LIVE UPDATES
Insights

Mustafa Nano kundër deputetëve: Shkoni në Kuvend me makina 100 mijë euro-she

6 March 2020, 21:59 Nga DOSJA
Mustafa Nano kundër deputetëve: Shkoni në Kuvend me makina 100

TIRANË– Ligji mbi dekriminalizimin e politikës erdhi pas një nisme të opozitës dhe suksesi ishte i padiskutueshëm. Menjëherë u evidentuan një numër politikanësh lokalë e qëndrorë që kishin probleme me biografinë e tyre penale. Ishin dënuar, apo ishin paditur, për krime të kryera në të shkuarën, shpesh 20 vjet më parë. Akuzat ishin: vjedhje, kontroll prostitucioni, përdhunime, apo ku di unë çfarë tjetër. Këta janë larguar tanimë nga politika. Të gjithë, pothuajse të gjithë, ishin të lidhur me maxhorancën.

-Ky ligj ishte ok. Shumë mirë që u bë. E duhet të mbetet gjithë kohën në mënyrë që t’u bëhet pengesë gangove apo ish-gangove të kenë një zë, apo fuqi të plotë, në procesin e vendimmarrjes. Por….. ka një “por” që mua më duket e rëndësishme.

-Ky ligj është bërë nga njerëz që janë, me shumë gjasë, më të inkriminuar sesa ata që ligji synon të godasë. Autorët e ligjit, e në përgjithësi miratuesit e ligjit, në fakt një pjesë e mirë e tyre, jo të tërë, do duhej të ishin dënuar për faje më të rënda.

Ata kanë abuzuar me pushtetin, kanë shpërdoruar fondet publike, janë pasuruar vetë. Një pjesë e tyre kanë pasurira të pallogaritshme sot, shkojnë në Kuvend me makina që kushtojnë mbi 100 mijë euro dhe të mendosh se ata nuk kanë qenë biznesmenë asnjë ditë.

Sikur të mos mjaftonte ky krim, ata kanë kryer edhe krime të tjera që për mua janë edhe më të rënda: kanë provokuar herë pas here trazira sociale, kanë provokuar kriza politike, ja, si kjo e këtyre ditëve, na kanë penguar neve të mbajmë zgjedhje normale, na kanë vjedhur votat, kanë penguar ndërtimin e një administrate publike të qëndrueshme, na kanë bërë gazin e botës me sherret e tyre, etj, etj.

-Por ata nuk janë dënuar sepse kanë pasur imunitet, e sidomos impunitet. Dhe impunitetin ua jep edhe shoqëria shqiptare që në një mënyrë a në një tjetër u ka dalë në mbrojtje, por edhe pushteti, të cilin e përdorin pikërisht për të mbrojtur vetveten. E keni pyetur ndonjëherë veten se pse kudo politikanët vjen një ditë që ikin, e veç këta tanët nuk ikin kurrë? Përgjigja është: kanë bërë aq shumë të pabëra e paudhësira sa vetëm imuniteti e impuniteti politik mund t’i mbrojë. Dhe këtë imunitet a impunitet nuk mund ta kenë, nëse ikin nga politika.

-Si përfundim, ligji i dekriminalizimit është ok, e duhet të mbetet e duhet të funksionojë, por ky ligj nuk bën dekriminalizimin e vërtetë.

Ligji i dekriminalizimit na ka pastruar fushën prej një pisllëku të lehtë, por llumi i madh ka mbetur brenda. Sepse vetëm një budalla mund të mendojë se Elvis Rroshi apo Valdrin Pjetri janë për vendin një e keqe më e madhe, e janë me bëma kriminale më të forta, sesa do politikanë shqiptarë që përveçse janë milionerë në euro pa bërë kurrë një biznes, kanë bërë edhe një dëm shumë më të madh: kanë mbjellë varfëri e padrejtësi, e kanë vrarë dashurinë për këtë vend te shumica e shqiptarëve.

(Marrë nga AbcNews)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione deputetet e pasur ligji i dekriminalizimit mustafa nano deputetet e pasur ligji i dekriminalizimit mustafa nano

Sondazh

Insights 3 March 2020, 12:44

Demokracia liberale dhe armiqtë e saj

Kur dramaturgu gjerman Bertolt Brecht shkroi, “I gjithë pushteti vjen nga populli,” ai vijoi këtë duke shtruar një pyetje të rëndësishme: “Por nëse vjen nga pop...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin