5 November 2026, 10:25
Nga E.M

SHBA- Një 42-vjeçar në qytetin e Pittsburghut në SHBA, dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij të mitur, duke i hedhur nga tarraca e një garazhi pesëkatësh, përpara se të hidhej edhe vetë.
Ngjarja ka ndodhur këtë të martë pasdite në zonën e Mount Lebanon, një periferi e Pittsburghut. Babai, i identifikuar si Patrick Lynch, 42 vjeç, dhe dy fëmijët e tij, James, 8 vjeç, dhe Caroline, 6 vjeçe, u gjetën të pajetë jashtë një garazhi parkimi.
Sipas raportit mjeko-ligjor, të dy fëmijët pësuan lëndime të shumta si pasojë e rënies nga lartësia. Policia lokale bëri të ditur se, bazuar në informacionet paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar se çfarë e shtyu 42-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt tragjik. Deri më tani nuk është bërë e ditur një arsye e qartë për atë që ndodhi.
Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se Caroline, vajza 6-vjeçare, vuante nga sindroma ëilliams, një çrregullim i rrallë gjenetik që ishte diagnostikuar që në muajt e parë të jetës. Kjo sindromë mund të ndikojë në zhvillimin fizik dhe njohës, si dhe në sistemin kardiovaskular.
Për momentin, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse gjendja shëndetësore e vajzës kishte ndonjë lidhje me motivet e mundshme të ngjarjes./Dosja.al
SHBA- Mount Lebanon Pittsburghut
Bota
5 November 2026, 10:19
E.M
GREQI- Policia greke ka arrestuar një person të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale i cili përfitonte para dhe sende më v...
Bota
5 November 2026, 10:07
E.M
ROMË- Një avion i tipit Airbus, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar drejt një baze ajrore në...
Bota
5 November 2026, 09:30
E.M
FRANCË- Parlamenti francez ka rrëzuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027, duke thelluar në këtë mënyrë ngër&...
Bota
5 November 2026, 09:25
E.M
SHBA- Demokrati Shomari Figures fitoi zgjedhjet në Kongresin amerikan të datës 3 nëntor në Alabama. Ai kandidoi në një distr...
Bota
5 November 2026, 09:14
E.M
FRANCË- Franca do të përballet këtë të enjte, me një grevë mbarëkombëtare, ku pritet të ma...
Bota
5 November 2026, 09:04
E.M
BERLIN- Hubert Aiwanger, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë së Bavarisë, është gjetur i vdekur në një d...
Bota
5 November 2026, 08:58
E.M
TEHERAN- Në Teheran protestat masive të qytetarëve vijojnë ndërsa të mërkurën në mbrëmje një p...
Bota
5 November 2026, 08:52
E.M
KOLUMBI- Në Kolumbi, në qytetin n El Difícil, në departamentin Magdalena, të martë n më 3 në ntor, një ofic...
Bota
5 November 2026, 08:24
E. D
IZRAEL- Këto janë ditë kritike për demokracinë izraelite. Konsultimet zyrtare për formimin e qeverisë filluan të ...
Bota
5 November 2026, 08:21
E. D
HUNGARI- 36 vjet pas diktaturës komuniste, qeveria e Peter Magyarit hap “dosjet e agjentëve”. Por jo çdo emër në to...