Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Nevil Dede është shpallur “Trajneri më i mirë” i muajit tetor në kampionatin “Abissnet Superiore”, në vlerësimin e bërë nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.
TIRANE - Trajneri i Egnatias regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës rrogozhinase, duke arritur tri fitore ndaj Laçit, Vllaznisë dhe Teutës. Këto rezultate i mundësuan Egnatias të grumbullojë 9 pikë dhe të ngjitet në vendin e parë të renditjes së kampionatit, me 21 pikë pas nëntë javëve të para.
Trofeun e “Trajnerit më të mirë” të muajit tetor, Nevil Dedes ia dorëzoi trajneri i përfaqësueses U-19, Fatjon Tafaj.
Pas marrjes së çmimit, në një prononcim për fshf.org, trajneri i Egnatias u shpreh mirënjohës për këtë vlerësim, duke ia dedikuar arritjen futbollistëve dhe klubit për mbështetjen e bashkëpunimin.
Duke folur për ecurinë e kampionatit, trajneri theksoi konkurrencën dhe nivelin e këtij edicioni, ndërsa u shpreh se pret një garë të luftuar deri në fund.
Dede foli edhe për aventurën europiane të skuadrës në UEFA Conference League, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve dhe mënyrën se si Egnatia po përballet me kundërshtarët në arenën ndërkombëtare.
Më poshtë, prononcimi i plotë i trajnerit Nevil Dede:
Mbyllet faza e parë e kampionatit, si ishin këto 9 javë për Egnatian? – Kampionati është shumë i luftuar dhe shumë i fortë sivjet. Me shumë vështirësi arritëm të kthehemi aty ku ne pretendojmë që na takon. Mos të harrojmë që kemi edhe kundërshtarë të fortë, si Teuta, Dinamo, por edhe të tjerët që nuk janë “ndezur” akoma. Besoj që “Abissnet Superiore” do të jetë një kampionat i luftuar dhe tifozët sivjet do të shijojnë një futboll të bukur dhe të kënaqshëm për nivelin tonë.
Çmimi si trajneri më i mirë i muajit tetor? – Është nder dhe jam shumë mirënjohës për vlerësimin që marr si trajneri i muajit. Mirënjohje për futbollistët tanë, për përkushtimin dhe punën e palodhur çdo ditë, si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje, që bëjnë të mundur që ne të jemi këtu ku po shkojmë dhe po ecim. Merita është vetëm e atyre. Gjithashtu, vlerësim maksimal për klubin Egnatia, për mbështetjen që japin dhe për bashkëpunimin e frytshëm që po bëjmë. Shpresojmë që të jemi në këtë ritëm dhe pozitivitet, jo vetëm rezultatesh, por sidomos të lojës dhe të mundohemi të mos na ndodhin dëmtime si ai i Sotës dje, për të cilin me keqardhje uroj shërim sa më të shpejtë.
Aventura europiane në Conference League? – Të jem i sinqertë, bashkë me djemtë po e shijojmë këtë moment. Besoj që edhe shqiptarët, kush e do futbollin, po e shijojnë. Në momentin e parë arritëm atë objektiv që kishim, pra grupet e Conference League. Tani po marrim pikë, por përpos pikëve, ajo që mua më kënaq është që ne luajmë futboll përballë çdo kundërshtari, në çdo stadium të Europës ku ne shkojmë. Unë jam shumë krenar për djemtë dhe për futbollin që ata po mundohen të bëjnë bashkë me mua. Shpresojmë që të vazhdojmë të përmirësohemi çdo ditë. Motoja jonë është: versioni ynë më i mirë, çdo ditë dhe çdo ndeshje.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Një tjetër futbollist i Premier League është bërë viktimë e grabitjeve në Angli. Këtë herë në...
SPANJE - Lamine Yamal nuk e ka lënë zhgënjimin e Topit të Artë të ndikojë në paraqitjet e tij. Këtë e ka konfi...
SPANJE - Barcelona ka nisur të mendojë për përforcime në repartin defensiv, pas dy humbjeve të rëndësishme ndaj PSG-s&eu...
AFRIKE - Kalendari afrikan i futbollit vazhdon të jetë një temë e nxehtë. Me ankesa të përsëritura nga klubet evropiane ...
ARABIA SAUDITE - Kupa e tij e fundit para se të tërhiqet. Cristiano Ronaldo ka kohë që ndjek 1000 golat në karrierën e tij dhe mun...
TIRANE - I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht nga stadiumi të mërkur&eum...
BRAZIL - Carlo Ancelotti ka zbuluar listën me 26 futbollistë të Brazilit për dy ndeshjet e fundit të vitit 2026, kundër Japonis&eu...
ANGLI - Në familjen Bellingham, talenti për futbollin nuk i përket vetëm brezit të ri. Mark Bellingham, babai i Jude dhe Jobe, ësh...
ANGLI - Jack Grealish është përballur me masa disiplinore te Evertoni. Trajneri David Moyes vendosi ta përjashtojë nga skuadra për...
Aktivistët sudanezë demonstrojnë jashtë stadiumit Etihad, duke shfaqur banderola dhe karikatura ANGLI - Manchester City përballet me ...