Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Nikita Mazepin, fondacion në mbështetje të sportistëve të pezulluar për “arsye politike”…
9 March 2022, 17:54Nga DOSJA
ZVICER – Piloti rus Nikita Mazepin nuk e priti aspak mire largimin e tij nga ekipi amerikan i Formula 1 Haas, pas pushtimit të Ukrainës. Për këtë arsye, ai ka vendosur t’u vijë në mbështetje sportistëve që humbën punën “për arsye politike”, nëpërmjet krijimi i një fondacioni.
Ky “do të jetë i përkushtuar për të ndihmuar atletët që, për arsye politike kanë humbur aftësinë e tyre për të konkurruar në nivelet më të lartë”,- shpjegoi piloti 23-vjeçar gjatë një konference virtuale për shtyp.
Fondacioni do të financohet nga “Uralkali”, grupi rus dhe sponsori titullar i Haas që nga viti 2021, i cili pas pushtimit të Ukrainës e pa kontratën e tij të ndërprerë nga ekipi amerikan.
Paratë që ishin planifikuar për partneritetin në Formula 1 këtë sezon do të jepen për fondacionin, saktësoi piloti, djali i miliarderit dhe oligarkut rus Dmitry Mazepin, aksioner i grupit Uralkali, i specializuar në prodhimin e potasit.
“Fondacioni do të ndihmojë atletët nga të gjitha zonat e konfliktit dhe do të fillojë me skuadrën paraolimpike ruse, e cila është përjashtuar nga Lojërat e Pekinit,”- ka deklaruar piloti Mazepin.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FRANCE – Monaco publikoi një deklaratë për shtyp në faqen e saj zyrtare të mërkurën, duke njoftuar se klubi ‘monegask’, nëpërmjet pronarit të tij rus Dmit...
GJERMANI – Rezultati 7-1, me të cilin Bayern Munich kaloi Salzburgun në ndeshjen e kthimit të 1/8-tës të Champions League, ka mbushur jo vetëm sytë e tifo...
FRANCE – Thierry Henry ka folur për ndeshjen e madhe të 1/16-tës së Champions League, të planifikuar për mbrëmjen e sotme, mes Real Madridit dhe Paris Sai...
UKRAINE – Federata e Futbollit të Ukrainës ka hapur një procedim kundër Anatoliy Tymoshchuk, ish-kapiten i kombëtares, aktualisht trajneri i dytë i Zenit ...
SPANJE – Admirimi që Pep Guardiola ndjen për Lionel Messin nga pikëpamja profesionale dhe personale është më shumë se dëshmi e provuar. Trajneri i Manches...
TIRANË- Partizani do të gjejë Vllazninë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, e cila sfida e parë do të zhvillohet më 30 mars.Në përfundim të short...
SPANJE – PSG do të mbështetet nga 1800 tifozë këtë të mërkurë, në ndeshjen e dytë të 1/16-ave të Champions League kundër Realit (21:00) në Madrid.Kjo shif...
GJERMANI – Telenovelës së Erling Haaland dhe markës së tij të re sportive mund t’i vijë fundi. Sipas “Bild”, sulmuesi është shfaqur dje në stërvitje...