LIVE UPDATES
Aktualitet

Mësuesi denoncon drejtoreshën: Manipuloi rezultatet, nxënësi ishte me azil në Francë dhe mbaroi shkollën

25 September 2019, 19:34 Nga DOSJA
Mësuesi denoncon drejtoreshën: Manipuloi rezultatet, nxënësi

TIRANË- Roland Cano, mësues që prej 2010-ës në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë, denoncon drejtorin e shkollës i cili i ka manipuluar rezultatet e vlerësimit. Nga kjo gjë, e kanë transferuar nga Libohova në Nepravishtë. Veç kësaj Rolandi tregon se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle, kanë vlerësuar me nota një nxënës të klasës së 12-të, i cili ka kërkuar azil në Francë.

Drejtori dhe mësuesja kujdestare e pranojnë që e kanë bërë këtë shkelje. Ndërsa drejtoresha e ZA-së Dropull-Libohovë, Albana Hasanaj thotë se do të ngrihet komision vlerësimi për mësues Rolandin. Por për rastin e nxënësit, që ka marrë notat, pa qenë në Shqipëri, sipas saj duhen shkarkuar të gjithë mësuesit.

“Jam Roland Cano, mësues prej 13 vitesh në qytezën  Libohovë. Kërkoj ndihmën e emisionit “Stop”, sepse besoj se jam pezulluar padrejtësisht dhe jam larguar padrejtësisht nga puna prej shkollës ku unë punoj prej 10 vjetësh nga Gjimnazi 11 Shkurti, Libohovë. Këtu ka ndodhur falsifikimi i dosjes, sipas udhëzimit 13 në drejtori. Më është hequr 1 pikë nga vlerësimi i mesatares së notës, më është hequr një pikë nga vlerësimi i kualifikimit, nuk më është dhënë mundësia të disponoj kontakt me psikologun.”

Në shkollë askush nuk e njeh psikologun.

“I kam kërkuar drejtorit numrin dhe emrin e psikologut, nuk ka pranuar të më ndihmojë. Ndodhi që mësuesja tjetër të vlerësohet me 15 pikë dhe unë me gabimet teknike të drejtorit, dhe me atë të psikologut vlerësohem me 11 pikë. Kur faktikisht duhej të kisha edhe 15 pikë. Nëse do të ishte vlerësimi i rregullt, do të ishim të dy barazim. Do të ndodhte që unë jam mësues specialist me kualifikim 10 vjeçar, unë kam katër testime të shtetërorit të nivelit 4, do të thoshte që puna duhej të më takonte mua dhe jo asaj. Mua më kanë dërguar në Nepravishtë, 10 km larg nga Libohova. Drejtori më ka pohuar që ka dy gabime teknike në vlerësimin e dosjes, po të shtosh edhe atë të psikologut, bëhen edhe 2 pikë të tjera. Unë kërkoj ndihmën e emisionit “Stop”. Të më ndihmojë të kthehem në vendin e punës, sepse nuk mund të paguaj unë për gabimin teknik të të tjerëve. Përveç kësaj, kam edhe një denoncim për të gjithë mësuesit e kësaj shkolle, sepse ka defiçenca në zbatimin e ligjit. Gjatë vitit shkollor 2018-2019 unë kam zbatuar ligjin, dhe 2 nxënës që nuk kanë qenë në shkollë, unë i kam përjashtuar, kurse kolegët e mi, siç është problemi flagrant i një nxënësi që ndodhet në Francë, që quhet R. K., i klasës së 12 A, ka braktisur shkollën në tremujorin e dytë, ka munguar në të gjithë tremujorin e tretë dhe në regjistër, pothuajse në shumicën e lëndëve figuron kalues me nota 5. Përgjegjësia për këtë shkelje kaq flagrante i takon kujdestares dhe drejtorit. Pastaj edhe të tjerëve, të cilat mbase nën presion e kanë kaluar. Një prej mësuesve nën presion për përjashtimin nga puna kam qenë edhe unë, gjë e cila ndodhi faktikisht. Unë këtë shkelje nuk mund ta denoncoja, sepse këta janë njerëz me pushtete politike, të lidhur me parti politike dhe me njerëz të fuqishëm dhe unë nuk mund të dal mbi shtetin.”

Nëpërmjet kamerës së fshehtë të emisionit “Stop”, vetë mësuesi Roland Cano takon drejtorin e shkollës.

