16 November 2026, 15:08
Nga E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë gradual, por sipas tij i bazuar në meritë. Gjatë fjalës së tij në Bruksel, Rama tha se të integrohesh në BE pa meritë, si plani për ‘anëtar të asociuar për Ukrainën’, është s’i të marrësh patentën pa ditur makinën.
Kryeministri tha gjithashtu se vendet aspirante për integrimin në BE duhen mbajtur afër, pasi sipas tij, ‘nëse e lë fëmijën jashtë shtëpisë, vajza mund të dashurohet me një gangster rus, ose të luajë me lodra kineze'. Rama theksoi ndër të tjera se shqiptarët janë të dashuruar me BE-në dhe mund të qëndrojmë jashtë Bashkimiet Europian.
“Kam luftuar për këtë gjë prej një kohe të gjatë për integrim gradual. Mendoj se plani i ri i rritjes në vetvete është një instrument që e pasqyron këtë qasje nga ana e Komisionit dhe BE-së. Sepse hendeku ende vijon të jetë i madh dhe nevoja për të pasur më shumë sa u takon kapaciteteve për ta mbyllur këtë hendek është e jashtëzakonshme. Përpjekjet për të bërë gjëra si ato që ju përmendët si ‘anëtar i asociuar për Ukrainën’ nuk shkojnë askund. E para, sepse është një gënjeshtër. Së dyti, sepse nuk ka të bëjë me ndryshimin thelbësisht thelbësisht të instrumentit të BE-së, të bazuar në meritë. Nuk është në interes të vendeve tona ta pranojmë këtë. Procesi i bazuar në meritë është një dhuratë për ne. Një proces që na bën ne të bëjmë gjëra që në të kundërt nuk do të ishim në gjendje t’i bënim. BE është burimi më i jashtëzakonshëm i vijës sesi ndërtohen institucionet. Po ashtu është vendi i duhur i torturës, por është për ne. Të kërkosh të kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë, është si të marrësh patentën, pa ditur makinën. Rrezikon veten dhe të tjerët. Besoj se ka ardhur koha për Komisionin Europian, për Këshillin, për shtetet anëtare, që t’i sjellë të shtatë, sepse 7 janë edhe fëmijët e Ursulës, t’i sjellë të shtatë rreth tryezës. Nëse Ursula do i thoshte fëmijëve ‘duhet të rriteni aty jashtë në lagje, para se t’ju pranojmë në shtëpi, atëherë do të rrezikohej që fëmijët të mos vinin më në shtëpi. Larg qoftë, vajza mund të binte në dashuri me një gangster rus. Një tjetër vajzë mund të luante me lojëra kineze, deri në atë pikë që të mos kthehej më në shtëpi. Ne shqiptarët jemi pak të veçantë, jemi të dashuruar me BE-në dhe mund të qëndrojmë aty jashtë”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
16 November 2026, 15:06
E.d
Sara Mila
TIRANA- Kreu i SPAK, Klodian Braho është pyetur nga gazetarët në lidhje me paraqiten e deputetes së PS-së, Sara Mila n...
Politike
16 November 2026, 15:00
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin për krime lufte pranë Gjykatës Speciale në Hagë, më 9 nën...
Politike
16 November 2026, 14:35
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara muajt e fundit në Shqipëri, duke theksuar se vëmendja ndërkomb...
Politike
16 November 2026, 14:28
E.d
Belinda Balluku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e hetimeve për dosjen ndaj ish-zëvend&...
Politike
16 November 2026, 14:28
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin me këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës, të interpretuar n...
Politike
16 November 2026, 14:03
G.M
Mark Rutte
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shpjeguar arsyet që kanë çuar në rishikimin e kalen...
Politike
16 November 2026, 14:02
E.d
Deputeti socialist Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar ditën e sotme se nuk do të heq dor...
Politike
16 November 2026, 13:31
E.d
Marta Kos
Interpretimi i muzikës së këngës serbe "Oj Kosovo, Kosovo”, e cilësuar si nacionaliste, në hapjen e Forumit t&eu...
Politike
16 November 2026, 13:22
E.d
Belinda Balluku
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen penale...
Politike
16 November 2026, 12:55
E.d
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përcjellë një mesazh të qartë për...