Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Nuk ka as Antifa dhe as PD, jemi ne”/ Aktivisti Edison Lika: Do të marrim shkopinj e hunj dhe do t’i përzëmë këta maskarenj!(VIDEO)
Në ditën e 13-të të revoltës, Lika pohoi se protestuesit kanë dalë prej katër muajsh me fytyra të zbuluara, por pas episodeve të dhunës së raportuar nga demonstruesit, do të përdorin maska dhe kasketa për t’u mbrojtur.
25 October 2026, 16:47Nga E.M
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se të rinjtë nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë të dalin në rrugë për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës duke shprehur kështu shqetësimin e tij ndaj ndaj ndërhyrjeve të policisë gjatë protestave studentore.
Në ditën e 13-të të revoltës, Lika pohoi se protestuesit kanë dalë prej katër muajsh me fytyra të zbuluara, por pas episodeve të dhunës së raportuar nga demonstruesit, do të përdorin maska dhe kasketa për t’u mbrojtur.
“Me maska dhe kasketa do të dalim të mbrojmë veten. Kemi dalë katër muaj me fytyra, po ne jemi”, u shpreh ai.
Ai denoncoi gjithashtu plagosjen e një tjetër të riu gjatë protestës së një dite më parë, duke pretenduar se atij i është thyer këmba. Duke iu përgjigjur pretendimeve për përfshirjen e grupeve të organizuara në protesta, Lika mohoi praninë e lëvizjes ANTIFA apo të strukturave të tjera pas demonstruesve.
“Nuk fshihet pas shqiptarëve as ANTIFA, s’ka as PD këtu, asgjë. Jemi ne që na ka ardhur në majë të hundës. Nuk dorëzohemi. Do të marrim shkopinj e hunj dhe do t’i përzëmë këta maskarenj”, deklaroi ai.