Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Ndalohet kamioni pa targa në Kukës, shoferi dërgohet në komisariat, tre vëllezërit e tij dhunojnë efektivët
11 September 2020, 17:21Nga DOSJA
KUKES– Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi jo vetëm kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë por edhe i kanë kanosur ata për shkak të detyrës.
Ngjarja nisi në aksin rrugor Krumë-Letaj, kur policët ndaluan një kamion pa targa, i cili ishte i ngarkuar me material kromi në dukje. Shoferi i kamionit i ka kundërshtuar efektivët duke mos ju dhënë dokumentat, duke bërë që më pas policët ta dërgonin në komisariat.
Gjatë shoqërimit e A.D familjarët e tij kanë dhunuar efektivët. Familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin. Tre personat u arrestuan ndërkohë njëri prej tyre është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Është shoqëruar në komisariatin e Kukësit shtetasi A.D pasi nuk kishte dokumentat me vete. Gjatë shoqërimit për veprime të metejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin. Me ardhjen e forcave të tjera të Policisë në ndihmë është bërë shoqërimi i shtetasve në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre, konkretisht:
B.D., 30 vjeç, A. D., 33 vjeç dhe B. D., 34 vjeç, banues në Golaj.
Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. D., 36 vjeç, njëri prej vëllezërve të drejtuesit të kamionit.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa nga ana e Policisë rrugore vijojnë veprimet për bllokimin e kamionit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, ”Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORE- Një anije e vjetër është fundosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Anija është pastruar nga vajrat dhe mbetjet e tjera me impakt mjedisor dhe më pas ës...
ATHINË– Zbulohen detaje nga marrja në pyetje e dy të rinjve të dënuar me burg përjetë për përdhunimin dhe më pas vrasjen e studentes Eleni Topaloudi....
TIRANE-Një 27 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë nga policia e shtetit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses. Ndërsa një 50-v...
Aktualitet11 September 2020, 16:24
TIRANË– Xhaxhai i Eglantina Bucit i ka kërkuar Policisë që të tërheqë eshtrat e mbesës së tij në mënyrë që t’i varrosë. Xhaxhai është i vetmi n...
TIRANË- Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se për ditën e nesërme janë konfirmuar 22 fluturime, kryesisht për në Turqi, Itali dhe Gjermani. Në një njoftim zyr...
TIRANE- Për shoferët që nuk respektojnë rregullat e Kodit Rrugor ka një lajm të keq. Kodi ka ashpërsuar masat e reja të cilat do ti kalojë në Kuvend për ta shqy...
Aktualitet11 September 2020, 15:01
TIRANË– Sërish flakë në Shqipëri. Vetëm gjatë ditës së sotme janë aktivizuar disa vatra të reja në Vlorë, Lushnje dhe Kurbin. Në Vlorë, vatra është a...
KURBIN- Një zjarr masiv është aktivizuar në malin e Bardhë në Kurbin. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës që po favorizion zjarrin.Ndër...
SHKODËR– Një 18-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ...
SHQIPËRI– Reval Hysenaj, 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, është vënë në pranga pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike...