Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Nga dhuna në familje në arratisje, arrestohen 3 persona në Fier ndërkohë 2 të tjerë procedohen penalisht
22 September 2021, 07:19Nga DOSJA
FIER- Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit janë arrestuar 3 persona dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë.
Në prangat e policisë së Fierit 43-vjeçari, Shpëtim Muharremi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij kishte një vendim nga Gjykata e Apelit të Vlorës të masës ‘arrest me burg.’
Sipas njoftimit të policisë një tjetër shtetas i identufikuar si Dashamir Shehaj, 55 vjeç, banues në Patos është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.
Ndërkohë dy shtetas banues në fshatin Drizë janë procedura peanlisht për ‘plagosje e lehtë me dashje’ pasi janë konfiktuar me njëri-tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.
Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Sh. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin H. H., pasi në Daullas, Fier, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me shegë.
Gjithashtu, filloi procedimi penal për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit A. H., 26 vjeç dhe L. Dh., 50 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi për motive të dobëta janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN– Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shtetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësphet se personi me inicialet B. D., 31 vj...
LEZHË– Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion duke bllokuar dy automjete të cilat transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.Sipa...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vendin tonë. Dosja.al ka në faqen kryesore parashikimin e hororoskopit për ditën e sotme. S...
SHQIPËRI– Vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas Meteoalb, në disa zona do të ketë dhe mot të vran...
TIRANË– Bashkitë dhe institucionet që do të zhvillojnë tendera do të duhet që të hartojnë një plan të qartë me afatet për realizimin e kontratave të ...
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka vendosur sërish që të rikthejë “Ditën pa Makinë”, e gjitha në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”. 22 shtatori në kry...
Vetëm 20% e shqiptarëve janë vaksinuar me dy doza dhe as që mund të diskutohet doza e tretë të paktën për këtë vit.Federata mjekët shqiptarë në Europë bëjnë thi...
BRITANI E MADHE- Një shqiptar u dënua me 4 muaj burg pasi Policia i gjeti mbi 500 bimë kanabis me vlerë më shumë se 380,000 £ në një shtëpi trekatëshe në Gainsb...