LIVE UPDATES
Aktualitet

"Mos harroni se uniforma që mbani përfaqëson ligjin"/ Shoqata e Policëve të Liruar: Të shtunën, le të jemi pranë studentëve dhe rinisë...

Në reagimin e saj, SHPPL-2013 thekson se efektivët duhet të zbatojnë ligjin dhe protokollet e përcaktuara, pa iu nënshtruar presioneve apo interesave politike.

22 October 2026, 18:20 Nga G.M
"Mos harroni se uniforma që mbani përfaqëson ligjin"/
furgonët e Policisë së Shtetit

TIRANA- Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) ka kundërshtuar përdorimin e forcës së tepruar ndaj të rinjve dhe të miturve, duke u bërë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit të sigurojnë zhvillimin e protestës kombëtare të paralajmëruar për të shtunën, më 24 tetor. Shoqata kërkon që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe që qytetarëve t’u garantohet ushtrimi i së drejtës për protestë.

Në reagimin e saj, SHPPL-2013 thekson se efektivët duhet të zbatojnë ligjin dhe protokollet e përcaktuara, pa iu nënshtruar presioneve apo interesave politike. Sipas shoqatës, çdo veprim në kundërshtim me ligjin cenon të drejtat e qytetarëve dhe besimin te Policia e Shtetit. Për këtë arsye, ajo u kërkon drejtuesve të policisë të udhëzojnë efektivët që gjatë protestës të tregojnë profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe respekt për të drejtat e njeriut, duke shmangur çdo ndërhyrje të pajustifikuar.

Reagimi i Shoqatës së Policëve të Liruar:

THIRRJE PËR PJESËMARRJE QYTETARE DHE APEL PËR POLICINË E SHTETIT

Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në vend dhe shpreh kundërshtimin e saj ndaj çdo përdorimi joproporcional të forcës nga uniformat e shtetit ndaj të rinjve, gjimnazistëve, vajzave dhe të miturve.

Policia e Shtetit ka ligje, rregullore dhe protokolle që detyrohet t’i zbatojë me profesionalizëm dhe paanshmëri. Janë pikërisht këto norma që garantojnë sigurinë publike, mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe sigurojnë që Policia të jetë në shërbim të ligjit dhe të shoqërisë.

Asnjë urdhër, presion apo interes politik nuk mund të qëndrojë mbi ligjin! Çdo veprim jashtë kornizës ligjore cenon të drejtat e qytetarëve dhe dëmton besimin e publikut te Policia e Shtetit.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të garantojnë që çdo efektiv të veprojë me vetëpërmbajtje, profesionalizëm dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut.

NJË MESAZH I VEÇANTË PËR DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT!

Të shtunën, më 24 tetor, është njoftuar një protestë kombëtare. Detyra juaj është të garantoni ushtrimin e së drejtës për tubim dhe protestë paqësore, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Qytetarët kanë të drejtë të shprehin lirshëm mendimet dhe pakënaqësitë e tyre. Policia ka detyrimin ta mbrojë këtë të drejtë, jo ta pengojë atë në mënyrë të kundërligjshme.

Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit!

Mos harroni se uniforma që mbani përfaqëson ligjin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Autoriteti juaj nuk qëndron te forca që përdorni, por te profesionalizmi, vetëkontrolli dhe respektimi i ligjit.

Çdo shkelje duhet të trajtohet me seriozitet dhe çdo përgjegjësi ligjore duhet të përcaktohet sipas procedurave përkatëse.

THIRRJE PËR TË GJITHË ANËTARËT E SHPPL-2013 DHE QYTETARËT!

Të shtunën, le të jemi pranë studentëve dhe rinisë, në mbështetje të së drejtës për të protestuar, të dinjitetit qytetar dhe të shtetit të së drejtës.

Të bashkohemi me vendosmëri, përgjegjësi dhe në mënyrë paqësore, për një shoqëri ku ligji është i barabartë për të gjithë.

POLICIA NË SHËRBIM TË QYTETARIT, JO MBI QYTETARIN!

SHPPL-2013

Për ligjin, për qytetarin, për dinjitetin!/Dosja.al

 

Shoqata e Policëve të Liruar

Sondazh

Aktualitet 22 October 2026, 15:49 E.d

Euro kap një tjetër minimum historik

Foto ilustruse Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin