LIVE UPDATES
Politike

Asambleja e PS/ Braçe: Nuk tërhiqem nga gara për Bashkinë e Tiranës, kërkoj që kandidati të zgjidhet përmes një procesi të hapur (VIDEO)

Duke iu referuar edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përcaktimin e ministrave dhe deputetëve, Braçe ngriti pikëpyetjen se çfarë roli kanë vetë socialistët në vendimmarrje dhe në cilat procese u jepet atyre mundësia të zgjedhin.

16 November 2026, 14:02 Nga E.d
Asambleja e PS/ Braçe: Nuk tërhiqem nga gara për Bashkinë
Deputeti socialist Erion Braçe

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar ditën e sotme se nuk do të heq dorë nga kandidimi për Bashkinë e Tiranës, duke shtuar se çështja nuk lidhet me një ambicie personale, por me nevojën për një proces demokratik dhe gjithëpërfshirës brenda Partisë Socialiste. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Braçe ka folur edhe për raportimet mbi diskutimet në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, duke i cilësuar disa prej tyre si të pavërteta dhe interpretime të deformuara të qëndrimeve të tij.

Deputeti socialist bëri të ditur se në mbledhje ka kërkuar zhvillimin e një procesi të hapur politik, ku të përfshihet anëtarësia e PS-së, por edhe qytetarë e përfaqësues të tjerë të së majtës, për të përcaktuar kandidatin që do të garojë për drejtimin e kryeqytetit. Duke iu referuar edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përcaktimin e ministrave dhe deputetëve, Braçe ngriti pikëpyetjen se çfarë roli kanë vetë socialistët në vendimmarrje dhe në cilat procese u jepet atyre mundësia të zgjedhin.

Ai theksoi se e drejta për të kandiduar duhet t'i njihet kujtdo që ka një projekt konkret politik, ekonomik dhe social për Tiranën, pavarësisht nëse është anëtar i PS-së apo vjen nga shoqëria civile dhe e majta më e gjerë. Në fund, Braçe bëri të ditur se do të ishte pjesë e një gare të tillë, pasi ka qenë ndër të parët që ka kërkuar një proces përzgjedhjeje, por mohoi që synimi i tij të jetë thjesht shpallja e emrit si kandidat.

Erion Braçe: Tani, për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, unë nuk kam folur. Dhe nuk kam folur sepse zbatoj ca rregulla. Nuk nxjerr kurrë në publik çfarë thuhet atje brenda. As për fjalët e mia nuk e kam bërë këtë. Po kur shoh që pisa nga aty brenda nxjerrin të pavërteta, gjysmë të vërteta, sajojnë togfjalësha, qëndrime e të tjera me radhë që u shërbejnë atyre dhe këtyre, natyrisht që duhet të flas.

Shikoni, për çështjen e kandidimit në Bashkinë e Tiranës, unë kam të njëjtin qëndrim, s’kam ndryshuar asgjë. Kam kërkuar proces politik që përfundon me zgjedhjen, në anëtarësinë e Partisë Socialiste dhe më gjerë se ajo, të kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Këtë kam thënë dhe në Asamble. Kam thënë qartë që nuk është nevoja ime, por është nevoja e Partisë Socialiste, e socialistëve, që të ndryshojmë mënyrën e vendimmarrjes edhe për kandidatët për kryetar bashkie.

Pra, kam kërkuar dy gjëra. E para, një proces politik, një proces të qartë politik që përfshin socialistët. Sepse, me thënë të drejtën, unë që jam përditë në territor, jo pisat, po unë që jam përditë në territor, takoj njerëz, takoj socialistë, takoj të majtë e kështu me radhë. Kam parë që socialistët ndihen të harruar, ndihen të lënë mënjanë, ndihen të braktisur. Ndiejnë pamundësinë për të pyetur, për të marrë përgjigje në rast se u bie radha të pyesin. Ndihen të papërfshirë dhe, natyrisht, ndiejnë pamundësinë për të marrë vendime. Për ta merr vendime një grusht gjithmonë e më i vogël njerëzish, ku bëj pjesë edhe unë për shkak se jam pjesë e këtyre forumeve.

Referuar edhe asaj që kryetari tha atje, që ministrat i cakton ai, kështu thotë Kushtetuta, por deputetët i caktojnë drejtuesit politikë të qarqeve. Me gjasë, do t’i caktojnë edhe kandidatët për kryetarë bashkie apo këshilltarë po ata. Po prapë, çfarë kam kërkuar unë aty? Ka qenë përgjigje e një pyetjeje që e kam bërë po aty. Po socialistët kur vendosin? Kur vendosin dhe për çfarë vendosin?

Pikërisht në referencë të kësaj kam kërkuar një proces politik, siç kam kërkuar që t’i njihet si legjitime ambicia e cilitdo brenda partisë apo jashtë partisë, anëtar partie apo i majtë, apo në shoqërinë civile, që e mendon Partinë Socialiste si një instrument të vlefshëm, që ka një projekt politik, ekonomik, social, shoqëror, urban për të ndryshuar qeverisjen e qyteteve tona, duke filluar nga Tirana. Dhe nëse njihet, po e përsëris, si legjitime, po, në një proces të tillë unë do të jem pjesë, afërmendsh, sepse e kam kërkuar nga dita një unë. Po nuk kam pikën e ambicies, dhe e kam thënë aty, të jem pjesë e një procesi njoftimi të një emri, qoftë ky edhe emri im. Për atë s’kam asnjë lloj ambicieje. E kam thënë aty, po e ndaj me ju, vazhdoj ta them. Kjo është e vërteta. Tani vazhdoni, ndotni ambientin, po prapë./Dosja.al

Asambleja e PS Erion Braçe tiranë  

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin