27 October 2026, 21:24
Nga DOSJA
TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e radhës për incidentet e regjistruara në ndeshjet e fundit të futbollit shqiptar.
Në listën e masave ndëshkuese përfshihen gjoba për klubet, pezullime për zyrtarë dhe masa për shkeljet e rregullave të garës. KF Tirana dhe AF Elbasani janë gjobitur me nga 50 mijë lekë për sjelljen e tifozëve, të cilët hodhën sende në fushën e lojës. Për Tiranën, ndëshkimi lidhet edhe me përdorimin e mjeteve piroteknike.
Ndërkohë, zyrtari i Skënderbeut, Gentian Lico, është pezulluar për tri ndeshje, pasi hyri në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar. Me nga katër ndeshje pezullim janë dënuar Ermal Beqiri i Korabit dhe Fatjon Xhafa i Sopotit, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Edhe Kukësi është ndëshkuar me gjobë 50 mijë lekë për vonesën në nisjen e ndeshjes, ndërsa masa financiare do të aplikohet në masën 50%, sipas rregullores përkatëse. Komisioni ka marrë vendime edhe për kategoritë e tjera të futbollit shqiptar, duke konfirmuar masat disiplinore ndaj klubeve dhe zyrtarëve për shkeljet e konstatuara gjatë javës së fundit. Vendimet e plota janë publikuar nga FSHF dhe mund të ankimohen brenda afateve të përcaktuara në rregulloren disiplinore.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 October 2026, 21:21
ITALI - Lazio ka marrë një fitore spektakolare 6-2 në transfertën ndaj Sassuolos, në ndeshjen e vlefshme për javën e nën...
Sport
27 October 2026, 19:31
ITALI - Milani ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon mes Serie A dhe Europa League, por në asnjërën prej tyre nuk ka zbritur në fush&eu...
Sport
27 October 2026, 18:37
ANGLI - Atmosfera në transfertat e Manchester Cityt është bërë gjithnjë e më e tensionuar pas akuzave të ngritura nga Pr...
Sport
27 October 2026, 18:24
ANGLI - Chelsea ka marrë një lajm të keq përpara dy përballjeve të rëndësishme, pasi Joao Pedro do të mungojë ...
Sport
27 October 2026, 18:14
FRANCE - Khvicha Kvaratskhelia ka kaluar me sukses operacionin në gjurin e djathtë, pas dëmtimit të rëndë të pësuar n&eu...
Sport
27 October 2026, 18:06
GJERMANI - Bayern Munich nuk ka humbur kohë për të festuar triumfin e Harry Kane në ‘Topin e Artë’ 2026. Klubi bavarez ka p...
Sport
27 October 2026, 17:53
SPANJE - Pau Cubarsi ishte vetëm dy vota larg fitimit të Trofeut Kopa 2026, por çmimi për lojtarin më të mirë të ri n&...
Sport
27 October 2026, 17:37
HOLANDE - Humbja e Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico ka sjellë kritika për paraqitjen e katalanasve, ndërsa në shën...
Sport
27 October 2026, 17:16
ZVICER - Granit Xhaka do të rikthehet në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kund&e...
Sport
27 October 2026, 17:03
TIRANE - Kampionati i Abissnet Superiore vijon me javën e 9-të, e cila do të zhvillohet në dy ditë, më 28 dhe 29 tetor.
Pesë ...