Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Zbulohet një tjetër banesë ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara për protestën/ Arrestohet 32-vjeçari pas sekuestrimit të fishekzjarrëve (VIDEO)
Në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar në banesën e të cilit, në rrugën “Zela”, u gjetën dhe u sekuestruan 47 pako me fishekzjarre.
26 October 2026, 11:36Nga E.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, që dyshohet se përdoreshin nga persona të përfshirë në veprime të dhunshme gjatë protestave. Në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar në banesën e të cilit, në rrugën “Zela”, u gjetën dhe u sekuestruan 47 pako me fishekzjarre.
Sipas Policisë, nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e lëndëve piroteknike dhe as dokumentacionin shoqërues të blerjes së tyre.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e së shtunës, me qëllim përdorimin e tyre në veprime të dhunshme.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.
Njoftimi i policisë:
Zbulohet një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, për t’ua shitur shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve.
Arrestohet pronari i banesës ku u gjetën 47 pako me fishekzjarre, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireëorks 2”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 32 vjeç.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u gjetën 47 pako me fishekzjarre.
Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.
Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ky shtetas iu ka shitur shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e ditës së shtunë, lëndë piroteknike, për përdorim për veprime të dhunshme.
Hetimi vijon për të dokumentuar rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas në tjerë të mund të jenë përfshirë në të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al