Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Ndalon makinën dhe i jep pallto bashkatdhetarëve të mbroheshin nga i ftohti, futbollisti i Napolit tregon gjestin prej kampio
27 January 2021, 10:42Nga DOSJA
NAPOLI-Kalidou Koulibaly kampion i solidaritetit. Sipas raporteve nga Il Mattino, mbrojtësi i Napolit u fotografua pranë disa semaforëve në Agnano ndërsa ai u dha disa pallto disa bashkatdhetarëve për t’i ndihmuar ata të mbroheshin nga i ftohti. Një gjest i bërë larg kamerave, por prapë i qëlluar nga një tifoz napolitan i cili vendosi ta shpërndajë këtë material.
“Ishte ora 13:30, isha në semaforët e Agnano-s. Nga larg njoha formën e tij, ishte shkëmbi ynë mbrojtës. Unë iu afrova e përshëndeta, ai u kthye me një buzëqeshje, por ai ishte shumë i zënë me diçka tjetër – shkruajti Paolo Leccia në rrjetet sociale -. Nga kureshtja u ndala dhe vura re se ai po u jepte pallto bashkëqytetarëve të tij për t’u mbrojtur nga i ftohti “.
“Kam qëndruar edhe pak kohë për të parë dhe akoma tani nuk bëj asgjë tjetër veçse e komplimentoj për atë që bën. Shumë herë gjykojmë vetëm nga ato që bëjnë në fushë, por për mendimin tim këto janë shfaqjet më të mira që mund të bëhen.” Përfundon tifozi.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ARGJENTINË-Në Argjentinë hetimet vazhdojnë për të rindërtuar trashëgiminë e Diego Armando Maradonës në mënyrë që të përcaktohet trashëgimia e destinuar për...
SHKODER – Vllaznia kërkon të mos humbë kohë në këto ditë të fundit të merkatos së janarit për të përforcuar organikën e saj për vijimin e kampionatit. Në orët e...
ITALI-Derbi i Milanos këtë herë përfundon në favor të Interit. Zikaltërit përmbysin kuqezinjtë duke triufmuar me shifrat 2-1 në çerekfinalen e Kupës së I...
TIRANE – Vetëm pas 24 orësh nga largimi i Nevil Dedes prej pankinës së kryeqytetasve, drejtuesit e klubit bardheblu kanë gjetur trajnerin tyre të ri. Ai do të j...
ITALI – “Unë jam i trishtuar dhe gjithashtu i lumtur. Do të bëja gjithçka që bëra, që nga dita e parë në Bergamo. Ne kemi bërë historinë e këtij klubi ta...
TIRANE – Prej kohësh Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta ka venosur të nderojë një pjesë të mirë të figurave të sportit në vend, që dikur kanë dhënë...
TIRANE – Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Igli Tare, aktualisht drejtor sportiv i Lacios, ishte i ftuar në një lidhje telefonike me emisionin “Sport Time” në S...