Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Mori vesh lidhjen intime me të motrën, dënohet me 10 vite burg Martin Skëndaj, ish-efektivi që vrau Manol Rapajn dhe Elis K
16 June 2021, 14:23Nga DOSJA
FIER– Martin Skëndaj, ish-efektivi i burgut të Fierit që vrau Manol Rapajn dhe Elis Kapajn, ngjarje e ndodhur më 17 dhjetor të vitit 2019, është dënuar me 10 vite burg. Mësohet se vendimo është marrë sot nga Gjykata e Fierit. OraNeës shkruan se Skëndaj u shpall fajtor për akuzën e “Vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.
Fillimisht gjyqtari Piro Sota deklaroi fajtor dhe dënoi fillimisht me 15 vjet heqje lirie Skëndaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim u reduktua përfundimisht në 10 vite burgim. Në dokumentin e gjykatës thuhet se më 17 dhjetor 2019 efektivi i policisë së burgjeve, Martin Skëndaj, është goditur fillimisht me levë hekuri nga Elis Kapaj, sapo ai ka dalë nga ambulanca e Patosit dhe si pasojë e kësaj goditje, Skëndaj ka marrë dëmtime në kokë dhe i janë thyer tre gishta të dorës së djathtë.
Për më tepër, Skëndaj ka vijuar të goditet me grushta nga dy kushërinjtë, veprime të cilat kanë detyruar efektivin e policisë së burgjeve Martin Skëndaj që të nxjerë armën e shërbimit, një pistoletë “Glock” dhe të hapi zjarr. Skëndaj ka qëlluar plot 13 herë drejt Elis Kapajt, i cili po e qëllonte me levë hekuri.
Nga këto goditje, Kapaj ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa më pas ka vijuar me armë në dorë të ndjekë Manol Rapajn, të cilin e ka qëlluar për vdekje. Pas këtij moment autori ka qëndruar në vendgjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të Qëndrës Spitalore, që të njoftonte policinë.
Shkak i kësaj ngjarje të rëndë që solli dy viktima në Patos, ka ardhur pas një sherri mes familjeteve të protagonistëve. Martin Skëndaj dhe babai i tij, Aleksandër Skëndaj ishin konfliktuar me Manol Rapajn, pasi ky i fundit kishte krijuar një raport intime me motrën e Skëndajt. Si paosojë e kësaj lidhje intime, motra e Martinit ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja u mor vesh nga familjarët se vëllai e babai i saj u përballën me Rapajn.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI-Autoritetet greke kanë arrestuar një grup prej 5 kriminelësh të cilët kryenin vjedhje në dyçane dhe automjete në Atika.Ndër to 3 ishin shqiptarë nd...
TIRANË– Seanca për grupin e grabitjes së Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit 2019 është shtyrë. Mësohet se trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e ...
RUSI– Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas zgjedhjes se pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përmes një n...
KURBIN– Banorët e Fushë Milotit, kanë protestuar për tokën që e kanë përfituar me ligjin 7501, por që tashmë i ka dalë pronari. Për kamerat e Syri, ata janë shp...
Qytetari Simon Molla ka protestuar para godinës së SPAK me një banderolë ku shkruan “I korruptuar, mashtrues, falsifikator, deputet”, dy foto të deputetit Zef H...
SHKODËR- Blediana Nika drejtoresha në Zyrën Vendore Arsimore në Shkodër është shkarkuar nga detyra ditën e sotme dhe është zëvëndësuar nga Sindis Kopliku.Z...
TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish-komisarit të vrarë Artan Cuku. Familjarët kishin kërkuar nga Mini...
TIRANË– Pas kërkesave që komuniteti LGBT bëri disa ditë më parë për heqjen e termit “nënë” dhe “baba” pati reagime të shumta. Në një intervistë për Fax New...