Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Mbrëmje me emocione dhe rezultate të rëndësishme në Champions League. Bayern Munich u ndal në një barazim spektakolar 3-3 në transfertën norvegjeze ndaj Vikingut, pavarësisht se arriti të përmbyste disavantazhin.
NORVEGJI - Mbrëmje me emocione dhe rezultate të rëndësishme në Champions League. Bayern Munich u ndal në një barazim spektakolar 3-3 në transfertën norvegjeze ndaj Vikingut, pavarësisht se arriti të përmbyste disavantazhin. Arsenali fitoi bindshëm 3-0 ndaj Lille, ndërsa Brajan Gruda u bë vendimtar për Leipzigun, që mposhti PSV-në 1-0.
Bayern Munich, nga përmbysja te zhgënjimi në fund
Bayern Munich përjetoi një ndeshje të çmendur në Norvegji, ku barazoi 3-3 me Vikingun. Skuadra gjermane e nisi takimin në disavantazh, pasi vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, me Gianni Stensness në minutën e 2-të dhe Peter Christiansen në të 38-ën.
Situata u komplikua edhe më shumë për bavarezët pas daljes me karton të kuq të Michael Olise. Megjithatë, Bayern reagoi me karakter dhe arriti të përmbyste rezultatin. Harry Kane shënoi dy gola në minutat 54 dhe 60, ndërsa Luis Díaz realizoi golin e tretë në minutën e 71-të.
Kur fitorja dukej pranë, Vikingu goditi sërish në fund, me Herman Haugen që barazoi në minutën e 90-të. Kështu, Bayern u largua me vetëm një pikë nga një ndeshje që dukej se e kishte fituar.
Arsenali nuk fal, tri gola ndaj Lille
Arsenali vijon formën e shkëlqyer në Champions League, duke mposhtur Lille me rezultatin 3-0. Pas një pjese të parë pa gola, londinezët e zgjidhën ndeshjen në fraksionin e dytë, duke shënuar tri herë brenda një intervali të shkurtër.
Jurriën Timber zhbllokoi rezultatin në minutën e 64-t, ndërsa Eberechi Eze dyfishoi shifrat. Bukayo Saka vulosi fitoren 3-0, duke konfirmuar epërsinë e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.
Me këtë sukses, Arsenali konfirmon ambiciet e tij në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe vazhdon me pikë të plota në fazën e ligës.
Brajan Gruda vendos gjithçka, Leipzig merr tri pikët
Një fitore me rëndësi për RB Leipzigun, që mposhti PSV Eindhovenin me rezultatin minimal 1-0. Protagonisti i mbrëmjes ishte Brajan Gruda, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 75-të, duke i dhënë skuadrës gjermane tri pikë të çmuara. Ndeshja ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës deri në momentin vendimtar të Grudës. PSV pati mundësinë të barazonte, por Ivan Perišić shpërdoroi një penallti, ndërsa një gol i mëvonshëm i holandezëve u anulua për pozicion jashtë loje.
Falë golit të Grudës, Leipzig siguron fitoren e parë në këtë edicion të Champions League, pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Comos.
B.T (Dosja.al)
TURQI - Barcelona dhuroi një tjetër mbrëmje spektakolare në Champions League, duke përmbysur Galatasarayin në Stamboll dhe duke fi...
ITALI - Një përballje elektrizuese dhe me kthesa të paimagjinueshme ka dhënë një nga rezultatet më befasuese të xhiros s...
PORTUGALI - Sporting Lisbona vazhdon me hapa të sigurt në Champions League, ndërsa Sabah feston një sukses historik, duke siguruar fitoren e...
ANGLI - Jamie Carragher nuk do të shpallet i falimentuar. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka zgjidhur detyrimin tatimor të papaguar ndaj autoritetev...
HOLANDE - Angelina Melnikova, një nga emrat më të njohur të gjimnastikës artistike, nuk do të marrë pjesë në ...
TURQI - Barcelona duhet të bëjë kujdes në Stamboll. Atmosfera në stadiumin “Ali Sami Yen” dhe presioni i Galatasarayt mund...
TIRANE - Në mbledhjen e sotme të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar projek...
SPANJE - Julián Álvarez ka zgjedhur personin që do të menaxhojë karrierën e tij në vazhdim. Sulmuesi i Atlét...
SPANJE - Stema e Real Madridit tashmë është pjesë e fasadës së stadiumit të famshëm madrilen. Punëtorët ...
SPANJE - Manuel Pellegrini e konsideron përballjen me Porton një mundësi të rëndësishme për Betisin, por thekson se dy ...