Mësuesi- O drejtor! Dje më the, që puna ime ka mbaruar dhe duhet të vejë në Nepravishtë. Kam marrë një dokument këtu…

Drejtori- Eee…

Mësuesi- Që duhej të më jepje këtë skicën(shtojcën) e kualifikimit, e cila del si kjo është falsifikuar.

Drejtori- S’besoj!

Mësuesi- Si s’besoj?! Mesatarja ime këtu është 6.76 ( 4 pikë), 1 pikë ç’e ke bërë ti?

Drejtori- Po mund të jetë edhe ndonjë gabim, për shembull.

Mësuesi- Po si gabim? Po për atë gabim unë vete nga ana e anës. E dyta…

Drejtori- Dëgjo!

Mësuesi- Shkalla e kualifikimit.

Drejtori- Po!

Mësuesi- 2 pikë. Pse e ke manipuluar? Me “5 vjecare” jam unë apo me “10 vjecare”?

Drejtori- Me “10 vjeçar”.

Mësuesi- Po pse s’është 3 pikë?

Drejtori- Kush tha?

Mësuesi- Ja ku e ke mo, këtu!

Drejtori- Kush tha?

Mësuesi- Ja ku e ke mo?

Drejtori- Kush tha?

Mësuesi- Të bardhën në të zezë.

Drejtori- Dhe kjo është gabim! Gabim, nuk diskutohet!

Mësuesi- Si qenka gabim? Po unë iki nga puna për këtë gabim!

Drejtori- Jo mo, s’ke ik nga puna. Je në punë ti, por shiko…!

Mësuesi- Ku jam? Në Nepravishtë? Ta kam kërkuar numrin e psikologut atë ditë?

Drejtori- Po s’e kam, more Landi! As këtyre s’ua kam dhënë!

Mësuesi- Po pse s’më the? Ku ta gjeja unë atë?

Drejtori- Të thashë, është në Gjirokastër.

Mësuesi- S’më ke dhënë numrin. Si të veja në Gjirokastër? Kush ishte ky psikolog?

Pas profesor Rolandit interesohemi edhe ne si “Stop” dhe kërkojmë drejtorin e shkollës.

Sipas informacioneve, drejtori Mejdi Metaj, ka mësim tek klasa e 10, normalisht do ta presim.

Mësuesja e Histori-Gjeografisë- Drejtori është në mësim.

Drejtori njoftohet se ka ardhur “Stop”-i dhe del e na takon.

Gazetarja- Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”!

Drejtori- Po!

Gazetarja- Juve jeni Mejdi Metaj, drejtori i shkollës “ 11 Shkurti”. Ka ardhur një denoncim, nga një mësues.

Drejtori- E di problematikën. Unë jam në mësim, sapo të mbarojë procesi mësimor…

Gazetarja- S’të ndërpreva mësimin! Unë po pres.

Drejtori- Po, pra! Kështu që prisni!

Drejtori- Përgjigjen do ta merrni, pasi të mbarojë procesi mësimor.

Gazetarja- Po nuk u ngjite lart…

Drejtori- Kam mësim, prapë!

Gazetarja- Tani është hera e dytë, që na bëni “dalje”. Po të presim! Unë këtë punë kam sot!

Drejtori- Do të prisni! Do t’ju sqaroj unë, pa problem!

Gazetarja- Dakord!

Pas disa pritjesh, më në fund drejtori i shkollës e pret gazetaren e “Stop” për t’i dhënë intervistën.

Drejtori: Në datën 30 Gusht, nëpërmjet një email-i që më erdhi urgjentisht duhej të dorëzonim dosjet e mësuesve. Me një gabim teknik timin, shkalla e kualifikimit dhe ndoshta është edhe nota mesatare.

Gazetarja: Po vlerësimi i psikologut, kush është psikolog këtu? E njeh psikologun?

Roland Cano: Jo! I kam thënë më jep emrin dhe nr cel se nuk e njoh.

Gazetarja: Kush është psikologu?

Drejtori: Ç’e do?

Gazetarja: E dua, dua të pi një kafe. Të lutem kush është psikologu?

Drejtori:Ja të tregoj pak dosjen e tij.

Gazetarja: Të lutem më dil tek psikologja…skam ardhur këtu të më tregosh ca të duash ti. O drejtooor…

Drejtori:As atë s’ta tregoj unë sepse nuk është…

Gazetarja: Pse? Ti nuk e njeh për vete?

Drejtori: Kush të tha?

Gazetarja: Ti nuk e njeh për vete pra.

Drejtori: Kush të tha?

