LIVE UPDATES
Bota

Obama ironizon dekorin e artë të Shtëpisë së Bardhë, Trump kundërpërgjigjet: Ja pse ishe president i keq

Gjatë një aktiviteti elektoral në Ohio, Obama krahasoi pamjen e ambienteve presidenciale me pallatet luksoze të ish-diktatorit irakian Saddam Hussein, duke ironizuar përdorimin e gjerë të ngjyrës së artë në dekorim.

29 October 2026, 09:45 Nga G.M
Obama ironizon dekorin e artë të Shtëpisë së
Barac Obama

 

SHBA- Një përplasje e re verbale ka shpërthyer mes ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe presidentit aktual Donald Trump, pas komenteve ironike të demokratit për dekorimet e arta dhe ndryshimet e bëra në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë një aktiviteti elektoral në Ohio, Obama krahasoi pamjen e ambienteve presidenciale me pallatet luksoze të ish-diktatorit irakian Saddam Hussein, duke ironizuar përdorimin e gjerë të ngjyrës së artë në dekorim.

Sipas tij, ndërhyrjet e Trumpit i kanë dhënë rezidencës presidenciale një pamje të ekzagjeruar, duke e krahasuar atë me një restorant të njohur amerikan, “Cheesecake Factory”, të cilin, sipas shakasë së tij, mund ta kishte hapur edhe Saddam Husseini.

Trump i përgjigjet kritikave të Obamës

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, deklaratat e ish-presidentit nuk mbetën pa përgjigje. Trump mbrojti ndryshimet e kryera në Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se ato synojnë përmirësimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës historike. Ai e cilësoi rrjetin e restoranteve “Cheesecake Factory” si një biznes të suksesshëm, por përdori krahasimin e Obamës për të sulmuar presidencën e paraardhësit të tij.

“Ta quash atë një Cheesecake Factory thjesht tregon pse ishe një president i keq”, ishte kundërpërgjigjja e Trumpit.

Gjatë një tubimi elektoral në Xhorxhia, Obama iu rikthye debatit, duke kritikuar administratën Trump për reagimin ndaj batutës së tij. Sipas ish-presidentit, vëmendja e zyrtarëve është përqendruar te komenti për dekorimet, në vend që të trajtohen shqetësimet ekonomike të qytetarëve.

Ai vuri theksin te rritja e çmimeve dhe vështirësitë që shumë amerikanë po përjetojnë për të përballuar shpenzimet e përditshme, përfshirë edhe daljet në restorante. Për të treguar se komenti i tij nuk ishte një sulm ndaj rrjetit të restoranteve, Obama bëri edhe një tjetër shaka, duke kujtuar se si baba i dy vajzave kishte kaluar shumë kohë në ambiente të tilla gjatë viteve.

Në debat u përfshi edhe sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, i cili kritikoi deklaratat e ish-presidentit gjatë një paraqitjeje pranë një restoranti “Cheesecake Factory” në Uashington. Obama e përdori këtë episod për të vënë në pikëpyetje prioritetet e administratës.

Obama kujton polemikën e kostumit ngjyrë bezhë

Gjatë fjalës së tij, ish-presidenti rikujtoi edhe një episod nga koha kur ishte në detyrë, kur veshja e një kostumi ngjyrë bezhë gjatë një konference për shtyp shkaktoi debat në politikën amerikane. Me ironi, ai vuri në dukje se dikur edhe zgjedhja e veshjes së një presidenti mund të kthehej në një çështje të madhe publike, ndërsa sot administrata, sipas tij, po i kushton vëmendje të tepruar një shakaje për dekorimin e Shtëpisë së Bardhë. Shkëmbimi i deklaratave vjen në një periudhë të rëndësishme për politikën amerikane, ndërsa Obama po zhvillon aktivitete në mbështetje të kandidatëve demokratë në Xhorxhia.

Ai ka shprehur mbështetjen për senatorin Jon Ossoff dhe kandidaten demokrate për guvernatore, Keisha Lance Bottoms, duke u bërë thirrje votuesve të mbështesin përfaqësuesit e partisë së tij. Përplasja mes Obamës dhe Trumpit shtrihet kështu përtej debatit mbi pamjen e Shtëpisë së Bardhë, duke prekur edhe çështje më të gjera si ekonomia, kostoja e jetesës dhe prioritetet e administratës amerikane./Dosja.al

barac obama donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin