22 November 2026, 17:31
Nga E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2027, duke akuzuar qeverinë për manipulim të shifrave dhe propagandë. Përmes një postimi në rrjetet sociale nga qelia, Meta ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë bërë përllogaritjet e buxhetit në euro, duke iu referuar rënies së monedhës europiane në raport me lekun.
Sipas tij, qeveria ka përdorur në përllogaritjet e saj një kurs prej 96 lekësh për një euro, ndërkohë që aktualisht monedha europiane këmbehet me rreth 89 lekë. Meta pretendon se kjo diferencë krijon një pasqyrë të deformuar të shifrave përpara nisjes së zbatimit të buxhetit më 1 janar 2027.
Kreu i Partisë së Lirisë ka kundërshtuar gjithashtu propagandën për buxhetin prej 10 miliardë eurosh, duke argumentuar se shifra në monedhën europiane nuk pasqyron domosdoshmërisht një rritje reale të mirëqenies së qytetarëve.
Në reagimin e tij, Meta rikujton se në vitin 2013 euro këmbehej me rreth 140 lekë, ndërsa sot vlera e saj është ndjeshëm më e ulët. Për këtë arsye, sipas tij, shprehja e buxhetit në euro mund të krijojë përshtypjen e një rritjeje më të madhe sesa ajo që reflektohet realisht në ekonomi.
Deklarata e Ilir Metës
Duke e uruar lekun që po ia ul kokën euros, që ka ndryshuar prefiksin dhe ka zbritur në 89 lekë, është interesante të shohim se me çfarë kursi do të hyjmë në 1 janar 2027, kur nis zbatimi i buxhetit të ri të shtetit. Qeveria i ka bërë “llogaritë” me 96 lekë për 1 euro, ndërkohë që sot euro është 89 lekë. Pra, buxheti nis me një mashtrim në përllogaritje, përpara se të nisë zbatimi. Por mashtrimi i dytë është propaganda me “buxhetin historik” prej 10 miliardë eurosh.
Pse kjo shifër është bërë frontline e propagandës, kur buxheti zbatohet në lekë dhe euro sot vlen shumë më pak se në vitin 2013, kur kursi ishte rreth 140 lekë? Një buxhet që duket historik në euro, por që nuk sjell më shumë para për 95% të shqiptarëve, të cilët përballen me paga dhe pensione të ulëta, shërbime të dobëta dhe kosto të lartë jetese. Kush do të mbajë përgjegjësi për këto dy mashtrime publike? Pavarësisht anulimit të Samitit të NATO-s, pikiata e euros vazhdon, sepse Samiti i Arubës vijon punimet e veta!" shkroi Meta në rrjetet e tij sociale./Dosja.al
Ilir Meta
Politike
22 November 2026, 16:24
E.d
Erion Veliajn
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet ...
Politike
22 November 2026, 15:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me ra...
Politike
22 November 2026, 14:36
G.M
Hristijan Mickoski
QAFË THANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është pyetur gjatë konferencës...
Politike
22 November 2026, 14:29
G.M
Edi Rama
QAFË THANË- Kryeministri Rama ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën ...
Politike
22 November 2026, 14:11
G.M
pamje
QAFË THANË- Një përplasje verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe një gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut ës...
Politike
22 November 2026, 12:43
G.M
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke shprehur mirënjohje për Rilindasit dhe f...
Politike
22 November 2026, 11:23
G.M
Elisa Spiropali
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, përmes nj&...
Politike
22 November 2026, 10:55
G.M
pamje
QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë inauguruar sistemin e int...
Politike
22 November 2026, 10:46
G.M
Erisa Xhixho
TIRANA- Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar nivelin e pensioneve në Shqipëri, duke deklaru...
Politike
22 November 2026, 10:07
G.M
pamje
QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku pritet të zhvi...