Gazetarja: Ua ky është skandal, sinqerisht skandal. Drejtori i Shkollës ka tre mësues që janë vlerësuar nga psikologja, përveç Rolandit dhe drejtori nuk njeh psikologen…

Drejtori: Teknikisht këtij i takojnë 3 pikë, unë i kam vënë 2 pikë. Kaq.

Gazetarja: Mirë pra, nga Nepravishti, silleni prapë këtu.

Drejtori:Jo, nuk e kam çuar unë në Nepravishtë.

Gazetarja: Po nga vlerësimi juaj rrodhi…mund të bëhet edhe një herë vlerësimi?

Drejtori: Jo se s’ka…vetëm një mësues do të ketë.

Gazetarja: Më i miri, ai që grumbullon pikët më shumë. Nuk është e ndershme kjo garë.  Të lutem kush është psikologja. Do iki deri në Tiranë, do të më thotë Saimiri kush është psikologja.

Mirëpo, kur erdhi momenti për sa i përket nxënësit R. K., ai tha sërish prisni një minutë.

Gazetarja: Drejtor, mësimi ka përfunduar.

Drejtori: Më prisni mua?

Gazetarja: Jo nuk ju presim juve, me gjithë mësuesit, edhe mësuese Erenën, sepse bëhet fjalë për nxënësin R. K. Sipas ish-kolegut tuaj, nxënësi që në tremujorin e dytë është larguar. Ç’mund të na thoni për këtë rast?

Mësuesja kujdestare-Si mësuese kujdestare, kam zbatuar të gjitha procedurat, dhe normalisht unë jam thjesht një mësuese. E kupton?! Ka një udhëheqës, ka një drejtues, ka një staf.

Gazetarja- Po mirë! E dini, që kjo është shkelje?

Mësuesja kujdestare- Zotëria, që ka dhënë informacionin, zotëria vetë, i ka vënë notën. Atëherë, me ç’të drejtë ia ka vënë notën zotëria? Mirë ne, hajde jemi, ta zëmë në shkelje, po zotëria përse ia ka vënë notën? Duke i dhënë “Ekonomi” djalit, duke i dhënë 2, 3 lëndë.

Gazetarja- Nuk e justifikoj veprimin e atij!

Mësuesja kujdestare- Nuk është gjë e vogël! Ja, të lindin problem, kur ti punon me gjithë shpirt dhe të ngelet topi tek një person, se është mësuesja kujdestare? Unë nuk e shikoj të arsyeshme!

Gazetarja- Pse pranove të…?

Mësuesja kujdestare- Mësuesja kujdestare e bën dot me kokën e saj? T’i flasim gjërat!

Gazetarja- Jo!

Mësuesja kujdestare- E bën dot?!

Gazetarja- E kuptoj!

Mësuesja kujdestare- Në qoftë se, nuk mblidhet stafi të diskutojë, që e ka diskutuar. Në qoftë se, nuk thotë edhe drejtuesi, që…,nuk dua ta kaloj topin tek tjetri, unë mbaj përgjegjësinë time.

Gazetarja- Nga ana hierarkike.

Mësuesja kujdestare- Por është diskutuar.

Gazetarja- Po!

Mësuesja kujdestare- Ok, mirë! Ne nuk e ngritëm si çështje e zëmë…

Gazetarja- Po!

Mësuesja kujdestare- Po ai zotëria, përse e ngriti çështjen sot, që iu prekën interesat?

Gazetarja- Po!

Mësuesja kujdestare- Pse nuk e ngriti, që atëherë?

Gazetarja- Zysh Erena, nuk e justifikoj veprimin e atij!

Mësuesja kujdestare- Se është, është…mund të jetë edhe ai mësues kujdestar, siç ka klasë kujdestari. Mund të jetë edhe ai pjesë e kësaj! A…ja mirë neve, hajde, se ashtu! Po zotëria pastaj?

Mësuesja e Histori-Gjeografisë- Ky rast, mos ta marrin si rast precedent : “O bo bo, se çfarë ka ndodhur!” Ne i kemi dhënë mundësi, se ju e patë me numër të vogël të nxënësve. Ia kemi dhënë neve mundësinë! Neve e kemi gjykuar si staf pedagogjik, pa presion, pa tension. Absolutisht, fare!

 Mësuesja e Histori-Gjeografisë- E gjykuam, që duhej të merrte të paktën gjimnazin, në një farë mënyrë kështu dhe të mos futej në provimet e “Maturës Shtetërore”, dhe e bëmë domethënë për…,që ai mund të vejë të japi ato, provimet e vjeshtës.

