30 October 2026, 22:31
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar marrëdhënien e tij me përfaqësuesit diplomatikë amerikanë dhe mundësinë e një takimi me ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. I pyetur në studion e emisionit “ÇdoKënd”, në A2 CNN, se kur do ta takojë ambasadorin e ri amerikan, Berisha u përgjigj: “Duhet të pyesni ambasadorin amerikan, jo mua”.
Lideri i opozitës foli gjithashtu për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj tij, duke pretenduar se nuk ka pasur asnjë sanksion tjetër përveç revokimit të vizës. Berisha u ndal edhe te verifikimet e pasurisë së tij dhe familjarëve, duke i cilësuar ato si një proces të plotë verifikimi, nga i cili, sipas tij, nuk është konstatuar asnjë shkelje.
"Duhet të pyesni ambasadorin amerikan, jo mua. Unë nuk kam patur asnjë sanksion tjetër përveç vizës. Ka ligje të tjera që parashikojnë gjëra të tjera. Në atë kohë, u dërgua në Thesar kërkesa, pa asnjë bazë, për verifikim pasurie. Thesari tha që nuk ka asnjë motiv për sanksione ndaj Sali Berishës. Mua më bënë nder pasi u bë një vetting dhe unë jam i vetmi politikan në Europë me dy vetting. Vetting të plotë deri te nipërit e mi para lindjes. Zero u gjet. U gjet se dhëndrri im dhe vajza ime kanë sponsorizuar 3 familje me fëmijë me autizëm në qendrën ku bashkëshortja ime punon prej 20 vitesh pa asnjë lloj shpërblimi. Kanë arritur deri aty, sikur të ishin nazistë, që të publikojnë emrat e fëmijëve autikë, duke traumatizuar familjet. Kështu që, unë u them studentëve që të mos presin kurrë zgjidhje nga individë të korruptuar”, tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
30 October 2026, 21:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD-ja mbështet protestën studentore që prej nisje...
Politike
30 October 2026, 21:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar përjashtimin e tij me 10 ditë nga seancat e kuvendit si...
Politike
30 October 2026, 21:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të marrë automatikisht postin e kryeministrit n...
Politike
30 October 2026, 20:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër spot në lidhje me protestën komb...
Politike
30 October 2026, 19:54
E. D
Partia e Lirisë
TIRANË- Partia e Lirisë u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve që t&rsqu...
Politike
30 October 2026, 19:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportimet për dhunimin e Ergys Agasit në bu...
Politike
30 October 2026, 19:43
E. D
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi sot në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtj...
Politike
30 October 2026, 18:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të...
Politike
30 October 2026, 18:11
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë...
Politike
30 October 2026, 18:01
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria synon të zgjerojë skemat e mbështetjes financiare për familjet, ndër...