16 October 2026, 22:57
Nga E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Protesta e studentëve në Tiranë, në ditën e katërt të tubimeve kundër qeverisë Rama u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Megjithatë, pas orëve të gjata me momente të tensionuara, situata para Kryeministrisë mori një kthesë tjetër, duke kaluar gradualisht drejt qetësimit.
Të rinjtë nisën të grumbulloheshin që prej orës 11:00, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj kushteve në universitete, kostos së studimeve, mungesës së mbështetjes financiare dhe vështirësive për punësim pas diplomimit. Bojkoti i mësimit u përhap në universitete dhe gjimnaze, ndërsa protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera të vendit.
Në Tiranë, situata më e tensionuar u regjistrua pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën gurë në drejtim të godinës dhe efektivëve të policisë. Forcat e rendit iu përgjigjën turmës me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa pati edhe shoqërime, arrestime dhe raportime për persona të lënduar.
Si u arrit qetësimi para Kryeministrisë?
Pas përplasjeve të ashpra me gurë, gaz lotsjellës e ujë me piper, protestuesit u rikthyen drejt godinës së Kryeministrisë, duke përfituar nga tërheqja e autobotëve me ujë dhe e efektivëve të FNSH-së nga kordoni i krijuar në bulevard.
Në këtë moment, një pjesë e protestuesve iu afrua policisë dhe nisi komunikimin me efektivët. Një grup protestuesish "negociuan" me policinë, me synimin për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Palët ranë dakord që, nëse policia nuk do të ndërhynte kundër protestuesve, edhe këta të fundit të mos ndërmerrnin veprime sulmuese ndaj efektivëve. Pas këtij mirëkuptimi, afrimi drejt godinës qeveritare vijoi gradualisht, pa u shoqëruar me përplasje të reja.
Ky komunikim duket se ndihmoi në krijimin e një momenti qetësie mes palëve. Të rinjtë u afruan më pranë Kryeministrisë, ndërsa lëvizja e tyre u prit me duartrokitje. Situata kaloi nga përballja e drejtpërdrejtë në një qëndrim më të qetë, duke i dhënë protestës një tjetër dinamikë.
Lidhur me këto momente "paqeje", të rinjtë thanë se mes palëve u arrit një mirëkuptim, pa qenë e nevojshme të kërkoheshin garanci të tjera. Ata u bënë thirrje edhe efektivëve të policisë që të reflektojnë mbi rolin e tyre në situatën e krijuar, duke theksuar se edhe ata janë shqiptarë dhe kanë familjet e tyre. Të rinjtë shpreh bindjen se punonjësit e policisë nuk duhet të vazhdojnë të zbatojnë urdhrat që, sipas tij, çojnë në përplasje me protestuesit./Dosja.al
protesta studentore
Aktualitet
16 October 2026, 22:40
G.M
foto ilustruese
VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin 'Lef Sallata', në qytetin e Vlo...
Aktualitet
16 October 2026, 22:26
G.M
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në kryeqytet, duke u bërë thirrje ...
Aktualitet
16 October 2026, 22:20
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesi, Muhamet Skana, i cili u godit nga një efektiv policie dhe u përplas me kokë në asfalt ndodhet n&eum...
Aktualitet
16 October 2026, 22:09
E. D
protestuesit
TIRANË- Të rinjtë kanë rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku pro...
Aktualitet
16 October 2026, 22:02
G.M
pamje
TIRANË- Protestuesit janë rikthyer pranë godinës së Kryeministrisë, duke u afruar deri te dera e saj, pasi a...
Aktualitet
16 October 2026, 21:59
E. D
pamjet
TIRANË- Një protestues së bashku me vajzën e tij të mitur dhe bashkëshorten dolën përballë efektivëve...
Aktualitet
16 October 2026, 21:07
E. D
Klevi Metaj
TIRANË- Fiks Fare ka biseduar ekskluzivisht me 22-vjeçarin Klevi Metaj, i cili u përball me 6 punonjës policie disa di...
Aktualitet
16 October 2026, 21:12
G.M
pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të ashpra gjatë ditëve të fundit. Edhe pas dhun...
Aktualitet
16 October 2026, 21:05
G.M
pamje
TIRANË- Protesta e katërt radhazi në Tiranë është regjistruar me tensione të shumta, ku nuk kanë munguar p&...
Aktualitet
16 October 2026, 20:54
E. D
TIRANË- Pas përplasjeve të ashpra me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopa gome, protestuesit dhe efektivët e policisë k...