Drejtori- S’është bërë as nën diktakt, nuk është as me presion karshi mësuesve. Në 3 mujorin e parë dhe 3 mujorin e dytë me nota pozitive, 3 mujorin e tretë, mësuesit, duke parë 5, 5, 4, ia kanë nxjerrë 5.

Mësuesja tha se djali ishte i rënduar nga ana psikologjike. “Djali kishte probleme edhe me hundën, erdhi i vëllai dhe e mori dhe thanë që t’i bënin një operim në Francë.”

Ndërsa të pyetura nëse ka raporte për problemet e djalit, ato thanë:

Gazetarja- Keni një kopje? Se zakonisht, ke regjistri, dhe që justifikohet, duhet të jetë tek regjistri.

Mësuesja kujdestare-E pra, e futa dhe unë tek regjistri.

Drejtori- Sekretarja, nuk është sot sekretarja, se…

Gazetarja- Mungon sekretarja?

Drejtori- Ka pas një vdekje në shtëpi.

Gazetarja- Po!

Drejtori- Dhe s’është sot ajo. Mund të jetë edhe tek regjistri, tek i vjetri. Nëse do t’i gjejmë, do t’i dërgojmë me ndonjë email.

Gazetarja- S’kemi ndonjë vërtetim mjekësor, që të paktën të justifikojmë veprimin e mësuesve.

Për rastin në fjalë, gazetarja e “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore Arsimore, Gjirokastër, Libohovë, Dropull.

Albana Hasanaj, Drejtoresha e ZA Gjirokastër (Libohovë): Konkretisht kam njohur zotin Roland me shtojcën 21, në të cilën janë të gjitha kriteret për tu vlerësuar dhe pikëzuar. Tani pikëzimi i dosjes individuale është lehtësisht i bëshëm edhe nga vetë individi. E kam informuar që ka të drejtën ligjore që menjëherë pas tre ditësh pasi është njohur me vlerësimin e dosjes së tij, mund të drejtohet tek komisioni dhe jo tek drejtori i shkollës, me një ankesë. Nëse zgjidhja nuk do të vinte nga komisioni, sigurisht ajo do të mund të gjendej nga Zyra Arsimore. Ne kemi të drejtë të ringremë edhe një herë komisionin dhe të kërkojmë ribërjen e vlerësimit.

Gazetarja e “Stop” e pyeti drejtoreshën edhe për rastin e dytë.

Gazetarja- Është një nxënës, i cili është azilant në Francë. Është larguar domethënë nga shkolla në fillim të semestrit të dytë. Të gjithë mësuesit i kanë vendosur nota nga fillimi i semestrit të dytë, gjithë semestrin e tretë, pa mungesa, sikur nxënësi është paraqitur.

Drejtoresha ZA Gjirokastër- Ë..në qoftë se, keni bërë verifikime, që janë hedhur nota në 3 …,kur ka ikur djali?

Mësuesi- Ai ka ikur në semestrin e dytë.

Drejtoresha ZA Gjirokastër- Ka ikur në 3 mujorin e dytë?

Mësuesi- Po!

Drejtoresha ZA Gjirokastër- Kjo është shkelje!

Gazetarja- Ata e pohuan!

Drejtoresha ZA Gjirokastër- Kjo është shkelje! Kjo është…këtu, nuk e di, se çfarë të them! Tani po e dëgjoj nga ju! Kini parasysh se është një plagë shumë e madhe.

Gazetarja-  Cilat janë masat që do të merrni në qoftë se i verifikoni të gjitha gjërat që u kemi thënë ne si “Stop”?

Drejtoresha ZA Gjirokastër- Ne do ta ndjekim hap pas hapi, sepse është shumë shpejt për të folur dhe e ndodhur para një fakti të tillë, nuk mund të mendoj dot për pasojat se çfarë mund të ndodhë me atë shkollë. Kështu që ju lutem na lini kohën e nevojshme…

Gazetarja-  Do ta lini pa mësues atë shkollë?

Drejtoresha ZA Gjirokastër- Jo, pa mësues nuk do ta lëmë, kjo është e sigurt, sepse po të shikojmë listat e portalit, ka mësues pa fund që presin të punësohen. Nëse ka ndodhur diçka e tillë, ndoshta asaj shkolle do t’i çojmë disa mësues të rinj që ta meritojnë emrin mësues.

(Marrë nga Tv Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjimnazi “11 shkurti” roland cano skandali ne gjirokaster gjimnazi “11 shkurti” roland cano skandali ne gjirokaster

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...