Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Por, sipas Xamës, kioska e quajtur “Kubo”, e vendosur në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri”, rezulton në pronësi të kompanisë “Kube sh.p.k.”, që i përket biznesmenit nga Kosova, Kushtrim Kasumi. Në reagimin e saj, gazetarja shkruan se rrjeti zotëron 101 kioska në kryeqytet, ka dhjetëra të punësuar dhe, sipas të dhënave të kompanisë të cituara prej saj, u shërben mbi 5 mijë klientëve në ditë.
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kioskën e djegur gjatë protestave në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u paraqit rasti si humbje e mundit dhe djersës së një familjeje. Rama deklaroi se djegia e kioskës shkatërroi punën dhe ëndrrat e një familjeje të zakonshme.
Por, sipas Xamës, kioska e quajtur “Kubo”, e vendosur në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri”, rezulton në pronësi të kompanisë “Kube sh.p.k.”, që i përket biznesmenit nga Kosova, Kushtrim Kasumi. Në reagimin e saj, gazetarja shkruan se rrjeti zotëron 101 kioska në kryeqytet, ka dhjetëra të punësuar dhe, sipas të dhënave të kompanisë të cituara prej saj, u shërben mbi 5 mijë klientëve në ditë.
Xama thekson se kompania realizon rreth 2 milionë euro xhiro vjetore, ndërsa fitimi për vitet 2024 dhe 2025, sipas shifrave që ajo referon, arrin në 1.7 milion euro. Xama ngre gjithashtu çështjen e mënyrës së funksionimit të disa prej pikave të rrjetit, duke pretenduar se ato u jepen me qira individëve, ndërsa qiraja dhe furnizimi me mallra përcaktohen nga kompania.
"Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit dhe djersës, e ëndrrave dhe shpresave i një familjeje të zakonshme. Prindër të zakonshëm, që hapin derën në mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për të shtruar tryezën me ndershmëri.” Kjo ishte fraza me të cilën kryeministri Edi Rama tentoi të prekë sot opinionin publik, lidhur me aktet e dhunës që dogjën një ditë më parë disa kioska në kryeqytet. Duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja, e duke ia lënë turmës që sipas tij do na marrë dhe ato pak që kemi, Edi Rama, sërish gënjeu. Përdori zjarrin e vënë ndaj një biznesi për propagandë. Kioska që u dogj dhe që ai tha se bashkë me të iku dhe mundi i jetës së një familjeje ndodhet në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” në kryeqytet. Logo e kioskës mbante emrin “Kubo” dhe rezulton në pronësi të rrjetit “American Tabacco”.
Rrjeti zotëron 101 kioska në kryeqytet, ka dhjetra të punësuar dhe sipas raportimeve të vetë kompanisë u shërben mbi 5 mijë klientëve në ditë. Firma realizon afro 2 milion euro xhiro vjetore, ndërsa fitimi i viteve raportuese 2025 dhe 2024 është 1.7 milion euro. Disa nga këto dyqane, iu jepen me qira individëve të caktuar, ku qiranë e vendos biznesi “American Tabacco” dhe mallrat që duhet të tregtohen furnizohen nga ai. Për ta kuptuar si skemë: në vend që familja që e punon të marrë vetë të drejtat në bashki, i paguan qira atij që ka patur lidhjet për të marrë këto të drejta. Hapja e kioskave në Tiranë iu dha si e drejtë eksluzive familjareve te pronarëvr të televizionit Top Chanel nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vitin 2016. Procedura u bë pa garë dhe nuk pati asnjë sqarim se përse dhjetra kioska duhet të punohen nga një njeri i vetëm dhe të mos ndiqen politika sociale për t’ia dhënë familjeve të papuna. Nga kjo kuptohet qartë se kryeministri jo vetëm gënjen, por ai është pala më e interesuar që të shkatërrohen biznese, sidomos ajo kategori që ofron një histori të bukur për tu propaganduar më pas në media.," shkruan ndër të tjera Xama./Dosja.al
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshir&eum...
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga efekti...
reporteri TIRANË- Një moment i paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë. Në një moment ku situata ishte ...
TIRANË- Situata duket kaotike në Tiranë, pasi u është vënë flaka stolave plastikë dhe koshave të mbeturinave ...
pamje TIRANË- Tensione të shumta janë regjistruar në protestën e katërt radhazi në kryeqytet, e cila ka marrë për...
pamje TIRANË- Prej orëve të para të mëngjesit vijon revolta qytetare në rrugët e Tiranës, ku nuk kanë munguar p&e...
pamje TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e katërt të revoltës së dhunshme, kundër klasës polit...
TIRANË- Të rinjtë kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes shkrimeve në mure, duke shprehur pakënaqës...
pamje TIRANË- Protesta në Tiranë ka nisur prej orëve të para të paradites, ku protestuesit kanë dalë në rrugë...
pamje TIRANË- Mes tensioneve dhe përplasjeve që kanë shoqëruar protestat në Tiranë prej katër ditës...