Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Konsultimet pritet të vazhdojnë deri të enjten në mbrëmje. Këto diskutime shënojnë fillimin e një procesi kompleks – dhe ndoshta të zgjatur – në fund të të cilit do të caktohet një kandidat për postin e Kryeministrit. Megjithatë, rrallëherë situata ka qenë kaq e ndërlikuar sa ç'është pas këtyre zgjedhjeve.

IZRAEL- Këto janë ditë kritike për demokracinë izraelite. Konsultimet zyrtare për formimin e qeverisë filluan të mërkurën në Rezidencën Presidenciale në Jerusalem. Presidenti Isaac Herzog u takzua, një nga një, me drejtuesit e të gjitha grupeve parlamentare të zgjedhura në Knesset.
Konsultimet pritet të vazhdojnë deri të enjten në mbrëmje. Këto diskutime shënojnë fillimin e një procesi kompleks – dhe ndoshta të zgjatur – në fund të të cilit do të caktohet një kandidat për postin e Kryeministrit. Megjithatë, rrallëherë situata ka qenë kaq e ndërlikuar sa ç'është pas këtyre zgjedhjeve.
Izraeli është thellësisht i përçarë politikisht dhe rezultati zgjedhor ka çuar në një ngërç matematik dhe ideologjik: as blloku nacionalist, i krahut të djathtë dhe fetar – i udhëhequr nga kryeministri me përvojë Benjamin Netanjahu – dhe as koalicioni i gjerë opozitar – i përqendruar rreth ish-shefit të ushtrisë Gadi Eisenkot – nuk mund të sigurojnë një shumicë të qëndrueshme qeverisëse prej të paktën 61 nga 120 vendet që përbëjnë Knesset-in.
Partitë arabe: "Vendimmarrësit" e papritur
E papritura kryesore e këtyre zgjedhjeve ka tronditur strukturën tradicionale të politikës izraelite: tani janë partitë arabe ato që mbajnë çelësin e pushtetit. Me gjithsej 19 vende, ato janë bërë faktori kyç që anon peshoren. Gjatë gjithë historisë së Izraelit, grupet parlamentare arabe rrallëherë kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në koalicione qeverisëse ose kanë shërbyer si partnerë aktivë në mbështetje të një qeverie.
Tani, si Netanyahu ashtu edhe Eisenkot përballen me sfidën e ndërtimit të urave që, vetëm pak javë më parë, do të dukeshin të papërfytyrueshme. Pyetja kryesore për momentin është nëse ligjvënësit arabë janë të gatshëm të rekomandojnë ndonjërin nga dy kandidatët për postin e kryeministrit – dhe, nëse po, nën çfarë kushtesh.
Apeli i Herzogut për një "zemër të hapur”
Përballë këtij ngërçi, Presidenti Herzog – ende pa filluar konsultimet – zgjodhi të flasë me një emocion të pazakontë dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie shtetërore. Ai u bëri thirrje liderëve të fraksioneve të ndryshme që "të kërkojnë zgjidhje krijuese me zemër të hapur” dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve të thella politike. Në këtë moment kritik, Izraeli nuk mund të përballojë një bllokim të zgjatur politik – e aq më pak një raund tjetër zgjedhjesh.
Për të rikthyer besimin në procesin politik te një popullatë e rraskapitur nga krizat dhe luftërat, Herzog ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm: konsultimet në Rezidencën Presidenciale do të transmetohen drejtpërdrejt në tërësinë e tyre, si në televizion, ashtu edhe përmes kanaleve digjitale. Kjo do t'i lejojë publikut izraelit të ndjekë, në kohë reale, argumentet e paraqitura nga çdo grup parlamentar, si dhe kandidatin që ata rekomandojnë përfundimisht për postin e kryeministrit. Një transparencë kaq radikale ushtron një presion të jashtëzakonshëm mbi ligjvënësit për të arritur një marrëveshje.
Apel dramatik drejtuar Eisenkotit nga familjet e pengjeve
Ndërsa në Jeruzalem zhvillohen manovra politike, presioni shoqëror jashtë sallave të negociatave po shtohet – duke u përqendruar, veçanërisht, te lideri i opozitës, Eisenkot. Lideri i partisë "Yashar" gjendet përballë kërkesave urgjente të një shoqërie civile të traumatizuar. Para fillimit të konsultimeve, familjarët e viktimave dhe të pengjeve të sulmit terrorist të 7 tetorit i drejtuan Eisenkotit një apel prekës.
Në emër të më shumë se 700 personave të prekur drejtpërdrejt – përfshirë pengjet e liruara, të mbijetuarit e masakrave dhe banorët e komuniteteve përgjatë kufirit me Rripin e Gazës – ata i kërkuan Eisenkotit që të përdorë mandatin e tij zgjedhor, pa asnjë përjashtim, për të formuar një "qeveri për ndryshim".
Mesazhi i nënshkruesve është i qartë: në asnjë rrethanë Eisenkoti nuk duhet të pranojë gjysmëmasa apo t'i bashkohet një koalicioni që legjitimon forcat përgjegjëse për dështimin katastrofik të shtetit, i cili ndodhi rreth datës 7 tetor.
Për Eisenkotin, i cili humbi anëtarë të familjes në luftë, ky apel mbart një peshë të jashtëzakonshme, si politike ashtu edhe personale. Çdo vendim që ai do të marrë në Jerusalem gjatë ditëve në vijim do të vlerësohet në raport me këtë standard moral të vendosur nga shoqatat e viktimave.
Javë të tëra negociatash të mundimshme
Konsultimet në Jeruzalem janë planifikuar fillimisht të zgjasin dy ditë. Pasi të kenë përfunduar bisedimet, Presidenti Herzog do të zgjedhë deputetin të cilin ai e konsideron si më të mundshmin për të krijuar një koalicion të qëndrueshëm. Ky kandidat do të ketë më pas, me ligj, një periudhë fillestare prej 28 ditësh për të formuar qeverinë.
Megjithatë, duke pasur parasysh qëndrimet që duken të papajtueshme të blloqeve të ndryshme, si dhe rolin krejtësisht të ri që luajnë partitë arabe, vëzhguesit në Tel Aviv dhe Jerusalem parashikojnë javë të tëra negociatash të mundimshme./DW
HUNGARI- 36 vjet pas diktaturës komuniste, qeveria e Peter Magyarit hap “dosjet e agjentëve”. Por jo çdo emër në to...
Philippe Jaenada FRANCË- Një debat i ri ka shpërthyer në botën letrare franceze, pasi shkrimtari Philippe Jaenada, fitues i çm...
Mohsen Rezaei IRANI- Irani ka deklaruar se Ngushtica strategjike e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në plotësimin e shtatë kush...
Donald Trump SHBA- Donald Trumpit iu deshën dhjetë vjet për të transformuar Partinë Republikane, për të ndërtuar nj&eu...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri në largim i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngritur dyshime për ndërhyrje të shteteve të hua...
Elon Musk SHBA- Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA ka sjellë pasoja edhe për perandorinë...
Disa gra mbajnë në duar portret të udhëheqësit suprem të Iranit, gjatë një tubimi më 3 nëntor në Teheran...
SHBA- Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar vendosjen e një pakete të re sanksionesh ekonomike ndaj më shumë se një duzin...
Abdul El-Sayed SHBA- Senatori i zgjedhur mysliman i Michiganit, Abdul El-Sayed, ka reaguar ndaj komenteve të Presidentit amerikan Donald Tru...
Komandanti i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiriq, si dhe disa pjesëtarë dhe ish-pjesëtar...