21 October 2026, 14:58
Nga E.d
Aktgjykimi dënues u shqiptua nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim Millorad Gjokoviqin për krime lufte në Ozdrim dhe në fshatrat përreth në rajonin e Pejës.
Gjokoviq u arrestua në qershor të vitit 2022. Në atë kohë, autoritetet thanë se Gjokoviq është shtetas i Kosovës nga fshati Vitomiricë i Pejës.
Trupi gjykues tha se Gjokoviqit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi.
Në qershor të vitit 2023, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj Gjokoviqit ku thuhej se i pandehuri më 7 maj të vitit 1999, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, fillimisht rrethuan fshatin Ozdrim në komunën e Pejës, dhe më pas nisën një ofensivë ushtarake - policore, “duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç’rast u vranë 19 civilë të nacionalitetit shqiptarë”.
“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale më 23 qershor 2023.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.
Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë, përfshirë edhe aktakuza në mungesë.
Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës së viteve 1998-’99. Ndërsa, më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga kjo luftë./REL
kosova
Aktualitet
21 October 2026, 14:54
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët dhe pedagogët kanë vijuar protestën në kryeqytet, duke marshuar në drejtim të bulevardit “D&e...
Aktualitet
21 October 2026, 14:40
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protes...
Aktualitet
21 October 2026, 14:40
E.M
TIRANË- Teksa protestuesit qëndronin të mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit tashmë kanë nisur marshimin e tyre ...
Aktualitet
21 October 2026, 14:34
E.M
TIRANË- Protesta studentore e ditës së sotme vijon ende para Ministrisë së Arsimit, ku deri në këto momente nuk jan&eum...
Aktualitet
21 October 2026, 14:15
E.M
TIRANË- Pas daljes së 58 personave para Gjykatës së tiranës, të shoqëruar nga Policia gjatë protestës në...
Aktualitet
21 October 2026, 14:11
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në ...
Aktualitet
21 October 2026, 14:09
E.d
Zgjedhjet në Serbi
“Votoj në zgjedhjet në Serbi nën presion [për Partinë Përparimtare Serbe], jo me vullnetin tim t&e...
Aktualitet
21 October 2026, 14:03
E.M
TIRANË- Protesta kombëtare po zhvillohen edhe në rreth 50 qytete të Greqisë nga nxënës, studentë, mësues, si dhe p...
Aktualitet
21 October 2026, 13:56
E.M
VLORË- Këtë të mërkurë janë vënë në pranga dy persona nga Policia e Vlorës, pasi dyshohen se jan&eu...
Aktualitet
21 October 2026, 13:40
E.d
Ngushëllim Manzi
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka cakuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Ngushëllim M...