Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Në kafe, unë, ti, Gjushi, Ilir Ndraxhi”, zbardhen përgjimet mes Avdylajt dhe kreu të bashkisë së Shijakut (VD)
5 June 2019, 08:22Nga DOSJA
TIRANË- Media gjermane Bild ka publikuar bisedat mes Astrit Avdylajt dhe kreu të Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomanit.
Gjatë telefonatës, Avdylaj e ftoi Kokomanin për të pirë një kafe ku edhe do të diskutonin disa gjëra të rëndësishme.
Biseda:
Astrit Avdulaj: He mo kryetar Ardian Kokomani: Si je? Jam akoma këtej se sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë. Astrit Avdulaj: Të bëftë mirë po e di për ccfarë të mora? Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjësit. Unë, ti, Gjushi, Ilir Ndraxhi dhe Jupi (Vëllai i Ilirit) do pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00. Ardian Kokomani: Atëherë në orën 10 duhemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, futbollisti jonë, nga Shijaku. Kanë organizuar ceremony ata dhe do të takohemi atje. Astrit Avdulaj: Do takohemi për kafe, do marrim Paparitin që e kemi nesër që… Erdhën sot ato po diskutonim se ishte dhe Juli… e kupton çfarë dua të them? Po të jesh edhe ti, se po nuk ishte ti… Ardian Kokomani: E normal Astrit Avdulaj: Alo ça the Ardian Kokomani: Titi, po them pa merak, atje në Durrës se do jem edhe në ceremoni atje për ceremoninë. Astrit Avdulaj: Mirë pra, nga do ashtu që të jesh edhe ti me to Ardian Kokomani: Po po Astrit Avdulaj: Mirë faleminderit
Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.
K.M/J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka dalë në një konferencë për mediat, pas publikimit të 6 audio-përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”. Man...
TIRANË- Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot 6 audio-përgjime për”Dosjen 339|1″, ku përmenden kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kryetari ...
Tiranë- Për përgjimet e “Bild” ka reaguar ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili është shprehur se pushtetit të Ramës i ka ardhur fundi.“Çdo deputet...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me përgjimet e “Bild”, në të cilat përmendej edhe kryeministri Edi Rama.Me anë të një statusi në Faceb...
TIRANE- Kandidati i Partisë Socialiste në Shijak, Elton Arbana, ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimit mes tij dhe Astrit Avdylajt. Elton Arbana, është per...
KORCE- Pas tërmeteve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës, kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar në fshatin Floq për të parë nga afër situatën. Rama k...
TIRANE– Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur menjëherë verifikimet pas audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, në lidhje me ndikimin në zgj...
TIRANË– Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka larguar dhe ka transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.Gjatë një deklarate për mediat, ...
Ilir Ndraxhi, deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, i cili përmendet në përgjimet e kreut të grupit kriminal të Shijakut Astrit Avdylajt, të publik...
DURRËS– Pas publikimit të përgjimeve të BILD, për Dosja.al ka reaguar edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. I pyetur nëse audiopërgjimet e publikua...