LIVE UPDATES
Bota

Sulme kibernetike dhe probleme me bankat e fluturimet/ FBI paralajmëron bizneset dhe organizatat në mbarë botën: Hakerat po shfrytëzojnë AI për të depërtuar në rrjetet kompjuterike 

Autoritetet amerikane njoftojnë se grupe kriminale kibernetike dhe hakerë të lidhur me shtete po shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të depërtuar në rrjetet kompjuterike, duke arritur kështu në disa raste të sigurojnë akses me privilegje të larta brenda më pak se tri orësh.

17 November 2026, 20:50 Nga E.M

Sulme kibernetike dhe probleme me bankat e fluturimet/ FBI paralajmëron

SHBA- FBI ka publikuar ditën e sotme një paralajmërim për biznese dhe organizata në mbarë botën që mund të preken nga sulme kibernetike. Autoritetet amerikane njoftojnë se grupe kriminale kibernetike dhe hakerë të lidhur me shtete po shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të depërtuar në rrjetet kompjuterike, duke arritur kështu në disa raste të sigurojnë akses me privilegje të larta brenda më pak se tri orësh.

Njoftimi është bërë nga zyra e FBI-së në Dallas, e cila ka publikuar gjithashtu një dokument zyrtar prej 13 faqesh që përshkruan përdorimin e teknologjisë ARTEX në automatizimin e sulmeve kibernetike.

Në këtë raport evidentohen disa raste konkrete, mes tyre vjedhja e të dhënave personale të rreth 67 mijë qytetarëve në Korenë e Jugut, si dhe një sulm ndaj zinxhirit të furnizimit që përfshinte më shumë se 2,250 sisteme klientësh të lidhur me Microsoft 365. 

“FBI ka lëshuar një paralajmërim urgjent se kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me shtete po shfrytëzojnë ARTEX, një platformë testimi të sigurisë që përdor superinteligjencën, për të automatizuar sulmet ndaj bizneseve dhe organizatave në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Ky alarm vjen në një periudhë kur SHBA-ja është përballur me disa probleme të rëndësishme teknologjike, përfshirë ndërprerje të shërbimeve bankare dhe daljen jashtë funksionit të rrjetit të klasifikuar të komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA). Paralelisht, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka njoftuar zhvillimin e një testi të sistemit kombëtar të alarmit në të gjithë territorin amerikan.

Si po përdoret inteligjenca artificiale për sulmet kibernetike?

Në një postim në platformën X, FBI shpjegon se ARTEX është krijuar si një platformë për testimin e sigurisë së sistemeve kompjuterike, por tashmë po shfrytëzohet nga hakerët për të automatizuar etapa të ndryshme të sulmeve.

Sipas autoriteteve amerikane, përdorimi i kësaj teknologjie u mundëson sulmuesve të përshpejtojnë ndjeshëm procesin e depërtimit në sisteme. Në disa raste, nga identifikimi i objektivit deri te sigurimi i aksesit me privilegje të larta kalojnë më pak se tri orë.

Dokumenti zyrtar i publikuar nga FBI bën të ditur se ARTEX është përdorur të paktën që prej muajit gusht për të goditur organizata të sektorëve të ndryshëm. Në shënjestër kanë qenë institucione bankare, struktura qeveritare, kompani teknologjike, organizata të mbrojtjes, si dhe subjekte që operojnë në fushën e energjisë, shëndetësisë dhe telekomunikacionit.

Një nga rastet e dokumentuara lidhet me Korenë e Jugut, ku sulmet ndaj institucioneve financiare kanë shkaktuar ekspozimin e të dhënave personale të rreth 67 mijë individëve.

FBI përmend gjithashtu një tjetër sulm të ndodhur në tetor ndaj zinxhirit të furnizimit të kompanisë Connectëise. Si pasojë, u ekspozuan mjediset e klientëve të Microsoft 365 dhe u evidentuan përpjekje për të hyrë në mbi 2,250 sisteme të lidhura me këtë shërbim.

Një tjetër shqetësim i ngritur në dokument lidhet me faktin se kjo platformë mund të përdoret edhe nga persona që nuk kanë njohuri të thelluara teknike, pasi automatizon procese që normalisht kërkojnë ekspertizë të specializuar.

Deri në fillim të nëntorit, studiuesit e sigurisë kishin identifikuar më shumë se 1,600 sisteme ARTEX të ekspozuara publikisht. Edhe pse zhvilluesi fillestar e kishte hequr projektin nga GitHub më 8 tetor, pas raportimeve për përdorimin e tij në aktivitete keqdashëse, platforma vijon të qarkullojë përmes kopjeve dhe versioneve të modifikuara.

