Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas emocioneve të së enjtes, UEFA Nations League vijon këtë të premte, më 13 nëntor, me dhjetë takime të vlefshme për javën e pestë të fazës së grupeve. Vëmendja përqendrohet te përballjet Holandë–Greqi dhe Serbi–Gjermani në Ligën A, ndërsa Zvicra kërkon të ruajë ecurinë perfekte në Ligën B.

ZVICER - Ndeshjet e UEFA Nations League vijojnë këtë të premte me një tjetër ditë të ngarkuar, ku në fushë do të zbresin përfaqësuese nga të katër ligat e kompeticionit.
Pas takimeve të së enjtes, ku Shqipëria mposhti Finlandën 2-0 dhe bëri një tjetër hap të rëndësishëm drejt vendit të parë në grupin C1, radha është për dhjetë përballje të tjera.
Në Ligën A, spikasin dy duele me peshë të veçantë. Holanda pret Greqinë, në një përballje ku vendasit synojnë të marrin maksimumin përballë një kundërshtari që ka treguar se mund të jetë rival i fortë. Ndërkohë, në Beograd, Serbia sfidon Gjermaninë, një takim që pritet të jetë ndër më interesantët e mbrëmjes.
Në Ligën B, vëmendja shkon te Zvicra, e cila udhëton në Slloveni me objektivin për të ruajtur rekordin perfekt. Helvetët janë skuadra e vetme në këtë nivel që ka fituar të katër ndeshjet e para. Në sfidën tjetër të grupit B1, Skocia përballet me Maqedoninë e Veriut.
Edhe Liga C ofron katër takime, ku spikat përballja Sllovaki–Ishujt Faroe. Këta të fundit kanë regjistruar katër barazime në po kaq ndeshje dhe mbeten skuadra që ende nuk ka arritur të fitojë në grupin C3.
Ndërkohë, në Ligën D do të luhen dy takime: Andorra–Gjibraltar dhe Lihtenshtejn–Azerbajxhan.
Të gjitha ndeshjet e 13 nëntorit
LIGA A
20:45: Holandë – Greqi
20:45: Serbi – Gjermani
LIGA B
20:45: Skoci – Maqedoni e Veriut
20:45: Slloveni – Zvicër
LIGA C
18:00: Moldavi – Kazakistan
20:45: Sllovaki – Ishujt Faroe
20:45: Bullgari – Islandë
20:45: Luksemburg – Estoni
LIGA D
20:45: Andorrë – Gjibraltar
20:45: Lihtenshtejn – Azerbajxhan
Java e pestë do të vijojë të shtunën me tetë ndeshje të tjera, ndërsa faza e grupeve do të mbyllet më 15, 16 dhe 17 nëntor. Shorti për fazën me eliminim direkt dhe ndeshjet e play-off-it është programuar për 20 nëntor.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Mauricio Pochettino mund të bëhet trajneri i ri i Manchester United, duke realizuar një nga dëshirat më të mëdha t&e...
ARGJENTINE - Lajmi pritej dhe tani është zyrtar. Trajneri i ekipit kombëtar të Argjentinës, Lionel Scaloni, ka zgjatur kontratën e...
ITALI - Zinedine Zidane nuk kërkon justifikime pas humbjes së Francës përballë Italisë. Trajneri i “Gjelave” vler&eum...
ITALI - Italia është shumë pranë objektivit të saj në Ligën e Kombeve. Pas suksesit të rëndësishëm ndaj ...
SHQIPERI - Shqipëria është vetëm një hap larg objektivit të madh në Nations League. Pas triumfit 2-0 ndaj Finlandës, me...
TIRANE - Trajneri kuqezi vlerëson lojën dhe fitoren 2-0 ndaj Finlandës, ndalet te përmirësimi i lojtarëve dhe roli i ri i Mitajt. ...
TIRANE - Autori i golit të parë në fitoren 2-0 ndaj Finlandës flet për momentin e tij më të mirë me Kombëtaren. Sul...
ITALI - “Të kaltërit” triumfojnë 3-1 në San Siro pas një përmbysjeje spektakolare. Franca pëson humbjen e par&eum...
SPANJE - Spanja mposht Çekinë dhe siguron çerekfinalet, ndërsa Anglia kalon me vështirësi Kroacinë. Të dielën, ...
TIRANË- Pas 46 vitesh, Shqipëria thyen më në fund tabunë Finlandë! Kuqezinjtë rikthehen te fitorja ndaj nordikëve, duke...