Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Mjeku Chris Whitty paralajmëron Britaninë e Madhe: Masat parandaluese ndaj Covid-19 do të zgjasin dhe për tre muaj, vaksina
9 December 2020, 12:34Nga DOSJA
BRITANIA E MADHE- Mjeku Chris Whitty ka paralajmëruar se masat parandaluese ndaj Covid-19 në Britaninë e Madhe do të zgjasin deri në muajin mars, pavarësisht nga shpërndarja e vaksinës.
Sipas DailyMail, Whitty ka nxitur njerëzit të jenë vigjilent dhe mos të heqin dorë nga masat parandaluese, pasi sipas tij vaksina nuk mund të ndalojë zhdukjen e virusit dhe një veprim i tillë do të ishte i nxituar.
‘Ne po kalojmë kohën më të vështirë të vitit për infeksionet e frymëmarrjes dhe kohën më të vështirë të vitit për shëndetësisë. Pra, ideja që ne mund të ndalemi papritmas tani sepse vaksina është këtu, kjo do të ishte me të vërtetë e parakohshme. Do të ishte sikur dikush të hiqte dorë nga një garë maratonë në miljen 16, do të ishte absolutisht gjëja e gabuar të bëhej. Ne duhet të presim, ndoshta deri nga mesi i vitit, të kemi tre ose katër vaksina që mund t’i përdorim,” -ka thënë Chris Whitty
Britania e Madhe ditën e djeshme ka nisur vaksinimin masiv pas aprovimit të vaksinës së Pfizer. Në vend kanë mbërritur 800 mijë dozat e para të vaksinës, ndërsa qytetarja e parë që u vaksinua është Maggie, një 90-vjeçare e cila shprehu edhe lumturinë që u përzgjodh për të nisur vaksinimin. Gjithashtu ditën e djeshme Administrata e Ushqimeve dhe Barnave ka aprovuar efektivitetin e vaksinës Pfizer dhe BionTech dhe pritet përdorimi i saj sa më shpejt në Shtetet e Bashkura.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
INDI– India ka vendosur ndëshkime më të ashpra për përdhunimin në vitet e fundit, pas një serie sulmesh ndaj grave dhe vajzave që nxitën protesta në të gj...
RUSI– Emri i vaksinës ruse Sputnik V, flet për ambiciet e Rusisë dhe ka për qëllim të jetë një mundësi botëror për mposhtjen e virusit ashtu si emri i saj kozm...
KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, javë më parë paralajmëroi organizimin e një tryeze me partitë politike për të diskutua...
BRITANI– Një pensionist 91-vjeçar natën e kaluar u bë hit në rrjet pas intervistës spontane që dha për CNN.Martin Kenyon un intervistua rastësisht nga CN...
BRITANI E MADHE- Drita në fund të tunelit po bëhet më e ndritshme pasi Britania e Madhe filloi të kryejë vaksinimin masiv të popullsisë. Sakaq, shumë prej njerë...
SHBA– Flokëkuqja irlandezo-amerikane Alice Little, e cila ka mijëra ndjekës në Instagram, ka paditur autoritetet shtetërore për diskriminimin ndaj punonjë...
SHBA– Nëntë nga dhjetë individ rrezikojnë të mos vaksinohen në vendet e varfra ndërkohë vendet e pasura kanë ’stok’ me vaksinat e COVID-19. Ky është paral...
KINË-Australia ka akuzuar Kinën për një moszbatim të marrëveshjes së tyre të tregtisë së lirë, pasi Pekini ka kryer një bllokim të disa mallrave nga Austra...
BRITANI E MADHE- Rregullatorët e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një paralajmërim lidhur me vaksinën anti-COVID-19. Në një artikull të “Mirror” shkr...