21 October 2026, 13:56
Nga E.M

VLORË- Këtë të mërkurë janë vënë në pranga dy persona nga Policia e Vlorës, pasi dyshohen se janë autorët që vendosën tritolin në makinën e administratorit të Njësisë Administrative Shushicë.
Sipas raportimeve të policisë, janë vënë në pranga Shkëlqim Malaj, 41 vjeç, dhe Ervin Skorovoti, 43 vjeç, të cilët dyshohet se më 19 tetor, në fshatin Llakatund, i kanë vendosur lëndë plasëse automjetit në pronësi të shtetasit I. B., 29 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2026, rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, ku u dëmtua me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetasit I. B., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Return”.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve: Sh. M., 41 vjeç; E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.
Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim./Dosja.al
Njësisë Administrative Shushicë Policia e Vlorës
Aktualitet
21 October 2026, 13:40
E.d
Ngushëllim Manzi
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka cakuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Ngushëllim M...
Aktualitet
21 October 2026, 13:31
E.M
TIRANË- Pas revoltave të protestuesve të cilat kanë shkaktuar zjarre, dëmtime të institucioneve apo bizneseve private Minist...
Aktualitet
21 October 2026, 13:21
E.M
TIRANË- Një protestues në ditën e nëntë të revoltës së tyre ka refuzuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për...
Aktualitet
21 October 2026, 13:15
E.M
TIRANË- Pas qëndrimit të tyre përballë Kryeministrisë studentët dhe pedagogët janë vendosur tashmë në bu...
Aktualitet
21 October 2026, 13:10
E.M
TIRANË- Mit’hat Havari, Ish-drejtuesi i lartë i policisë, ka akuzuar nga protesta Kreun e qeverisë Edi Rama duke pohuar se ai dr...
Aktualitet
21 October 2026, 12:06
E.M
TIRANË- Gjatë grumbullimit të pedagogëve dhe studentëve tek Kryeministria studentë të tjerë marshuan nga Universiteti i...
Aktualitet
21 October 2026, 12:00
E.d
Pamje
TIRANA- Avokati i Popullit ka evidentuar problematika serioze lidhur me pretendimet për dhunë policore ndaj protestuesve të shoq&eu...
Aktualitet
21 October 2026, 12:00
E.M
TIRANË- Gjatë protestave studentore në Tiranë rreth 12 gazetarë dhe punonjës të medias u sulmuan fizikisht nga efektivë...
Aktualitet
21 October 2026, 11:51
E.d
Pamje
TIRANË- 46-vjeçari, Ismet Habili i cili u gjet ditën e djeshme i vrarë brenda një automjeti në zonën e Komun&...
Aktualitet
21 October 2026, 11:48
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njësoj si dje edhe sot nxorri në shesh karriget për dialog dhe protestuesit refuzuan sërish dialogun duk...