Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri i Francës pranon superioritetin e Azzurrëve pas humbjes në San Siro dhe nuk kërkon justifikime për rezultatin. Zidane analizon problemet në mbrojtje, ndërsa shpreson të ketë Kylian Mbappé në dispozicion për sfidën vendimtare ndaj Turqisë.

ITALI - Zinedine Zidane nuk kërkon justifikime pas humbjes së Francës përballë Italisë. Trajneri i “Gjelave” vlerësoi paraqitjen e Azzurrëve në San Siro, duke pranuar se skuadra e tij pagoi shtrenjtë gabimet në repartin defensiv.
“Bravo, Itali! Nuk kemi asnjë ankesë. Italia luajti lojën e saj të zakonshme mbrojtëse, të cilën e bën shumë mirë. Në ndeshjen e parë i pashë të luanin më mirë me topin, por sot fituan dhe nuk ka asgjë për të thënë. Bravo për ta, ne duhet të përqendrohemi te ndeshja tjetër”, deklaroi Zidane në konferencën për shtyp pas takimit.
Tekniku francez pranoi se skuadra e tij e nisi mirë ndeshjen dhe krijoi disa mundësi, por humbi ekuilibrin me kalimin e minutave, veçanërisht në fazën mbrojtëse.
“U afruam mirë në ndeshje dhe krijuam disa raste. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë, por më pas patëm vështirësi dhe nuk ishim aq të mirë në mbrojtje. Mungesë guximi? Absolutisht jo. Ishim gjithmonë në lojë dhe patëm posedimin e topit. Duhet ta analizojmë këtë ndeshje, sepse edhe gabimet janë pjesë e procesit të të mësuarit”, shtoi trajneri.
Zidane u ndal edhe te paraqitja e Michael Olise, duke theksuar se një lojtar nuk mund të ruajë të njëjtin nivel gjatë gjithë 90 minutave, sidomos kur e gjithë skuadra pëson rënie në lojë.
Franca tashmë duhet të reagojë në sfidën e fundit kundër Turqisë, ku fitorja është objektivi i vetëm për të mos rrezikuar kualifikimin. Një shqetësim për Zidane mbetet edhe gjendja fizike e Kylian Mbappé, i cili nuk u aktivizua ndaj Italisë për shkak të një problemi të vogël fizik.
“Shpresoj që Mbappé të jetë në gjendje të luajë kundër Turqisë. Ai ka një problem të vogël dhe plani ishte që të pushonte në këtë ndeshje”, përfundoi Zidane.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Italia është shumë pranë objektivit të saj në Ligën e Kombeve. Pas suksesit të rëndësishëm ndaj ...
SHQIPERI - Shqipëria është vetëm një hap larg objektivit të madh në Nations League. Pas triumfit 2-0 ndaj Finlandës, me...
TIRANE - Trajneri kuqezi vlerëson lojën dhe fitoren 2-0 ndaj Finlandës, ndalet te përmirësimi i lojtarëve dhe roli i ri i Mitajt. ...
TIRANE - Autori i golit të parë në fitoren 2-0 ndaj Finlandës flet për momentin e tij më të mirë me Kombëtaren. Sul...
ITALI - “Të kaltërit” triumfojnë 3-1 në San Siro pas një përmbysjeje spektakolare. Franca pëson humbjen e par&eum...
SPANJE - Spanja mposht Çekinë dhe siguron çerekfinalet, ndërsa Anglia kalon me vështirësi Kroacinë. Të dielën, ...
TIRANË- Pas 46 vitesh, Shqipëria thyen më në fund tabunë Finlandë! Kuqezinjtë rikthehen te fitorja ndaj nordikëve, duke...
TIRANË- Shqipëria ka realizuar golin e dytë me anë të Rey Manajt, duke e çuar rezultatin Shqipëri- Finlandë në 2...
TIRANË- Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri- Finlandë. Në 45 minutat e para në avantazh janë kuqez...
TIRANË- Festë në stadiumin “Arenën Kombëtare”! Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Finlandës...