Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Fondi i drejtuar nga Matt Rizzetta është gati të rrisë propozimin në 1.5-1.6 miliardë euro, ndërsa negociatat për blerjen e klubit italian vijojnë.
ITALI - Napoli mund të ndryshojë pronar pas më shumë se dy dekadash nën drejtimin e Aurelio De Laurentiisit. Investitorët amerikanë të fondit privat të kapitalit Underdog Global Partners po shqyrtojnë një ofertë të re, me vlerë nga 1.5 deri në 1.6 miliardë euro, për të bindur presidentin e klubit të pranojë shitjen.
Në krye të këtij projekti është sipërmarrësi Matt Rizzetta, i cili konfirmoi se negociatat janë ende në zhvillim. “Negociatat me Napolin janë duke vazhduar. Nuk do të shkojmë shumë larg përtej fillimit të vitit 2027”, deklaroi ai në një intervistë për median amerikane Sportico.
Takimi i parë mes palëve u zhvillua në mars, kur fondi amerikan paraqiti një ofertë prej 1.3 miliardë eurosh, duke propozuar gjithashtu që De Laurentiis të mbante titullin e presidentit të nderit. Kreu i Napolit e vlerësoi klubin në 2 miliardë euro dhe kërkoi të ruante një rol kyç në drejtimin e tij.
Pas disa muajsh vlerësimesh, investitorët amerikanë duket se janë gati të rrisin ndjeshëm propozimin, duke shtuar 200-300 milionë euro krahasuar me ofertën fillestare. Sipas raportimeve, Rizzetta është aktualisht kandidati i vetëm që po e ndjek seriozisht mundësinë e blerjes së klubit.
Ndërkohë, De Laurentiis pritet të finalizojë javën e ardhshme kontratat për blerjen e tokës në Qualiano, ku është planifikuar ndërtimi i qendrës së re stërvitore. Ky investim pritet të ndikojë edhe në rritjen e vlerës së aseteve të Napolit.
Një tjetër zhvillim lidhet me marrëdhënien me kompaninë MSC. Takimi në Gjenevë mes De Laurentiisit dhe familjes Aponte për stadiumin e ri nuk solli përparim konkret, por Gianluigi Aponte thuhet se është i gatshëm të forcojë partneritetin tregtar me klubin përtej vitit 2029, duke e çuar sponsorizimin në mbi 18 milionë euro në vit.
Napoli u ble nga De Laurentiis në vitin 2004 dhe, pas 22 vitesh drejtimi, mund të jetë përballë një ndryshimi historik të pronësisë. Oferta e re amerikane pritet të jetë një tjetër provë për gatishmërinë e presidentit për të shitur klubin.
B.T (Dosja.al)
KINE - Televizioni shtetëror kinez ka mbajtur jashtë transmetimit dy ndeshjet e para të La Ligës gjatë fundjavës, pas polemikave t...
GJERMANI - Harry Kane përjetoi orë të veçanta pas fitimit të Topit të Artë 2026. Sulmuesi anglez zbuloi se telefoni i tij n...
ANGLI - Manchester United vazhdon të zhgënjejë dhe humbja 2-0 ndaj Chelsea në “Stamford Bridge” ka shtuar edhe më shumë...
SPANJE - Frenkie de Jong do të bashkëpunojë sërish me Xavi Hernandez, këtë herë në përfaqësuesen e Holandë...
ANGLI - E ardhmja e Lisandro Martinez te Manchester United është vënë seriozisht në pikëpyetje. Marrëdhënia mes mbrojt&e...
SHBA - Një rikthim i Lionel Messit te Newell’s Old Boys, klubi ku hodhi hapat e parë në futboll, duket gjithnjë e më larg. Pavar&...
ITALI - Gerry Cardinale e ka të qartë se çfarë pret nga Milani në derbin ndaj Interit. Pronari i kuqezinjve organizoi një dark&e...
ITALI - Fabio Cannavaro nuk e fsheh ambicien për të drejtuar një klub të madh. Në një intervistë për Betsson.Sport, ish-...
FRANCE - Achraf Hakimi zhvilloi një nga paraqitjet më të mira të karrierës së tij, duke qenë protagonist absolut në fito...
FRANCE - Sezoni i tij i parë te Bayer Leverkusen (5 gola dhe 7 asiste në 44 ndeshje) dhe performancat e tij në Kupën e Botës i dhan&eum...