LIVE UPDATES
Bota

‘Më qëllonte me thupër derisa më ra të fikët’, rrëfimi tronditës i gruas së dhunuar 3 vjet nga burri: Vajzat nuk i

26 March 2021, 21:45 Nga DOSJA
‘Më qëllonte me thupër derisa më ra të

KOSOVË– Në Kosovë sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë vitit 2020, 1362 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Autoritetet thonë se pandemia e ka përkeqësuar situatën, ndërsa po përpiqen të hartojnë programe të fuqizimit ekonomik me synim riintegrimin e tyre në shoqëri. Kronika e korrespondentes sonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, sjell rrëfimin e një gruaje që ka qenë viktimë e dhunës në familje.

“Jeta ime nuk di as vet të tregoj se si ka qenë. Deri kur isha vajzë, kam qenë shumë mirë, kishim pak, ama kënaqeshim me aq sa kishim. Që kur u martova, tre vite më parë, vetëm poshtë e më poshtë kam shkuar”.

Kështu nis rrëfimi i “Albinës”, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redakisinë dhe është ndryshuar për shkaqe sigurie. Ajo u rrit në një familje prej 13 anëtarësh. Jetën si vajzë e kaloi me vështirësi financiare në familje, por ditë më të rënda po e prisnin pas martesës.

Rrëfimet e saj për dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti ndër vite e rëndojnë shumë dhe shpesh mbetet pa fjalë…

Pak kohë pasi u martua, Albina ngeli shtatzënë. Një shtatzëni që thotë ta ketë kaluar me shumë vështirësi për shkak të keqtrajtimit fizik nga bashkëshorti.

“Një mbrëmje, rreth orës dy pas mesnatës, kisha gjakderdhje e cila zgjati deri në mëngjes. Në mëngjes i thashë atij ‘a mund të më dërgosh tek mjeku sepse nuk jam mirë dhe kam gjakderdhje? Më tha jo. Për çdo gjë, të mirë a të keqe, gjithmonë më thoshte jo”, thotë ajo.

Një nga momentet më të vështira gjatë jetës me të, thotë Albina, ishte dita kur bashkëshorti e rrahu derisa i ra të fikët.

“Më ka rënë me çka kishte mundësi, së fundmi më ka gjuajtur me një thupër derisa më ra të fikët, në prani të kunatës. Nuk isha më e vetdijshme se çfarë ndodhi më pas, deri kur u zgjova të nesërmen në mëngjes”, rrëfen Albina.

Krahas dhunës fizike, ajo thotë se bashkëshorti i saj ka ushtruar vazhdimisht dhunë seksuale mbi të.

“Vetëm si ta kryejë marrëdhënie e të dalë, tjetër gjë nuk i interesonte. Nuk i ka interesuar nëse jam lënduar shpirtërisht, fizikisht apo psiqikisht”, thotë Albina.

Lindja e vajzës solli probleme të reja…

“Vajzat zakonisht nuk i do, ka qejf vetëm djem. Unë mendoj se si vajza – si djali është e njëjta gjë për atë që di të vlerësoj. Madje, për mua vajza është më e vlefshme se djali, por çfarë të bëj? Fati ishte i tillë për mua”, thotë ajo.

Albina jetoi duke mbajtur peshën e përjetimeve të saj vetëm mbi supe të veta për rreth tri vjet.

“Prisja që ai të ndryshonte dhe situata do të përmirësohej, por kur e pashë që asgjë nuk po bëhej më mirë, vendosa të ikja dhe nuk kthehem më kurrë, çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do të kthehem më në atë vend. Vështirë, vështirë shumë, nuk ka gjë më të vështirë në jetë. Të gjitha i kam përballuar, por kur e rrihte vajzën, më dukej vetja sikur futesha në zjarr”, thotë ajo.

