 October 2026, 13:30
Nga DOSJA
Mario Mitaj në një aksion gjatë ndeshjes ndaj Venezias
ITALI - Pritjes i ka ardhur fundi për Mario Mitajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka debutuar në Serie A me fanellën e Genoas, duke u aktivizuar si titullar në përballjen ndaj Venezias, e vlefshme për javën e tetë të kampionatit italian.
Genoa triumfoi me rezultatin 1-0, në një ndeshje që shënoi një moment të rëndësishëm për mbrojtësin kuqezi, i cili mori minutat e para në kampionatin italian pas transferimit te skuadra kuqeblu.
Mitaj u pozicionua në krahun e majtë të mbrojtjes, por u bë protagonist edhe në fazën sulmuese. Në minutën e 14-të, ai provoi portën me një goditje që u bllokua nga mbrojtja kundërshtare. Në minutën e 81-të, shqiptari u zëvendësua nga austriaku Puczka.
Fitoren e Genoas e vulosi Mikael Ellertsson, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 25-të, pas asistimit të Stephan El Shaarawy. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën kuqeblu dhe një debutim që shënon nisjen e aventurës së Mitajt në elitën e futbollit italian.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 October 2026, 13:00
ITALI - Roma po zhvillon paraqitje pozitive, por për të fituar Scudetton duhet të ketë më shumë lojtarë të nivelit t&eum...
Sport
26 October 2026, 12:30
SPANJE - Kush e meriton “Topin e Artë” 2026? Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, e planifikuar pë...
Sport
26 October 2026, 12:00
ANGLI - FC Barcelona do të dërgojë një delegacion të madh në Londër për të marrë pjesë në Gala...
Sport
26 October 2026, 11:30
FRANCE - Ansu Fati nuk po gjen qetësi nga dëmtimet. Sulmuesi i Monacos u detyrua të linte fushën që në minutën e 15-të t...
Sport
26 October 2026, 11:00
SPANJE - Kylian Mbappé përjetoi një mbrëmje të veçantë në “Camp Nou”. Sulmuesi francez shënoi dy go...
Sport
26 October 2026, 10:30
Pritja vendimtare ndaj gjuajtjes së Gerard Martín
SPANJE - Andriy Lunin nuk ishte parashikuar të ishte protagonist i El Clásico-s, po...
Sport
26 October 2026, 10:00
SPANJE - Jorge Valdano nuk ka dyshime për ndikimin që Kylian Mbappé ka te Real Madridi. Pas triumfit 2-1 ndaj Barcelonës në El Cl&aac...
Sport
26 October 2026, 09:30
SPANJE - Kush tjetër përveç tij? Sonte në mbrëmje, do të zbulohet më në fund, emri i fituesit të “Topit t&e...
Sport
26 October 2026, 09:00
ANGLI - Sonte në mbrëmje, fituesi i “Topit të Artë” do të shpallet në ceremoninë tradicionale që mbahet k&eu...
Sport
26 October 2026, 08:30
SPANJE - Hansi Flick e pranoi hapur zhgënjimin pas humbjes së Barcelonës 2-1 ndaj Real Madridit në El Clásico. Katalanasit i dhan&eum...