Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Zjarr në një anije pranë Ngushticës së Hormuzit, nuk dihet fati i ekuipazhit
Ngjarja është raportuar në një distancë prej rreth 9 miljesh detare në veri të qytetit të Khasabit, në Oman. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është konstatuar nga kapiteni i një anijeje tjetër, i cili ka njoftuar për situatën.
29 October 2026, 09:32Nga G.M
Ngushtica e Hormuzit
OMAN- Një anije ka marrë flakë në Ngushticën e Hormuzit, pranë brigjeve të Omanit, duke ngritur shqetësime për fatin e personave që ndodheshin në bord. Ngjarja është raportuar në një distancë prej rreth 9 miljesh detare në veri të qytetit të Khasabit, në Oman. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është konstatuar nga kapiteni i një anijeje tjetër, i cili ka njoftuar për situatën.
Sip[as raportimeve nga mediat e huaja, deri më tani, nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi fatin e ekuipazhit, ndërsa mbeten të paqarta edhe përmasat e dëmeve të shkaktuara nga flakët.Gjithashtu, nuk ka informacion të plotë nëse incidenti ka shkaktuar pasoja mjedisore në zonën detare. Ngushtica e Hormuzit është një korridor strategjik për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit, çka e bën çdo incident në këtë zonë veçanërisht të rëndësishëm për sigurinë detare./Dosja.al