LIVE UPDATES
Aktualitet

U tërhoq zvarrë drejt furgonit të policisë gjatë protestës, i riu rrëfen tmerrin që përjetoi: Na u sulën për të na rrahur, theva këmbën gjatë hedhjes

Aureli shpjegon se kishte qenë duke ecur pas mesnatës dhe ishte afruar pranë një parkimi për të parë një situatë ku disa persona po protestonin.

25 October 2026, 16:40 Nga E. D

U tërhoq zvarrë drejt furgonit të policisë gjatë

TIRANË- Një i ri ka treguar se si është dhunuar fizikisht nga efektivët e policisë gjatë protestave nga efektivët e policisë, pranë stadiumit "Dinamo". Aureli shpjegon se kishte qenë duke ecur pas mesnatës dhe ishte afruar pranë një parkimi për të parë një situatë ku disa persona po protestonin.

Në atë moment, sipas rrëfimit të tij, disa efektivë policie e kanë sulmuar duke e goditur me shkop gome dhe me shqelma. Si pasojë e dhunës, ai ka thyer këmbën dhe ka dëmtime të tjera në trup dhe tregon se ndodhet në spital duke pritur për t'iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

 

Gazetari Osman Stafa: Aurel, të përshëndes!

Aureli: Përshëndetje Osmani!

Gazetari: Çfarë ka ndodhur me ty?

Aureli: Dje isha duke marshuar paqësisht dhe shkuam deri tek stadiumi "Dinamo". Aty ku ndodhi edhe ajo që ndodhi dje. Ishim duke vrapuar në ato momente. Unë nuk isha duke bërë asgjë. Ishin edhe disa protestues të tjerë aty, tek një bordurë, tek një parking bosh, ku kishte hyrje parkingu dhe kishte lartësi aty. Na shtynë aty dhe na u sulën për të na rrahur me shkopinj gome, dhe ne u hodhëm të gjithë. Aty u hodha dhe unë dhe theva këmbën. Tani kam thyerje dhe mjekët më thonë që do shkojmë për operacion, por nuk e di, do shohim deri nesër.  

Gazetari: Ti je ky rasti që unë do të nxjerr tani, pra... ka qenë vëmendja tek një person i cili është goditur me shkop gome në tokë, dhe ti je ky personi që ata e fusin me këmbë të thyer në furgon e rrahin? 

Aureli: Unë jam ai personi me kapuçin e verdhë, po, që më fusin në furgon me këmbë të thyer. Dhe aty pastaj vazhdojnë duke më rrahur akoma. Në furgon ishte vetëm një protestues aty. Dhe pastaj vjen shefi dhe i tha atyre: "Vetëm këtë e keni kapur mo? Nxirrini më jashtë." Dhe siç ishim ashtu të gjakosur, na kapën, unë me këmbë të thyer, na lanë në rrugë aty. 

Gazetari: Ti... thoshe në ato momente atyre që "kam këmbën e thyer, që mos të të lëviznin"?  

Aureli: I thashë, i thashë gjithë kohës. Biles, zëri im duke thënë "më është thyer këmba" dëgjohet nëpër videot në Instagram e kudo.  

Gazetari: Dhe prapë nuk reaguan që të të linin në tokë, të merrnin ambulancën?  

Aureli: Jo, jo, aspak, aspak! Biles i thashë e "të lutem më shoqëroni po deshët, unë vuaj edhe nga një sëmundje neurologjike autoimune, sklerozë multiple..." Ua thashë edhe këtë disa herë, ata prapë godisnin e dhunonin.

Gazetari: Të kanë goditur brenda furgonit?  

Aureli: Më kanë goditur, kam fraktura dhe tek këmba e majtë, përveç këmbës së djathtë që më është thyer. Dhe gjithashtu tek hunda. Shyqyr kisha kapuçin sepse goditën gjithë ato herë në kokë. Unë aty e kuptova që ata policë nuk kishin njerëzi. Më përpara mendoja se: Okej, edhe ata janë njerëz, policë, që na mbrojnë në qoftë se ndodh diçka. Por dje më ndryshoi komplet mendimi. Nuk ishin njerëz, i pashë sy më sy, i gjakosur aty më dhunonin me këmbë të thyer./Dosja.al

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...