Në përfundim, FBI u ka bërë thirrje bizneseve dhe organizatave të marrin masa shtesë për mbrojtjen e sistemeve të tyre. Rekomandimet përfshijnë forcimin e kontrolleve të aksesit, mbikëqyrjen e aktiviteteve të automatizuara që mund të jenë të dyshimta dhe raportimin e çdo rasti të mundshëm të komprometimit në qendrën amerikane për denoncimin e krimeve kibernetike, IC3.

FEMA teston sistemin kombëtar të alarmit në SHBA

Në të njëjtën ditë me paralajmërimin e FBI-së, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave ka bërë të ditur se do të zhvillohet një test i sistemit kombëtar të njoftimit për emergjencat në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë këtij procesi, një sinjal testues do të transmetohet në stacionet radiofonike dhe televizive në të gjithë vendin, për të verifikuar funksionimin e sistemit që përdoret për informimin e qytetarëve në situata emergjente.

Sipas njoftimit, testi do të kryhet sot, më 17 nëntor, në orën 14:20 sipas orës lindore amerikane, ose 20:20 me orën e Shqipërisë. Transmetimi i sinjalit parashikohet të zgjasë rreth një minutë.

“Sot, një test kombëtar i alarmit të emergjencave do të transmetohet në radio dhe televizione. Ky test ishte planifikuar më parë dhe do të zgjasë afërsisht një minutë. Nuk nevojitet asnjë veprim”, ka njoftuar FEMA përmes një postimi në platformën X.

Autoritetet kanë theksuar se bëhet fjalë për një test të planifikuar më herët dhe se qytetarët nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim. Gjithashtu, deri më tani nuk është bërë e ditur ndonjë lidhje mes testimit të sistemit të alarmit dhe paralajmërimit të FBI-së për sulmet kibernetike.

Probleme me bankat, fluturimet dhe rrjetin e klasifikuar të NSA-së

Paralajmërimi i FBI-së vjen pas një serie ndërprerjesh dhe defektesh teknologjike të regjistruara në SHBA gjatë ditëve të fundit.

Të hënën, mijëra klientë të bankave amerikane u përballën me vështirësi për të hyrë në llogaritë e tyre bankare, ndërsa probleme u evidentuan edhe në kryerjen e transaksioneve elektronike. Në të njëjtën kohë, jashtë funksionit doli edhe NSA Net, rrjeti shumë i klasifikuar i komunikimit që përdoret nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

 Përballë kësaj situate, agjencia u ka kërkuar punonjësve të paraqiten në ambientet e punës në orare të ndryshme, ndërsa po vijojnë përpjekjet për të përcaktuar shtrirjen e plotë të problemit.

Megjithatë, sipas një zyrtari aktual dhe një ish-zyrtari amerikan, ky defekt nuk do të ndikonte në përcjelljen e informacioneve urgjente të inteligjencës te presidenti Donald Trump. Kjo për shkak se ekzistojnë sisteme rezervë dhe rrjete të tjera alternative për komunikime të sigurta.

Ndërprerje janë raportuar edhe në sektorin e aviacionit. Të premten, një defekt në sistemet e Administratës Federale të Aviacionit (FAA) shkaktoi pezullimin e fluturimeve në të gjithë SHBA-në për disa orë. Situata solli vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve, ndërsa autoritetet bënë të ditur se burimi i problemit ishte një ruter në shtetin e Arkansasit.

Një tjetër problem teknologjik ishte regjistruar javën e kaluar, kur një ndërprerje e shërbimeve të Microsoft bëri që përdorues në vende të ndryshme të botës të mos kishin akses në postën elektronike Outlook dhe në platformën Microsoft Teams.

Pavarësisht këtyre episodeve, deri më tani nuk ka prova se ndërprerja e rrjetit të NSA-së, defekti në sistemet e fluturimeve apo problemet me shërbimet e Microsoft kanë ardhur si pasojë e sulmeve kibernetike. FBI nuk ka konfirmuar asnjë lidhje mes këtyre incidenteve dhe sulmeve të automatizuara përmes ARTEX.

Paralajmërimet për një “blackout” global më 17 nëntor, çfarë dihet?

Paralelisht me këto zhvillime, prej disa javësh në rrjetet sociale janë shpërndarë pretendime për një ndërprerje të madhe globale më 17 nëntor.

Sipas këtyre pretendimeve, një blackout masiv do të prekte furnizimin me energji elektrike, internetin dhe shërbimet bankare, duke zgjatur deri në 72 orë.

Megjithatë, këto paralajmërime janë cilësuar si të rreme nga mediat, pasi nuk ka të dhëna që të mbështesin pretendimin për një ndërprerje të tillë globale.

SHBA FBI

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...