Kur vendosi të largohej nga shtëpia e bashkëshortit, nuk gjeti shtëpinë e vjetër ku jetonte si vajzë meqë vëllezërit i thanë se “aty nuk ka më vend për të”.

Pa shkollim të lartë, pa një profesion e një punë, me fëmijë të vegjël për t’u përkujdesur, zgjidhja e vetme për të ishte vendosja në një nga dhjetë shtëpitë e sigurta të licencuara në Kosovë për qëndrim të përkohshëm të grave që përjetojnë dhunë në familje.

Sakibe Doli, nga shtëpia e sigurtë e Gjakovës, i tha Zërit të Amerikës se së fundmi është rritur për rreth 30 për qind numri i grave që kërkojnë strehë.

“Numri i rasteve është rritur dhe pandemia ishte një ndër faktorët sepse këto gra e kanë përjetuar dhunën edhe pa pandemi por tash u shtua numri për shkak të vështirësive të krijuara nëpër familje, ndoshta dikujt bashkëshorti i ka mbetur pa punë, e të ngjashme. Pra, ai që është mësuar të ushtrojë kontrollë, vetëm sa e ka shtuar dozën gjatë pandemisë”, thotë zonja Doli.

Ajo thotë se gratë aty përjetojnë stres të dyfishtë, frikën nga pandemia dhe atë nga bashkëshortët, prandaj janë angazhuar psikologë klinikë për të punuar me to. Zonja Doli u bën thirrje të gjitha grave që përjetojnë dhunë në familje, ta raportojnë atë.

“Përndryshe në qoftë se një grua vendosë që të qëndrojë në një ambient të dhunshëm, ajo do të krijojë dhunues të ri sepse përvoja jonë na ka treguar këtë. Kemi pasur nënë e cila e pësuar një herë dhunën nga bashkëshorti e dikur edhe nga djali i saj sepse ai duke u rritur në një ambient të tillë është bërë edhe vet dhunues”, thotë ajo.

Edi Gusia nga zyra për barazi gjinore në kuadër të qeverisë së Kosovës thotë se shkalla e rritjes së dhunës në familje në Kosovë është shumë shqetësuese.

“Më shqetësues është fakti që të gjitha të dhënat për gratë të cilat janë vrarë në Kosovë, tregojnë se bashkëshorti ka qenë dorasi. Do të thotë aty ku gruaja duhet të ndihet tamam në shtëpinë e saj, në familjen e saj e ku duhet të ndihet më e sigurtë, me të dhënat tona po del se ajo është më e pasigurta dhe më e pambrojtura”, thotë zonja Gusia.

Ajo thotë se kuadri ligjor i Kosovës është shumë i përparuar por vazhdon mungesa e zbatimit të tij.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një prej Kushtetutave më të avancuara në kuptimin e gjithë kornizës ligjore, por edhe legjislacioni i Kosovës që mbron gratë nga dhuna në familje, mirëpo fatkeqësia qëndron te dështimi i zingjirit institucional në përgjigje ndaj kërkesave të viktimave të dhunës në familje. Thjeshtë deri në momentin kur nuk kërkohet përgjegjësi individuale nga secila hallkë e zingjirit, nga secili person zyrtar publik, i cili e ka pasur rastin në menaxhim, shumë vështirë se do të ketë përmirësim të situatës”, thotë zonja Gusia.

Ajo thotë se ministria e drejtësisë ka filluar punën në hartimin e strategjisë së re për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore, një plan katër vjecar me të cilin synohet krjimi i programeve për fuqizim ekonomik të grave.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në vitin 2020, janë regjistruar dy mijë e 69 raste të dhunës në familje, ku shumica prej tyre apo 1 mijë e 362 janë raste të dhunës ndaj gruas. Por, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave në vazhdimësi thonë se ky numër nuk pasqyron gjendjen reale meqë edhe më tutje dhuna në familje në Kosovë konsiderohet si problem që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë.

Marre nga: VOA 

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni edi gusia edi gusia

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...