8 November 2026, 16:22
Nga E.d
Pamje
POLONI- Një emblemë me simbolikë të frikshme, që paraqet një skelet, një zemër të shpuar me heshtë dhe pika gjaku, është kthyer në një nga elementet që po hetohen nga autoritetet polake pas sulmit të përgjakshëm në Krakov.
24-vjeçari që dyshohet se kreu sulmin mbante në veshjen e tij simbolin e lidhur me flamurin e piratit famëkeq Edward Teach, i njohur si Blackbeard (Mjekra e Zezë). Emblema shoqërohet me shprehjen “Unë nuk marr robër” dhe sipas mediave polake, autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse ajo lidhet me bindjet dhe motivet e të riut.
Sipas traditës, ky simbol përdorej nga piratët për të terrorizuar kundërshtarët dhe për t'i detyruar të dorëzoheshin pa rezistencë. Skeleti lidhet me vdekjen, ndërsa heshta që shpon zemrën dhe pikat e gjakut simbolizojnë dhunën dhe mungesën e mëshirës ndaj armikut.
Në kulturën ushtarake moderne, versione të kësaj embleme janë përdorur edhe nga pjesëtarë të njësive speciale amerikane SEAL, si dhe nga luftëtarë të huaj në Ukrainë. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova se mbajtja e këtij simboli dëshmon përkatësi të autorit në ndonjë organizatë të caktuar.
Hetuesit kontrollojnë aktivitetin e tij në internet
Autoritetet polake kanë zgjeruar hetimet edhe në aktivitetin online të 24-vjeçarit, duke analizuar rrjetet sociale, komunikimet dhe grupet ku ai mund të ketë qenë pjesë.
Sipas mediave, në hetim janë përfshirë edhe specialistë të krimit kibernetik, të cilët po kërkojnë të dhëna për pikëpamjet e tij dhe nëse kishte shfaqur më parë shenja të radikalizimit.

Gjashtë viktima nga sulmi, gjenden të vrarë edhe prindërit dhe motra e autorit
Ndërkohë, bilanci i sulmit në Krakov është tragjik. Gjashtë persona humbën jetën, mes tyre një shtetas britanik, ndërsa 16 të tjerë mbetën të plagosur. Mes të plagosurve ka shtetas nga Austria, Britania e Madhe, Gjermania, Portugalia dhe Rusia, si dhe dy efektivë policie.
24-vjeçari u plagos rëndë nga të shtënat e policisë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike.
Por një tjetër zbulim tronditës u bë në banesën e familjes së tij, në qytetin Ostrowiec Świętokrzyski. Atje u gjetën të pajetë babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 21-vjeçare e të riut. Të tre kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri./Dosja.al
poloni vrasje viktima
Bota
8 November 2026, 16:08
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër rezultatin e zgjedhjeve tc mesit të mandatit në SHBA, duke pretenduar se ...
Bota
8 November 2026, 15:51
E.d
Lule dhe qirinj të vendosur afër zonës ku ndodhën të shtënat në Krakov.
Polonia ka shpallur dy ditë zie kombëtare...
Bota
8 November 2026, 15:10
E.M
GJERMANI- Aktivistët palestinezë këtë të dielë kanë hequr flamurin gjerman dhe kanë vendosur atë palestinez pë...
Bota
8 November 2026, 15:01
E.d
Pamje
Sulmet ruse ndaj sistemit energjetik në rajonin lindor ukrainas të Dnipropetrovskut kanë lënë pa rrymë 600.000 persona, te...
Bota
8 November 2026, 14:59
G.M
RUSIA- Rusia po merr nën kontroll qindra hotele dhe prona turistike në territoret e pushtuara të Ukrainës, duke i shpallur ato zyrtarisht &...
Bota
8 November 2026, 14:53
E.M
EGJIPT- Ministria egjiptiane e Naftës dhe Burimeve Minerale në Egjipt ka njoftuar zbulimin e një rezervuari të ri të gazit natyror n&e...
Bota
8 November 2026, 14:30
G.M
Krakovi
POLONI- Detaje të reja rreth sulmit vdekjeprurës që tronditi Krakovin e Polonisë kanë dalë në dritë, pa...
Bota
8 November 2026, 14:23
E.M
SENEGAL- Një varkë që po transportonte disa emigrantë në brigjet e Senegalit është përmbysur ndërsa 21 persona kan...
Bota
8 November 2026, 14:11
G.M
Gadi Eisenkot,
IZRAEL- Partia arabe Ra'am, e drejtuar nga Mansour Abbas, po shqyrton mbështetjen parlamentare për një qeveri të re në...
Bota
8 November 2026, 13:27
E.M
JAPONI- Japonia qendrore është goditur në orët e para të kësaj të diele me një tërmet të fuqishëm d...