31 October 2026, 17:11
Nga E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar protestat studentore në Tiranë, duke vënë në dukje rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në jetën publike dhe krijimit të mundësive që ata të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksoi se një shoqëri demokratike duhet t'u garantojë të rinjve dinjitet, mundësi dhe hapësirë për të ndikuar në vendimmarrje.
Ai u ndal edhe te tensionet dhe përplasjet e regjistruara gjatë protestave në Tiranë. Në lidhje me këtë ai tha se hetimi i akteve të dhunës duhet të shoqërohet edhe me një analizë të faktorëve që shkaktojnë pakënaqësi dhe përshkallëzim të situatave.
Sipas Kurtit, ruajtja e rendit publik dhe garantimi i së drejtës për protestë janë dy elemente që duhet të bashkëjetojnë në një demokraci funksionale. Kreu i qeverisë së Kosovës foli gjithashtu për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës, duke theksuar se mes dy vendeve nuk duhet të ketë rivalitet, por bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë.
Duke iu referuar pretendimeve për përfshirjen e Vetëvendosjes në organizimin e protestave, Kurti mohoi çdo rol të partisë së tij në këto zhvillime. Ai deklaroi se Vetëvendosje nuk përdor metoda të fshehta për të ndikuar në protesta dhe se kur ka qenë pjesë e lëvizjeve protestuese, ka dalë hapur në mbështetje të tyre.
Albin Kurti: Veçanërisht të rinjtë duhet të kenë arsye të besojnë në të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të jetojnë me dinjitet nga puna, të jenë palë në vendime dhe ta kenë shtetin si mbështetje. Rininë dhe atë studentore i kemi shumë të çmuara. Një demokraci që humbet besimin e të rinjve e mbyt ripërtëritjen e ndryshimin shoqëror. Ne duam një Shqipëri ku demokracia i mbijeton çdo qeverisje, ku institucionet janë më të forta se forcat e padrejtësisë, ku drejtësia është aksion shoqëror dhe ku liria kombëtare merr kuptim përmes drejtësisë shoqërore.
Në anën tjetër, dhuna e lëndimet ndaj njerëzve, ballafaqimet direkte në rrugë janë brengë e të gjithëve. Por, nuk mjafton të përcaktohen vetëm përgjegjësit penalë të dhunës. Duhet të kuptohen edhe rrënjët e saj, kushtet që e ushqejnë dhe arsyet që i shndërrojnë kundërshtitë në përplasje. Rendi publik dhe liria e protestës duhet të mbrohen njëkohësisht. Ne jemi në krye të Qeverisë Republikës së Kosovës, e Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë rivale e motrës së saj. Ne gëzohemi për avancimet e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, apo për arritjet e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë. Ne me gjithë zemër duam dhe dëshirojmë që këto arritje të Qeverisë së Shqipërisë e të popullit shqiptar të konsolidohen dhe të zgjerohen edhe me projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, infrastrukturore, ekonomike, arsimore, ushtarake e jo vetëm.
Shqipërinë e duam gjithmonë dhe pavarësisht rrethanave. Ajo është pjesë e pandashme e qenies sonë kombëtare. Prandaj, zhvillimet atje i përcjellim me shqetësim, kujdes, përgjegjësi dhe dashuri. Përparimi demokratik i Shqipërisë është edhe përgjegjësi historike kombëtare. Është e rëndësisë jetike që ne shqiptarët t’ia dëshmojmë vetes se dimë të ndërtojmë demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit dhe qeverisje që nuk i përkulen oligarkisë.
Ne nuk kemi patur rastin të flasim për to, të zënë siç kemi qenë me fushatën dhe zgjedhjet e qershorit e më pas me tensionin pothuaj dramatik që na shoqëroi deri te zgjedhja e presidentes. Kam parë me habi se si zëra të ndryshëm janë përpjekur t’ia faturojnë edhe Vetëvendosjes këto protesta, por ne sot jemi forcë qeverisëse dhe jo forcë protestuese, e edhe kur kemi qenë forcë protestuese, protestave u kemi dalë në ballë vetë dhe kurrë nuk kemi ndenjur anonimë. Nuk e kemi vlerësuar kurrë si të denjë taktikën e ‘hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës’ dhe i kemi ndenjur larg instrumentalizimeve, as nuk kemi pranuar të na instrumentalizojë kush, as nuk kemi instrumentalizuar të tjerët./Dosja.al
Albin Kurti protesta kosova
Politike
31 October 2026, 17:01
E.d
Pamje
TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike iu bashkuan protestës së studentëve, e cila vijon për të 19-ën ditë...
Politike
31 October 2026, 15:45
E.d
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se shpreson që Serbia do ta n...
Politike
31 October 2026, 15:20
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se demokratët nuk e kanë betejën me partit&eum...
Politike
31 October 2026, 14:21
E. D
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi për mediat pasi protestuesit nuk i pranuan në p...
Politike
31 October 2026, 13:18
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Edi Rama nga pro...
Politike
31 October 2026, 12:55
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot risitë më të fundit të asistentit virtual Diella në platformën e-Albania.&nb...
Politike
31 October 2026, 11:18
E. D
TIRANË- Media e huaj Breitbart ka raportuar tensionet politike në Shqipëri, ku Partia Demokratike përdori tymuese në Kuvend, n&eu...
Politike
31 October 2026, 08:18
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, n&e...
Politike
31 October 2026, 07:33
E. D
MAL I ZI- Përparimi i Malit të Zi është rezultat i ndërthurjes së vullnetit të fortë politik me punën intensive p&...
Politike
30 October 2026, 22:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar marrëdhënien e tij me përfaqësuesit diplomatik...