26 October 2026, 13:58
Nga E. D

TIRANË- Intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dënuar dhunën policore ndaj protestuesve, duke kërkuar hetim të plotë për rastet e denoncuara dhe ndëshkimin e efektivëve përgjegjës. Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të shoqërisë civile theksuan se e drejta për protestë nuk mund të pengohet përmes dhunës dhe se studentët që kanë marrë pjesë në tubime nuk do të mbeten pa mbështetje.
Sipas deklaratës së tyre, janë evidentuar 180 raste të dhunës së pretenduar policore ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve. Përfaqësuesit kritikojnë gjithashtu masat e paralajmëruara kundër dhunës, duke pretenduar se ato synojnë të kufizojnë reagimin qytetar dhe të krijojnë një klimë heshtjeje.
Edhe avokatë të pranishëm në deklaratë kërkuan përgjegjësi për efektivët që dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve gjatë protestave. Sipas tyre, rastet e denoncuara duhet të trajtohen nga organet kompetente dhe të shoqërohen me masa konkrete, nëse konstatohen shkelje.
“Studentët nuk janë vetëm, ne nuk do i lëmë vetëm. Kemi bërë kallëzim penal në SPAK për dhunën policore. Paketa kundër dhunës që e deklaron edhe kryeministri është një paketë, që të mund të heshtet. Ka një dhunë terrorizuese nga policia. Ne jemi shpresëplotë që hetimi të shpejtohet dhe të ketë një hetim të plotë. Kemi evidentuar 180 raste të evidentuara të dhunës policore ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve”, tha një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. Një nga avokatet deklaroi se është parë dukshëm që policët kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve e ndaj shpreson që të ketë edhe ndëshkim për efektivët, që kanë qenë të dhunshëm në tubime. Pres masa sigurie për policët dhe jo studentët. Nuk diskutohet fare kjo çështje, pasi në protesta ka sjellje të dhunshme nga policia, që nuk janë dyshime, por me fakte," thanë në deklaratë.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
grup intelektualësh SPAK
Aktualitet
26 October 2026, 13:18
E. D
KOSOVË- Tri ditë para vrasjes së Arlinda Zekajt, prokurori kujdestar kishte vlerësuar se kthimi në shtëpinë e përb...
Aktualitet
26 October 2026, 12:17
E. D
TIRANË- Gazetarja e Syri.TV, Alba Kepi po raporton nga Italia për gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i...
Aktualitet
26 October 2026, 11:50
Wizz Air, një nga kompanitë ajrore më të mëdha me kosto të ulët në Evropë dhe Amadeus, kompania lider në tekn...
Aktualitet
26 October 2026, 11:36
E.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, që dyshoh...
Aktualitet
26 October 2026, 11:29
E. D
TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore kundër qeverisë Rama. P...
Aktualitet
26 October 2026, 11:29
E.M
SPANJË- Garda Civile spanjolle ka arrestuar katër burra që jetonin në plantacion, kishin në dispozicion një sistem ujitjeje dhe n...
Aktualitet
26 October 2026, 11:05
E. D
Aleksandra Elmazaj
ROKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri n&e...
Aktualitet
26 October 2026, 10:55
E.M
RUSI- Një muaj pas sulmit me dronë ndaj anijes së mallrave AROYAT në Detin e Zi, Erkan Nika, 28-vjeçari shqiptar që punont...
Aktualitet
26 October 2026, 10:45
E.M
SARANDË- Një 30-vjeçar është arrestuar në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11...
Aktualitet
26 October 2026, 10:31
E.M
SHKODËR- Një 21-vjeçar nga Azerbajxhani është arrestuar në Shkodër, pasi u kap duke transportuar me automjet 6 shtetas t&e...