16 October 2026, 21:07
Nga E. D
Klevi Metaj
TIRANË- Fiks Fare ka biseduar ekskluzivisht me 22-vjeçarin Klevi Metaj, i cili u përball me 6 punonjës policie disa ditë më parë, gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Me pranga në duar nga shtrati i Spitalit të Traumës, Klevi tregon se policët e kanë pikasur dhe e kanë ndjekur për disa minuta, duke e qëlluar vazhdimisht.
Megjithëse Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Klevi vijon të mbahet në spital, madje në dhomë qëndrojnë 2 punonjës të Policisë së Shtetit. Ai thotë se, aktualisht nuk ka asnjë dëme të mëdha fizike, teksa tregon me detaje të gjithë episodin.
Studenti thotë se reagimi i tij, i fiksuar me video dhe bërë meme në rrejte sociale, ka ardhur për shkak të provokimeve të vazhdueshme të policisë, që qëllonin me çfarë të mundnin.
“Isha larg në fillim dhe po mbështesja njerëzit. Ndërhynë ata me gurë, me lotsjellës e kështu. U shpërhapën njerëzit. Shikoj unë rreth e rrotull meje, ata që kishin ngelur kishin hapur krahun” thotë Klevi.
Ai shton se të gjithë lëviznin me shpejtësi, pasi nuk duronin dot gazin lotsjellës. “Dhe kur erdhi polici me skafandër e kështu, shikoj kisha ngelur vetëm unë aty. Ua vesha me gurë, me të tëra unë. Se u acarova që më hodhën atë lotsjellësin. Piketo njërin ata … Po ikja unë, isha për të ikur te sheshi, më piketon njëri mua nga këta, më vjen e më gjuan nga këmbët me shkop. Mos gjuaj i them unë, mos më gjuaj mua i them. Vazhdova të ikja. Ai më keq pastaj, më gjuan në kurriz pastaj. U acarova, ua vesha një. Me mjete rrethanore. Edhe, ata kanë ikur nga puna bashkë me shefin unë këtu” thotë studenti.
Më tej shton se të dyja palët kanë gabime. “Nuk zgjidhet në këtë lloj mënyre. Janë gjëra të ndërlikuara. Këta po t’a kishim inat të gjatin (i referohet kryeministrit), s’kishin pse ta votonin fare. Dhe se lëshon më atë grusht ai. Këtu i ke të tërë të korruptuar dhe nuk zgjidhet me protestë. Protesta është të thuash që shiko se nuk bëni dot si të doni” shton ai.
22-vjeçari thotë se duhet një zgjidhje konkrete, teksa hedh dyshime për përfshirjen e politikës në protestë. E kupton. Ti je atje do diçka konkrete, ça do të zgjidhet me të shkatërruar. Policia në fillim rrinte e shikonte, ishin 2-3 veta. Tani këta nisën të gjuanin me vezë dhe kur u armatosën çik më shumë, këtu nisën të hidhnin gurë kot pa lidhje. Tani nga momenti e sipër, nga adrenalina ata marrin kushdo që u del para” thotë më tej ai.
Klevi na tregon edhe dokumentet e dosjes së Prokurorisë së TIranës. Janë një mori akuzash; shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës, prishja e qetësisë publike, organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. As kriminelët më të mëdhenj nuk i kanë këto akuza. Akuzat vijojnë; prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta. Një dosje e madhe penale.
Jo vetëm këto akuza, por 22-vjeçari ka 2 policë në dhomë. Politikanët që akuzohen për korrupsion nuk i ruan njeri. As në shtëpi dhe as në spital. Jo vetëm policët, por studentit i kanë vendosur edhe pranga, në shtratin e spitalit. Në fund, pas bashkëbisedimit, policët që i qëndrojnë në dhomë i thonë se rrezikon 5 vite burg. As ata që kanë vjedhur miliona euro apo kanë mbi shpinë akuza të rënda, nuk rrezikojnë 5 vite burg./Top Channel
Klevi Metaj
Aktualitet
16 October 2026, 21:12
G.M
pamje
TIRANË- Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të ashpra gjatë ditëve të fundit. Edhe pas dhun...
Aktualitet
16 October 2026, 21:05
G.M
pamje
TIRANË- Protesta e katërt radhazi në Tiranë është regjistruar me tensione të shumta, ku nuk kanë munguar p&...
Aktualitet
16 October 2026, 20:54
E. D
TIRANË- Pas përplasjeve të ashpra me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopa gome, protestuesit dhe efektivët e policisë k...
Aktualitet
16 October 2026, 20:46
E. D
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kioskën e djegur gjatë prote...
Aktualitet
16 October 2026, 20:43
Elton Qyno
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshir&eum...
Aktualitet
16 October 2026, 20:25
E. D
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga efekti...
Aktualitet
16 October 2026, 20:12
E. D
reporteri
TIRANË- Një moment i paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë. Në një moment ku situata ishte ...
Aktualitet
16 October 2026, 19:53
E. D
TIRANË- Situata duket kaotike në Tiranë, pasi u është vënë flaka stolave plastikë dhe koshave të mbeturinave ...
Aktualitet
16 October 2026, 19:52
G.M
pamje
TIRANË- Tensione të shumta janë regjistruar në protestën e katërt radhazi në kryeqytet, e cila ka marrë për...
Aktualitet
16 October 2026, 19:50
G.M
pamje
TIRANË- Prej orëve të para të mëngjesit vijon revolta qytetare në rrugët e Tiranës, ku nuk kanë munguar p&e...