8 November 2026, 13:27
Nga E.M

JAPONI- Japonia qendrore është goditur në orët e para të kësaj të diele me një tërmet të fuqishëm duke mbetur kështu mbi 20 të plagosur dhe dëme materiale në disa zona. Lëkundjet me magnitudë 5.7 ballë u regjistruan në prefekturën perëndimore të Shizuokës, në një thellësi prej rreth 40 kilometrash.
Sipas autoriteteve japoneze, tërmeti shkaktoi panik te banorët, ndërsa shumë persona u larguan me nxitim nga ndërtesat.Lëkundjet u ndjenë në një territor të gjerë, duke përfshirë qytetin Hamamatsu, si dhe zona pranë Kiotos dhe Narës, dy ish-kryeqyteteve historike të Japonisë.
Tërmeti preku gjithashtu prefekturat Yamanashi, ku ndodhet mali Fuji, dhe Gifu.Në një librari, qindra libra kishin rënë nga raftet dhe ishin shpërndarë në dysheme. Disa prej të plagosurve ishin rrëzuar në shkallë teksa përpiqeshin të dilnin me shpejtësi nga ndërtesat.
Nga ana tjetër pas lëkundjeve, Agjencia Meteorologjike e Japonisë u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në gatishmëri për mundësinë e tërmeteve të tjera të forta gjatë javës së ardhshme, veçanërisht në dy deri në tri ditët në vijim. Zyrtari i agjencisë, Ayataka Ebita, paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut, rënies së gurëve dhe pasojave që mund të shkaktohen nga reshjet e shiut.
Ai bëri të ditur se deri më tani nuk është konstatuar ndonjë ndryshim i dukshëm në zonën e Hendekut Nankai, një zonë nënujore ku takohen dy pllaka të mëdha tektonike dhe ku shkencëtarët paralajmërojnë prej kohësh mundësinë e një tërmeti shkatërrues.
Si masë paraprake, disa shërbime lokale hekurudhore u pezulluan, ndërsa trenat me shpejtësi të lartë Shinkansen vijuan udhëtimin me shpejtësi të reduktuar në zonat e prekura./Dosja.al
Japoni
Bota
8 November 2026, 13:20
E.M
KROACI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Koraci, ku një autobus u përplas me barrierën e sigurisë dhe u pë...
Bota
8 November 2026, 11:39
G.M
Michał Oksiński (autori)
POLONI- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë në Krakov të Polonisë,...
Bota
8 November 2026, 11:32
G.M
pamje
SHBA- Një avion ushtarak amerikan ka goditur anijen tregtare M/V Huda në Gjirin e Omanit, pasi kjo e fundit dyshohet se tentoi të largohe...
Bota
8 November 2026, 10:55
G.M
pamje
GAZA- Një ceremoni masive martesore ka sjellë momente gëzimi në Rripin e Gazës, ku 250 çifte palestineze kanë...
Bota
8 November 2026, 10:49
G.M
Imazhe satelitore të ishullit Keshm në Iran - një nga vendet ku raportohet se ka pasur shpërthime.
Media shtetërore iraniane k...
Bota
8 November 2026, 10:19
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë një ofertë të pazakontë Dana White, drejtuesit të orga...
Bota
8 November 2026, 09:59
G.M
TIK TOK
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së...
Bota
8 November 2026, 09:42
G.M
pamje
RIAD- Një sulm me raketa ka shënjestruar qendrën financiare të kryeqytetit saudit, Riad, duke shkaktuar dëme në një n...
Bota
8 November 2026, 09:38
G.M
foto ilustruese
Më herët gjatë këtij viti, hetuesit nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) kërkuan qasje t&eu...
Bota
8 November 2026, 09:30
G.M
foto ilustruese
SPANJA- Një zbulim tronditës është bërë në qytetin Allariz, në provincën e Ourense, në...