12 November 2026, 22:42
Nga E. D

TIRANË- Pas 46 vitesh, Shqipëria thyen më në fund tabunë Finlandë! Kuqezinjtë rikthehen te fitorja ndaj nordikëve, duke përsëritur suksesin 2-0 të 3 shtatorit 1980 dhe duke marrë një triumf me peshë të jashtëzakonshme në garën për kreun e Grupit C1 të Ligës së Kombeve.
Në Arenën Kombëtare, përballë mbështetjes së tifozëve kuqezi, skuadra e Rolando Maran dhuron një mbrëmje për t'u mbajtur mend. Protagonistët janë dy emra të repartit ofensiv, Ernest Muçi dhe Rey Manaj.
Shqipëria kërkon të marrë kontrollin e lojës që në minutat e para, ndërsa momenti i shpërthimit vjen në minutën e 35-të. Ernest Muçi realizon një gol spektakolar, një kryevepër të vërtetë që mposht portierin finlandez dhe ndez festën në stadium.
Avantazhi i jep më shumë besim përfaqësueses sonë, e cila nuk vonon të godasë sërish. Vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, në minutën e 50-të, Elseid Hysaj shërben për Rey Manajn dhe sulmuesi kuqezi nuk fal, duke dyfishuar shifrat.
Dy gola, dy protagonistë dhe një Shqipëri që tregon se di të jetë vendimtare në momentet e rëndësishme. Finlanda përpiqet të reagojë, por kuqezinjtë ruajnë qetësinë, administrojnë avantazhin dhe shkojnë drejt një fitoreje që ka vlerë jo vetëm për klasifikimin, por edhe për historinë e përballjeve mes dy skuadrave.
Për herë të fundit, Shqipëria e kishte mposhtur Finlandën më 3 shtator 1980, po me rezultatin 2-0. Plot 46 vite pritje marrin fund në Arenën Kombëtare, aty ku Muçi dhe Manaj firmosin një triumf që blindon pozitat e kuqezinjve në krye të grupit dhe i afron edhe më shumë me objektivin e madh: ngjitjen në Ligën B./Dosja.al
ndeshja shqiperi- finlande
Sport
12 November 2026, 21:53
E. D
TIRANË- Shqipëria ka realizuar golin e dytë me anë të Rey Manajt, duke e çuar rezultatin Shqipëri- Finlandë në 2...
Sport
12 November 2026, 21:35
E. D
TIRANË- Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri- Finlandë. Në 45 minutat e para në avantazh janë kuqez...
Sport
12 November 2026, 21:22
E. D
TIRANË- Festë në stadiumin “Arenën Kombëtare”! Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Finlandës...
Sport
12 November 2026, 20:50
E. D
TIRANË- Ndeshja Shqipëri- Finlandë, ka startuar në “Arenën Kombëtare”. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot...
Sport
12 November 2026, 19:36
E. D
TIRANË- Formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare, për ndeshjen ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve është publikuar. ...
Sport
12 November 2026, 17:45
ANGLI - Ardhja e Mauricio Pochettino në Old Trafford do të duhet të presë. Trajneri argjentinas dhe Manchester United kanë arritur nj&e...
Sport
12 November 2026, 17:32
FINLANDE - Finlanda ka ndërmarrë një tjetër hap kundër Rusisë, duke vendosur të bllokojë hyrjen në territorin e sa...
Sport
12 November 2026, 17:20
ARGJENTINE - Emiliano Martinez po bën hapa të rëndësishëm drejt rikthimit në fushë. Portieri argjentinas është shf...
Sport
12 November 2026, 17:09
ANGLI - Michael Carrick është trajneri i radhës që largohet nga Manchester United. Klubi anglez njoftoi të enjten ndarjen me ish-mesfu...
Sport
12 November 2026, 16:55
ITALI - E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Mesfushori belg mund të largohet...